Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më 14 gusht, rreth orës 17:00, anëtarët e bandës organizohen në banesën e Ndriçim Sadushit, që ishte edhe baza e grupit.
TIRANA- Pas këtij veprimi, banda i lë afat 24 orë familjes Kuçi për dorëzimin e parave, por sërish, lekët nuk u dorëzuan. Më 14 gusht, rreth orës 17:00, anëtarët e bandës organizohen në banesën e Ndriçim Sadushit, që ishte edhe baza e grupit.
Të armatosur me automatikë, granata dhe kundërtank, ata u nisën me disa automjete në drejtim të vilës së familjes Kuçi, e cila ndodhet në rrethrrotullimin e Luleve, në fillim të rrugës që të çon për në Fushë Mbret. Sapo mbërritën, pasi rrethuan banesën e Ramadan Kuçit, nisën sulmin me breshëri automatike, granata dhe kundërtank.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, më datë 15/08/1997, rezulton se janë përdorur shumë lloje armësh në drejtim të banesës së familjes Kuçi dhe nga drejtime të ndryshme, si dhe kanë marrë pjesë shumë persona në afërsi të kësaj banese. Kjo provohet edhe nga makinat e të pandehurve të lëna në vendngjarje.
“Një pjesë shumë e madhe e njerëzve nuk kanë denoncuar, kanë pasur frikë. Ka pasur denoncim vetëm nga një familje që u sulmua nga banda e Kateshit, por ka shumë biznesmenë që nuk kanë denoncuar”, u shpreh avokati Alban Qafa.
“E kujtoj si një ngjarje ku disa persona të së njëjtës familje u organizuan për të mbrojtur gjithë familjen, për të mbrojtur pasurinë, për të mbrojtur dinjitetin e tyre. Për shkak se këta ishin të sulmuar, padiskutim që ligji i përjashton nga përgjegjësia penale”, u shpreh pedagogu i drejtësisë, Kreshnik Myftari.
Banda nuk e dinte se përballë kishte një ushtarak të trajnuar, i cili organizoi mbrojtjen nga brenda shtëpisë. Kjo ngjarje është tipike e një skenari filmash hollivudian. I fshehur pas dritares së banesës së tij, ky person eliminoi 5 anëtarë të bandës famëkeqe, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.
Viktima të asaj ngjarjeje mbetën: Arben Pepalloshi, Arben Jabi, Neritan Haxhiasllani, Dritan Sadushi dhe Besim Erosi – të gjithë anëtarë të bandës së Kateshit. Gjithashtu, në këtë përballje u plagosën Taulant Balliu, Gjergj Dedja dhe vetë Dritan Kateshi./ Top Channel
foto ilustruese TIRANË- Tan Kateshi dhe banda e tij u larguan nga Elbasani. Qyteti i tyre nuk ishte më i sigurt për ta. Për disa jav&eu...
Foto ilustruese ELBASAN - Elbasani, si e gjithë Shqipëria e vitit 1997, ishte në kaos, në çdo lagje, banorët kishin ngritur...
foto ilustruese TIRANË- Banda e “Mandela-s” veproi me intensitet kriminal nga prilli i vitit 1997 deri në shtator të vitit ...
Foto ilustruese TIRANË - Pas kryerjes së ritualit të 40-ave të vëllait të tij, Gazmendit, Eduart Peqini mbledh rreth 15 an&eu...
Foto ilustruese TIRANË - Dy javë pas vrasjes së Gazmend Peqinit, më 29 prill 1997, Eduart Peqini urdhëron “Murrashin” ...
foto ilustruese TIRANË- Në këtë banesë të braktisur, 28 vite më parë gratë e familjes Toska përjetuan nj&...
foto ilustruese TIRANË- Arjan Toska, banor i lagjes “Beqir Dardha” në Elbasan, u largua nga qyteti pas një hasmërie të...
Foto nga emisioni TIRANA- Një operacion që duhej të rivendoste rendin, përfundoi në një kurth vdekjeprurës. 5 gardist&eu...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e ngjarjes, rreth orës 07:30 të mëngjesit, Roland Xhepexhiu, Meti Bozi dhe Llazar Bicja, drejtohen p...
Foto ilustruese DURRËS - Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në sektorin “Rinia” në Durrës për probl...