10 Maj 2023, 11:38
Nga A.B
Beqir Mulaj
KUKËS- Kandidati i PS për bashkinë Has, Beqir Mulaj nuk dyshon te asnjë person për zjarrëvënien në mjetin e tij. Për gazetarët, Mulaj u shpreh se nuk ka konflikte me askënd, nuk beson të ketë ardhur nga dora e njeriut dhe pret përgjigjen e organeve kompetente për të mësuar çfarë ka ndodhur.
“Në orët e para të mëngjesit jemi njoftuar përmes telefonit se po digjej magazina. Kemi ardhur këtu, kemi gjetur zjarrfikësen që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Makina dhe të gjitha materialet që ndodheshin në magazinë janë djegur komplet.
Ky zjarr përkon me fushatën elektorale. Unë në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie s’kam koment se s’dua ta besoj, ta dyshoj apo keqpërdor, por të jem shumë i sinqertë se policia ka ardhur. Është bërë praktika e duhur dhe do pres me qetësi ekespertizën. Uroj që të mos ketë dorë njeriu. Dua të jem shumë korrekt, s’dua ta përdor dhe as mendja s’më shkon atje.
Gjithsesi i besoj organeve kompetente. Nuk kam asnjë konflikt. Edhe fushatën jam munduar ta bëj në mënyrë të qetë, qytetare, larg ngatërresave e zhurmës. Jam fokusuar te hallet e problemet e qytetarëve të Hasit se ky popull këtu ka nevojë për qetësi, për rregull. Unë nuk bëj pjesë te ata njerëz që vë gishtin. Po të mos ishte fushatë elektorale, as ju s’do ishit këtu dhe s’dua ta keqpërdor këtë. Nuk kam dyshime. Nëse ekspertiza do e nxirrte që është dora e njeriut, do më vinte keq”, tha Mulaj.
beqir mulaj
Politike
10 Maj 2023, 11:15
A.B
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me rastet e shitblerjes së votës të raportuara së fundmi....
Politike
10 Maj 2023, 10:35
m.s
foto nga konferenca
TIRANË- Në kuadër të 110 vjetorit të krijimit të Gjykatës së Lartë dhe Ditës Ko...
Politike
10 Maj 2023, 10:28
A.B
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në takimin me temë “Prakti...
Politike
10 Maj 2023, 10:15
A.B
Beqir Malaj
TIRANË- Kandidatit të PS në Bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj i është djegur makina brenda garazhit të tij...
Politike
10 Maj 2023, 09:47
m.s
Lefter Maliqi me qytetaret
KUÇOVE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet se asgjë nuk e ndal fitoren e Lefter M...
Politike
10 Maj 2023, 08:54
A.B
Beqir Mulaj
KUKËS- Kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj, i është djegur automjeti brenda g...
Politike
10 Maj 2023, 07:33
I.A
Edi Rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama gjatë mbylljes së mitingut në Elbasan ka folur për inceneratorët, duke sulmuar rivali...
Politike
9 Maj 2023, 23:43
k.m.
Ylli Manjani
TIRANË- Ylli Manjan tha se fjalimi i kryeministrit Edi Rama për paratë e pista që po investohen në Shqipëri...
Politike
9 Maj 2023, 23:27
k.m.
Foto ilustruese
Rruga pranë urës së varur që ndan lagjet “Mangalem” dhe “Goricë” ishte e mbingarkuar me ma...
Politike
9 Maj 2023, 23:11
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se është penduar që ka sulmuar me emër ish-kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana...