LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkelje ligji në dëm të qytetarëve, ish-drejtori i Kadastrës Elbasan nuk jep sqarime, ndalon gazetarin të futet në oborrin e selisë së PS! e

Për shtesën në hyrje të rrugës, më datë 3 prill 2018, pronari i lokalit mori leje për kryerje punimesh, e më vonë leje për vendosjen e një tende hijëzimi, por që më pas u shndërrua në një hapësirë të mbyllur me hekura dhe gipse.

16 Maj 2025, 21:46 Nga E. D

Shkelje ligji në dëm të qytetarëve, ish-drejtori i

ELBASAN- Në hyrje të Spitalit Rajonal të Elbasanit, fare pranë rrethimit, ka banesa dhe biznese të ndërtuara rreth 30 vite më parë. Mes tyre edhe banesa dhe lokali i z.Aqif Hoxha dhe fqinjëve të tij, aty ku paligjshmëria e institucioneve është ulur këmbëkryq. Në vitin 2017 spitali bëri rrethimin dhe atyre u mbeti si hapësirë 7.5 metra, e fituar me një gjyq në Gjykatën e Apelit Durrës, sepse spitali pretendonte se kufiri është ngjitur me godinat e këtyre familjeve, por u vendos që të lejohej një hapësirë prej 7 metrash. Në këtë kohë familjet aty mbetën të izoluar, sepse si të mos mjaftonte ndërtimi i murit, fqinji i tyre Anesti Tore me lejen e Bashkisë ndërtoi një tendë hijëzimi, por që më pas do të kthehej pak nga pak në një ndërtim me leje legalizimi dhe brenda mundësive, pse jo, edhe me hipotekë. Për shtesën në hyrje të rrugës, më datë 3 prill 2018, pronari i lokalit mori leje për kryerje punimesh, e më vonë leje për vendosjen e një tende hijëzimi, por që më pas u shndërrua në një hapësirë të mbyllur me hekura dhe gipse.

“Që nga ajo kohë ne mbetëm të izoluar, shërbimet automobilistike, jashtë çdo funksioni, nuk shërben ambulanca, nuk shërben zjarrfikësja, furnizimet për lokalin nuk funksionojnë. Kam marrë dy herë leje për riparimin e lokalit dhe vendosjen e paneleve dhe materialet i kemi marrë në krahë nga rruga“, thotë Aqif Hoxha, banor i zonës.

“Asnjë lloj furnizimi nuk bëjmë dot. Nuk dinë njerëzit a kemi a s’kemi lokal, se është bllokuar pamja. Nuk hyn as zjarrfikësja, as ambulanca. Në vend të shkojnë te ai, vijnë te ne, në derë të shtëpisë sonë. Këtë punë e bën Bashkia”, shprehet Përparim Açka, një tjetër banor i zonës.

“Jam pronar që në 1992, i këtyre dy ambienteve. Jemi me leje legalizimi, me hipotekë, vjen një moment, zotëria këtu na bllokoi rrugën dhe ambientet nuk po shfrytëzoheshin më. Na ka prishur punë, edhe fushëpamja, edhe hyrja është e vështirë, edhe dyqanet nuk duken, dhe u bllokuam gati 3 vjet”, shton Pëllumb Açka.

Pas lejes për tendë hijëzimi, më datë 13 shkurt 2019 pronari i lokalit lidhi kontratë me Bashkinë e Elbasanit, për përdorimin e hapësirës publike kundrejt pagesës. Në pikën 5 të nenit 5 të kontratës, thuhet qartë se “përdoruesi duhet të përdorë hapësirën publike në mënyrë të tillë që të mos kufizojë, shkaktojë dëme apo të shkelë të drejtat e palëve të treta”. Një pikë që ai e ka shkelur me të dy këmbët në dëm të fqinjëve, kuptohet dhe me bekimin e Bashkisë.

“Në kohën që pritet të funksionojë dhe të rregullohet rruga, ato i ripërtërijnë lejen dhe kështu funksionon çdo vit. Kërkojmë drejtësi, kërkojmë të shfrytëzojmë pasurinë tonë”, thotë Aqif Hoxha.

“Kemi investuar 30 vite kemi qenë në emigrim, kemi bërë një biznes për t’u ushqyer si familje. Unë këtu kam punuar me famijen, tani jemi të gjithë pa punë. Kemi bërë kërkesa, ankesa, absolutisht asnjë gjë. Madje na fajësojnë neve: Pse kërkoni drejtësi?! Kjo është poshtërsi!”, deklaron Përparimi.

“Kemi 30 vjet që punojmë këtu, vjen një moment, tak, tak, tak, e ngre atë. Komunikuam me atë, na tha “do e bëj”. U ankuam në Bashki, në Polici, te IMT-ja, ‘ç’ke ti se nuk e lëmë ne, le ta bëjë do ia prishim’, derisa u bë fakt ngeli aty tani”, shton vëllai i Përparimit, Pëllumb Açka.

Në pikën 6 të kontratës, thuhet qartë se “përdoruesi duhet të shmangë pengimin e qarkullimit të mjeteve”, por në atë pjesë mund të kalojnë vetëm këmbësorët. Sa i takon nenit 6 të kontratës, thuhet qartë se “Bashkia ka të drejtë që për interesa publikë të vendosë ndërprerjen e kontratës përpara afatit”, dhe Bashkia jo vetëm që nuk i merr parasysh ankesat e qytetarëve, por bën rinovimin e kontratës duke u tallur hapur me ta. Më datë 2 shkurt 2024, Bashkia njofton palën e dëmtuar se z. Anesti Tore nuk i është miratuar rinovimi i kontratës mbi përdorimin e hapësirës publike për vitin respektiv, por 3 javë më pas, më datë 23 shkurt 2024, nën/kryetarja e Bashkisë së Elbasanit, Aulona Bylykbashi, deputete e ardhshme e Partisë Socialiste për qarkun Elbasan, ia rinovon, pa marrë parasysh 5 vite sorollatje e mundime të 6 familjeve, të cilat penalizohen nga ky ndërtim.

Por edhe Kadastra duket se nuk ka mbetur pas në këtë garë paligjshmërie. Kërkesa dhe ankesa të panumërta i janë dërguar këtij institucioni, shkeljet ligjore të të cilit, janë flagrante. Sqaruam se z.Tore gjithçka e nisi me idenë e një tende hijëzimi, më pas rrethoi ambientin duke bërë punime e duke e kthyer në pergolat me gipse, dhe ndërkohë që rinovonte kontratat për shfrytëzimin e hapësirës publike, e shpall objektin ndërtim pa leje dhe më datë 30 mars 2021 aplikon për leje legalizimi. Ndërkaq, të frikësuar për veprimet e fqinjit të tyre, të dëmtuarit i drejtohen Kadastrës së Elbasanit me një ankesë për mos-legalizimin e objektit, dhe në përgjigjen e datës 26 shtator 2022, Kadastra shprehet se prioritet në procesin e legalizimit do të kenë ata individë që kanë bërë vetëdeklarime në vitet 2005-2006. Logjikisht sipas kësaj përgjigje prioritet duhet të kishte z.Përparim Açka, i cili ka aplikuar që në vitin 2006, por jo. Sepse mesa duket z.Açka nuk është militant partie, por qytetar i thjeshtë që sheh hallin e tij. Dhe në Shqipëri nëse nuk je me partinë në pushtet, jo vetëm që nuk je me të drejta të barabarta, por mund të konsiderohesh dhe armik. Këtë ideologji e ka ndjekur më së miri ish-drejtori i Kadastrës së Elbasanit, Adi Qose, deputet i ardhshem i Partisë Socialiste për qarkun Elbasan, i cili më datë 5 nëntor 2024, firmosi lejen e legalizimit të ndërtimit pa leje, në favor të z.Tore, një ndër shumë leje që ai ka dhënë në prag fushate zgjedhjesh, pasi vetëm për muajin nëntor 2024 janë dhënë 65 leje legaliimi.

Sa i takon rastit konkret, pas lejes së legalizimit, z.Tore jo vetëm që nuk do të merrte dot certifikatën e pronësisë, por do të humbiste edhe lejen, pasi më datë 6 shkurt 2025, vetë drejtori i Kadastrës Adi Qose, që tashmë do ta shohim duke ngritur kartonin në Parlament, do të firmoste aktin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të ndërtimit pa leje, firmosur po nga ai vetë në nëntor 2024, me arsyen se “leja e legalizimit nuk rezulton të jetë nxjerrë në përputhje me kërkesat ligjore“. Dhe arsyetimin e ka vijuar duke ia lënë topin ekspertit të tij, i cili paska gënjyer duke e cilësuar ndërtimin të lidhur pazgjidhshmërisht me tokën, siç e paracakton ligji për legalizimin e ndërtimeve informale.

A mos ndoshta ky revokim ka ardhur nga frika se ky veprim i paligjshëm do të bëhej publik? Apo mos ndoshta eksperti ka “ngrënë“ kumbulla larg syve të shefit? Për të mësuar këtë gazetari i “Piranjave“, Freard Rista pati një përballje me ish-drejtorin Qose, i cili iu shmang pyetjeve duke deklaruar se rasti është zyrtar dhe për të mund të merret informacion zyrtar.

Freardi: Po si ka mundësi që anuloni veten tuaj? E kuptuat që ishte diçka e paligjshme leja e legalizimit?

Adi Qose: Nuk ka lidhje fare. I ke të gjitha arsyet e parashtruara, shkresat i ke marrë, dijeninë e ke.

Vec shmangies së përgjegjësisë, ish-drejtori i Kadastrës, tashmë me status tjetër, atë të deputetit, ndalon gazetarin të futet në oborrin e selisë së PS-së në Elbasan.

Adi Qose: Këtu nuk do futesh tani!

Freardi: Po pse? Është e ndaluar?

Adi Qose: Se këtu ka qytetarë dhe ka takime. Ti nuk mund të vish në ambientet e një selie që është zyrtare!

Freardi: Në 2024 keni dhënë një leje legalizimi…

Adi Qose: Është e pavërtetë!

Freardi: …e cila është aplikuar në 2021. Ka qytetarë që presin nga 2005-2006 për legalizime…

Adi Qose: Është e pavërtetë!

Freardi: …dhe ju legalizoni një që aplikon në 2021.

Adi Qose: S’ka lidhje fare!

Në fakt po, pavarësisht se deputeti i ri e mohon. Megjithatë, shpejt e shpejt z.Qose ia anuloi lejen. Po çfarë e trembi kaq shumë zotin Qose, që bëri këtë veprim të zgjuar para se të jepte dorëheqjen për të kandiduar si deputet? Nëse kujtojmë shprehjen e z.Basha, 7x7=313, edhe mund ta gjejmë përgjigjen. Sepse sado thonë “burgu është për burrat”, ka nga ata që i tremben sapo ia dëgjojnë emrin. Ndryshe ka menduar kolegia e Qoses, Aulona Bylykbashi, e cila, ndoshta e lodhur nga firmosjet e shumta, para se të jepte dorëheqjen si nënkryetare e bashkisë së Elbasanit për të kandiduar si deputete, i bëri edhe një nder të fundit pronarit të lokalit duke i rinovuar kontratën e shfrytëzimit të hapësirës publike, pavarësisht se dukej qartë që ky objekt i shkakton dëme palëve të treta dhe pamundëson aksesin e mjeteve të shërbimeve publike, por edhe atyre private për furnizimin e bizneseve me mallra dhe shërbime.

Mirëpo ish-nën/kryetarja e Bashkisë, Aulona Bylykbashi që për më shumë se 1 muaj kërkoi votën e qytetarëve të Elbasanit, duket se ka qenë tepër dorëlëshuar me kontratat, madje jo me kontrata dosido, por me tendera miliona euro që kanë përfunduar në xhepin e personave të skeduar dhe arrestuar nga SPAK. Siç është rasti i tenderit me flamur të kuq për shërbim dhe pastrim të disa njësive administrative të bashkisë Elbasan, ku më datë 13 nëntor 2023, znj.Bylykbashi firmosi për t’i dhënë 570 milionë lekë firmës Viola Green, me bashkëpronar Marsel Shegën, i arrestuar në Milano nga policia italiane, pasi u kap në përgjimet e grupit të Suel Çelës, i cili sipas SPAK, është truri financiar i organizatës kriminale. Gjithashtu Aulona Bylykbashi më 28 shtator 2022 ka firmosur tenderin me vlerë 1.2 miliardë lekë për rikonstruktimin e shkollës së mesme “Kostandin Kristoforidhi”, një tender ky me flamur të kuq për shkak të skualifikimit të të gjithë operatorëve konkurues, edhe atyre që kanë paraqitur ofertën më të ulët. Fituesi i tenderit është kompania Bajrami N, sh.p.k, me themelues Nazif Bajrami, në ambientet e të cilit SPAK kreu kontrolle 1 muaj më parë në Elbasan, me urdhër të GJKKO, pasi dyshohet si pjesë e grupit të Suel Çelës.

E pyetur nga gazetari Freard Rista, nëse do të jetë krah qytetarëve të Elbasanit në rast se zgjidhet deputete, Bylykbashi u përgjigj pozitivisht, por vështirë të besohet nëse rikujtojmë rastin e z.Aqif Hoxha dhe 5 familjeve të tjera në atë zonë, të cilat kanë bërë dhjetëra kërkesa dhe ankesa, drejtuar IMT-së dhe Bashkisë, por nuk gjetën kurrë zgjidhje. Madje znj.Bylykbashi mohoi të ketë firmosur kontratat e rinovimit të hapësirës publike, deri në momentin e ballafaqimit me dokumentet. Deputetja e re e Kuvendit të Shqipërisë, ish-nën/kryetare e Bashkisë Elbasan, u shmang edhe kur iu përmendën tenderat korruptivë të firmosur prej saj./PIRANJAT

piranjat

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë