LIVE UPDATES
Aktualitet

Shpërndarja e videove të rreme me IA në rrjet/ BIRN: Manipulimi në epokën digjitale

Ndërsa videot e krijuara me inteligjencë artificiale po përhapen në rrjetet sociale, mungesa e edukimit digjital dhe rregullimit ligjor po krijojnë terren për manipulim, mashtrim dhe rrezik shëndetësor.

17 Korrik 2025, 21:42 Nga Nensi Bogdani
Shpërndarja e videove të rreme me IA në rrjet/ BIRN: Manipulimi
Foto ilustruese

TIRANA- Në një video të shpërndarë gjerësisht në Facebook, gazetari i njohur Blendi Fevziu shfaqet në studion e tij televizive të emisionit “Opinion” në TV Klan duke raportuar mbi një sulm fizik ndaj doktor Skënder Bratajt, që pretendohet se është kryer nga “mafia farmaceutike”, pasi ky i fundit kishte shpërndarë një video ku fliste për efektet pozitive të një kremi, i cili premton të shërojë një listë të gjatë sëmundjesh.

Sigurisht, asgjë nga ato që thuhet në këtë video nuk është e vërtetë, pasi ajo është një video e rreme e realizuar me aplikacione që përdorin inteligjencë artificiale krijuese. Videoja e doktor Bratajt nuk është një rast i izoluar. Përdorimi i gjerë, me kosto të lirë, i aplikacioneve që krijojnë video nëpërmjet IA-së, ka bërë që këto të fundit të përmbysin rrjetet sociale gjatë muajve të fundit.

Jo të gjitha videot e krijuara me IA janë të dëmshme apo manipulative. Megjithatë, sipas ekspertëve të teknologjisë dhe të drejtave digjitale, revolucioni i kësaj teknologjie pritet të sjellë pasoja sociale, për të cilat publiku nuk është i përgatitur dhe nuk ka parashikime ligjore.

“Ky është një sinjal alarmi i qartë,” thotë Besmir Semanaj, ekspert i sigurisë kibernetike. “Rreziku nuk qëndron thjesht te videoja si objekt, por te ndikimi që ajo ka mbi perceptimin e qytetarëve, mbi besimin te institucionet dhe vetë sensin e realitetit”, shtoi ai.

Videot e krijuara me inteligjencë artificiale (IA) mund të realizohen përmes një game të gjerë aplikacionesh dhe platformash që përdorin teknologji si “deep learning”, modelim 3D, sinkronizim të buzëve me audio dhe gjenerim të fytyrës ose zërit në mënyrë sintetike. Ky proces, shpesh i quajtur edhe “deepfake” ose media sintetike, ka kosto relativisht të ulët.

Në shumë vende, përfshirë Shqipërinë, ligji nuk e adreson qartë përdorimin e videove të rreme me IA, sidomos kur ato nuk përbëjnë shpifje të drejtpërdrejtë ndaj një individi. Gjithashtu, për këtë fushë ka mungesë të edukimit mediatik, që bën që publiku t’i pranojë si të vërteta përmbajtjet e manipuluara.

“Kur një qytetar shikon një figurë publike të thotë diçka në mënyrë bindëse, nuk ka më nevojë për fakte. Syri e pa, pra është e vërtetë!”, tha Semanaj, duke iu referuar videos së manipuluar të emisionit ‘Opinion’, e cila ka për qëllim të promovojë një bar të pacertifikuar.

Gazetari dhe eksperti i komunikimit, Emirjon Senja, i tha BIRN se përdoruesit e moshave më të mëdha mund të bien më thjesht “pre” e këtyre videove artificiale, duke marrë parasysh nivelin e ulët të informimit që kanë mbi teknologjinë e avancuar.

“Video të tilla kanë nisur të shfaqen çdo ditë e më tepër në platforma si Facebook dhe YouTube, të cilat kanë një moshë mesatare më të madhe përdoruesish,” tha Senja.

“Ky grup i madh përdoruesish ka një nivel më të ulët të njohurive mbi mënyrën se si funksionojnë rrjetet sociale si edhe për të dalluar përmbajtjet e prodhuara me IA”, shtoi ai.

Sipas tij, rreziku më i madh në këtë rast është manipulimi, duke çuar madje edhe deri në përdorimin e të ashtuquajturave “barna” që reklamohen nëpërmjet videove të rreme. Senja shtoi se ekziston risku që këto video të krijojnë një perceptim të gabuar mbi shoqërinë.

“Rreziku tjetër ka të bëjë me krijimin e një realiteti të rremë,” tha ai.

“Këto video kanë në fokus rritjen e ndërveprimeve dhe trajtojnë tematika të ndjeshme, duke bërë që audiencat të mos dallojnë më realitetin IA nga ai normal, duke ndërtuar një perceptim të gabuar mbi shoqërinë”, theksoi Senja.

Edhe Besmir Semanaj shprehet i shqetësuar për rritjen e shpejtë të videove të krijuara me IA. Ai i tha BIRN se në një shoqëri ku mediat përballen shpeshherë me mungesë burimesh për verifikim dhe ku edukimi digjital mbetet i kufizuar, këto teknologji krijojnë terren të rrezikshëm për mashtrime, manipulime politike, apo edhe fushata të fshehta ndikimi.

“Ironia është se teknologjia e një epoke të avancuar po përdoret për mashtrime elementare”, shtoi eksperti i teknologjisë dhe sigurisë kibernetike.

Pavarësisht risqeve të shtuara, Semanaj theksoi se aplikacionet e inteligjencës artificiale kanë edhe anë pozitive, kryesisht në asistencën që ato mund të japin në vizualizimin e të dhënave apo informacioneve.

“Këto video mund të përdoren për edukim interaktiv, rikrijim të figurave historike për arsye kulturore, trajnime virtuale në sektorë si shëndetësia apo arsimi, apo edhe përfshirje të personave me aftësi të kufizuara në mënyrë gjithëpërfshirëse,” tha ai.

“Në sektorin mediatik mund të ndihmojnë në automatizimin e përmbajtjes vizuale dhe rritjen e efikasitetit kreativ, por gjithmonë nëse shoqërohen me transparencë dhe etikë”, shtoi Semanaj.

Shqipëria ende nuk ka një legjislacion lidhur me përdorimin e IA-së, por vetëm një metodologji për standardet etike të përdorimit të saj.

Megjithatë, ekspertët thonë se ekzistojnë disa masa që duhen ndjekur për të parandaluar keqpërdorimet e aplikacioneve që ofron inteligjenca artificiale, si etiketimi i detyrueshëm apo vetërregullimi i mediave.

“Etiketimi i detyrueshëm është një shënjues vizual ose përshkrim që informon publikun se përmbajtja është artificiale”, tha Semanaj.

Ngjashëm, edhe Emirjon Senja pranoi se transparenca është faktor kyç në përdorimin e aplikacioneve që ofron inteligjenca artificiale.

“Publikimi i përmbajtjeve me IA apo me asistencën e IA-së duhet të shoqërohet me shënimet përkatëse nga publikuesi, qoftë edhe në rrjetet sociale”, tha ai.

“Mungesa e këtyre shënimeve duhet të shërbejë si ‘flamur i kuq‘ për audiencat në lidhje me qëllimet reale të publikuesit, por edhe si një nxitje për t’i raportuar te META, YouTube apo TikTok”, përfundoi Senja./ BIRN

ai rrjetet sociale

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit