16 Qershor 2026, 16:13
Nga D.S

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë alarmin mbi një formë të re të shpërndarjes së lëndëve narkotike në vend. Bëhet fjalë për substanca me përmbajtje të lartë THC ,përbërësi kryesor psikoaktiv i kanabisit, të cilat po qarkullojnë të maskuara në formën e produkteve ushqimore, të njohura ndërkombëtarisht si "Edibles".
Në një shkresë zyrtare dërguar Ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, bën me dije se Njësia e Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm për substancat e reja psikoaktive ka identifikuar raste konkrete të përpunimit të kanabisit në formë xheli dhe karamelesh.
Këto produkte janë përgatitur pas ekstraktimit të THC-së nga materiali bimor i kanabisit dhe më pas janë përpunuar në formën e xhelatinave. Policia thekson se ngjashmëria e tyre me karamelet dhe produktet e tjera ushqimore e bën të vështirë identifikimin vizual dhe rrit ndjeshëm rrezikun e konsumimit aksidental, veçanërisht nga të miturit.
Përqendrimi i lartë i THC-së në këto produkte mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin, duke përfshirë efekte toksike akute, çrregullime neurologjike dhe reaksione të rënda psikoaktive, sidomos tek fëmijët dhe grupet më të ndjeshme.
Për këtë arsye, Policia e Shtetit i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit rritjen e ndërgjegjësimit në institucionet arsimore, si në nivel qendror ashtu edhe vendor, duke informuar stafet pedagogjike, nxënësit dhe prindërit mbi rrezikun që paraqesin këto produkte, të cilat konsiderohen një kërcënim serioz për shëndetin publik./Dosja.al

edibles
Aktualitet
16 Qershor 2026, 16:06
E. D
SPAK
TIRANË- Salvadore alias Shpëtim Aliu është personi i cili qëndronte në krye të grupit të goditur ng...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 15:54
E. D
Klodjan Braho
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodjan Braho ka reaguar pas goditjes së grupit kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drej...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 15:52
E. D
TIRANË- SPAK ka goditur grupin kriminal të drejtuar nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, i cili dyshohet se ka transportuar të pakt&eum...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 15:37
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një aksion kundër call centareave mashtrues është zhvilluar sot nën drejtimin e Prokuroris&...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 15:22
E. D
TIRANË- Vila luksoze, hotele me pesë yje, apartamente dhe prona të shpërndara në të gjithë vendin janë pjesë e pa...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 15:16
D.S
TIRANË- Media amerikane CNN, e cila ka ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në Shqipëri, i ka cilësuar protestat si më t&eu...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 15:05
E. D
TIRANË- Një grup qytetarësh shqiptarë nga diaspora kanë njoftuar organizimin e një autokolone me automjete që do të ud...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 14:52
E.d
Eldi Dizdari
TIRANË- Eldi Dizdari, i njohur gjithashtu si Denis Matoshi, është një prej eksponentëve më të k&e...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 14:37
E. D
Dritan Gjika
TIRANË- Dritan Gjika dyshohet si "koka" e grupit kriminal të goditur së fundmi nga SPAK të përfshir&eu...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 14:30
E. D
ELBASAN- Një zjarr masiv ka përfshirë një biznes në ambientet e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Bëhet me dije s...