Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
5 gardistë humbën jetën, 16 të tjerë u plagosën. Me urdhër të Ministrit të Rendit të kohës, Garda e Republikës u urdhërua të shkonte në Cërrik për të neutralizuar elementët e armatosur.
TIRANA- Një operacion që duhej të rivendoste rendin, përfundoi në një kurth vdekjeprurës. 5 gardistë humbën jetën, 16 të tjerë u plagosën. Me urdhër të Ministrit të Rendit të kohës, Garda e Republikës u urdhërua të shkonte në Cërrik për të neutralizuar elementët e armatosur.
Gardistët nuk ishin të përgatitur për një betejë urbane. Ata mendonin se po përballeshin me një grup të vogël rebelësh. Por, përballë kishin 150 njerëz të armatosur deri në dhëmbë, të përgatitur për luftë. Grupi i armatosur e dinte mirë se gardistët po afroheshin. Pra, ata po dërgoheshin drejt kurthit të vdekjes…
Gardisti 1: “Ne nuk dinim gjë për çfarë kishim ardhur, ne erdhëm për të mbrojtur veten… Unë e kam shkrepur armën.”
“Unë jam nga Tropoja, rri në Tiranë… Çfarë të duash më thuaj, po deshe më bie edhe plumb ballit…”, tha gardisti.
“Na thanë të shkonim në qytetin e Elbasanit për të kapur këta kriminelë, ku e dija unë, nuk marr vesh nga këto punë, dhe na sollën këtu. Vetëm kur plasi pushka, e vetëm kur e kam parë veten të plagosur. Unë s’di gjë… Ne duam plumbin ballit, se këta duan të na fusin në luftë civile”, u shpreh gardisti.
Lëvizjet e pjesëtarëve të Bandës së Cërrikut tregojnë se ata kishin informacion për ndërhyrjen e gardës për çarmatimin e Cërrikut. Referuar të dhënave në dosjen hetimore, thuhet se anëtarët e bandës së Cërrikut, më 20 maj ’97, sulmuan postën e Policisë së Cërrikut. Sulmi erdhi pas emërimit në krye të këtij komisariati të Agron Kulaçajt, i cili zëvendësoi në atë kohë Fatos Suvarin. Kulaçaj njihej si njeri i afërt i presidentit të kohës, Sali Berisha, ndaj të cilit kishin shpërthyer demonstratat.
Pas sulmit në komisariat, shefi i ri, Kulaçaj, kërkoi ndihmën e Ministrit të Rendit të kohës për përforcime nga Tirana. Përmes informacionit të mbledhur gjatë hetimit, vërtetohet se organizimi i bandës së Cërrikut, i udhëhequr nga Roland Sota dhe Meti Bozi, nuk ishte një veprim spontan, por një planifikim i detajuar.
“Në qoftë se do ta quajmë atë që ju thatë një krizë, ishte viti 1997 që e tregoi qartë këtë krizë, dhe duket që në ato vite bandat morën edhe hovin e tyre. Vështirësia në fakt, e gjykimeve dhe hetimeve ka qenë e madhe, disa ngjarje mbeten ende të pazbuluara. Fakti tregon se pas shumë viteve, ndoshta edhe pas 15 viteve, janë zbuluar ngjarje kriminale dhe autorë të supozuar të tyre, çka tregon për vështirësinë në hetime ashtu edhe në gjykime”, u shpreh Saida Dollani, Kryetare e Apelit të Gjykatës Posaçme.
Referuar dëshmisë së kryebashkiakes së kohës, Mishelina Xhelo, Banda e Cërrikut ishte një hap për policinë në çdo informacion. Ajo rrëfen se në natën e 22 majit 1997, një grup përfaqësuesish të forcave politike dhe individë të tjerë i kërkuan që të ndërhynte dhe të ndalonte ardhjen e forcave speciale./ Top Channel
foto ilustruese TIRANË- Ditën e ngjarjes, rreth orës 07:30 të mëngjesit, Roland Xhepexhiu, Meti Bozi dhe Llazar Bicja, drejtohen p...
Foto ilustruese DURRËS - Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në sektorin “Rinia” në Durrës për probl...
foto ilustruese TIRANË- Projekti i Rilindjes Urbane u zbatua edhe në bashkinë e Belshit, ku u prishën shumë ndërtesa dhe obje...
Klajdi Danaj TEPELENË - Në fshatin Mezhgoran të Sipërm të Tepelenës jeton 21 vjeçari Klajdi Danaj i cili ësht&eum...
Foto nga mbledhja TIRANA- Këshilli drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, RTSH, ka zhvilluar mbledhjen e parë që nga 17 marsi ku parla...
Hashim Thaçi KOSOVA - Një bisedë e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me dy komedianë rusë ka shkaktuar reagime t&...
KOSOVA - Policia e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar një armë antitank të tipit Zolla M-80, 64 mm, gjatë një operacioni në ...
Bujar Spahiu TIRANA- Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka dhënë një mesazh urimi për të...
Ilir Alimehmeti TIRANË - Mjeku, Ilir Alimehmeti ka folur këtë të mërkurë mbi çështjen e Onkologjikut ku shumë...
Foto ilustruese ITALI - Një operacion i karabinierëve të Fermos çon në kapjen e një 36-vjeçari shqiptar, i dënu...