17 Korrik 2025, 18:59
Nga M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Autoritetet kosovare kanë zhvilluar të enjten një aksion në lidhje me dyshimet për spiunazh, duke intensifikuar luftën kundër rrjetit të spiunazhit. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua një polic nga komuna e Kamenicës, bëri të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili deklaroi se "po çmontohen me sukses rrjetet e spiunazhit në Kosovë".
"Sot është arrestuar zyrtari policor Bojan Jevtiç, nën dyshimin për veprimtari të kundërligjshme të spiunazhit për llogari të strukturave të sigurisë së Serbisë", shkroi Sveçla në Facebook.
Ai tha se "ky është i arrestuari i gjashtë me radhë për rastet e spiunazhit në Kosovë".
"Njëri nga të dyshuarit tashmë e ka pranuar fajësinë, duke konfirmuar seriozitetin, profesionalizmin e institucioneve si dhe përfshirjen e Serbisë në përpjekjet destabilizuese ndaj Republikës së Kosovës", shkroi Sveçla më tej.
Më herët, Prokuroria Speciale e Kosovës tha se aksioni u krye në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Përmes një komunikate të lëshuar nga Prokuroria dhe Inspektorati Policor, këto dy institucione kanë bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës janë sekuestruar prova materiale siç janë: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mençur, usb, një armë e shkurtër, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 euro, 2 milionë dinarë serbë [17.072 euro], 600 franga zvicerane dhe prova tjera të cilat do të ekzaminohen gjatë procedurës hetimore”, është thënë në komunikatë.
Përmes saj është bërë e ditur se Inspektorati ka rekomanduar suspendimin e togerit policor, i cili ka qenë i angazhuar në pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”. Në përputhje me afatet kohore, Prokuroria pritet të parashtrojë kërkesën për caktim të masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë. Në qershor, gjykata në Prishtinë dënoi Aleksandar Vllajiç me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).
Momentalisht, dy të dyshuar, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, po gjykohen për spiunazh për Serbinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat se kishin dhënë informacione tek BIA serbe për disa institucione të sigurisë në Kosovë, për UÇK-në dhe masakrën e Reçakut.
Në Kosovë, spiunazhi përkufizohet si aktivitetet sekret i mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm në një shtet, organizatë ose grup tjetër. Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor.
Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm. Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare.
Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend. Arrestimet e fundit, por edhe procedurat e tjera penale kundër disa të dyshuarve tregojnë, sipas tij, se sa e cenueshme është Kosova ndaj aktiviteteve të tilla të inteligjencës së huaj.
“Dëmet që synohen të shkaktohen, janë ato që e nxjerrin Kosovën keq jashtë dhe e vendosin atë nën tension përbrenda”, tha Ramadani për Radion Evropa e Lirë në mars.
Valdet Hoxha, ish-zëvendësministër i Brendshëm i Kosovës, tha se kryesisht Serbia dhe Rusia kanë apetite për ta nxjerrë Kosovën si “projekt të dështuar të Perëndimit”.
“Në këtë kontekst, natyrshëm, ato kanë synuar infiltrimin e njerëzve të tyre në mekanizmat e sigurisë, në mekanizmat e tjerë politikë”, tha Hoxha./ REL
kosova
Aktualitet
17 Korrik 2025, 18:45
M.B
Foto ilustruese
BERAT- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Poshnje në Bashkinë Dimal nga ku...
Aktualitet
17 Korrik 2025, 18:36
M.B
Foto ilustruese
SARANDA- Një 69-vjeçare suedeze e identifikuar si Hanette Larsson mësohet se ka mbërritur mesditën e kë...
Aktualitet
17 Korrik 2025, 18:27
M.B
Foto ilustruese
SARANDA- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Sarandë ku 63-vjeçarja amerikane Sharly Lynn Chaddick...
Aktualitet
17 Korrik 2025, 17:57
M.B
Lin
POGRADEC- Agjencia e lajmeve "Reuters" i ka dedikuar një artikull vendbanimit më të vjetër liqenor të Evropës që ndo...
Aktualitet
17 Korrik 2025, 18:03
E. D
foto ilustruese
LIBRAZHD- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin e rrugës kombëtare P...
Aktualitet
17 Korrik 2025, 17:43
E. D
pamje nga vendngjarja
SARANDË- Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj dhe Erjon Canaj janë dy vëllezërit e shpallur në kë...
Aktualitet
17 Korrik 2025, 17:29
M.B
Droga
ITALIA- Faza e fundit e operacionit "Djali", e filluar nga karabinierët italianë në tetor të vitit të kaluar, përf...
Aktualitet
17 Korrik 2025, 17:16
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SARANDA- Ernest Lama 24-vjeç dhe Gëzim Hoxhaj 32-vjeç, dy të plagosurit në qytetin e Sarand&eum...
Aktualitet
17 Korrik 2025, 17:18
E. D
foto ilustruese
SARANDË- Një 63-vjeçare amerikane është gjetur pajetë paraditen e sotme në banesën e saj në...
Aktualitet
17 Korrik 2025, 16:44
E. D
pamje nga zjarri
BERAT- Një vatër zjarri ka përfshirë mbasditen e sotme fshatin Poshnje të Dimalit. Bëhet me dije se fl...