13 Dhjetor 2025, 09:34
Nga M.L
Sherri
SHKODËR- Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia pas një konflikti të dhunshëm që ndodhi mesditën e djeshme pranë Gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër. Të arrestuarit janë K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, ndërsa hetimet janë nisur edhe për pesë të mitur, katër prej tyre të moshës 17-vjeçare dhe një 16-vjeçar, që u përfshinë gjithashtu në sherr.
Policia bën me dije se përplasja ndodhi në lagjen “Kongresi i Përmetit” për motive të dobëta, duke shkaktuar dëmtime të lehta te dy të miturit 17-vjeçarë. Autoritetet kanë nisur procedimin penal dhe po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).
Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al
plagosja em thika ne gjimnazin shejnaze juka shkoder
Aktualitet
13 Dhjetor 2025, 09:28
M.L
Foto nga vendngjarja
SHKODËR- Gjatë natës së kaluar, një supermarket në zonën e Kryebushatit, Bashkia Vau-Dejës, u ...
Aktualitet
13 Dhjetor 2025, 09:06
M.L
Arrestimi
TIRANA- Katër persona janë arrestuar nga policia gjatë operacionit të koduar “Catch”, për një s&eu...
Aktualitet
13 Dhjetor 2025, 07:57
M.L
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Një tubim protestues do të mbahet sot në Shkup, në shenjë solidariteti me ish-drejtuesit e Usht...
Aktualitet
13 Dhjetor 2025, 07:24
M.L
Foto ilustruese
Nisma për një reformë të re territoriale nga qeveria shihet nga ekspertët si një mundësi për të...
Aktualitet
13 Dhjetor 2025, 07:21
M.L
Foto ilustruese
Ekspertët e vlerësojnë Slloveninë si një model të përshtatshëm për Shqipë...
Aktualitet
13 Dhjetor 2025, 07:16
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 22:19
E. D
foto nga emisioni
SHIJAK- Javën e kaluar ju folëm në lidhje me dentisten “profesioniste”, Genta Elezi Shaholli, e cila kishte nj...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 21:56
E. D
foto nga emisioni
KORÇË- Shumica e njerëzve nënqeshin përballë magjisë. Dikush e konsideron çmenduri, dikush tj...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 21:38
Jonida Mukja
Jonida Mukja
TIRANË- Unë jam Jonida Mukja. Prej XX vitesh punoj si gazetare te Piranjat. Këtë javë arritëm të mbyllim me...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 21:37
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Udhëtimi i radhës i Piranjave drejt Burrelit vjen pas shpërthimit të një skandali institucional q&e...