LIVE UPDATES
Aktualitet

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

Shërbimet vendore ndaj qytetarëve janë përkeqësuar me ndarjen e re territoriale të vitit 2015, ndaj qeveria ka njoftuar planin e saj për ndryshime të reja që synojnë rikategorizimin e bashkive dhe mënyra të reja administrimi për disa funksione.

13 Dhjetor 2025, 07:24 Nga M.L
Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone
Foto ilustruese

Nisma për një reformë të re territoriale nga qeveria shihet nga ekspertët si një mundësi për të rikthyer qeverisjen me tre ose dy rajone të mëdha Veri-Jug, në vend të 12 qarqeve që ekzistojnë vetëm në letër, pa kompetenca dhe me kosto të larta administrative. Rajonet e Veriut, të Qendrës dhe të Jugut, që tani shërbejnë vetëm për qëllime statistikore, po të kthehen në njësi qeverisje apo agjenci zhvillimi, do ta afrojnë Shqipërinë me standardet e qeverisjes rajonale të Bashkimit Europian dhe do të ndihmojnë në thithjen e fondeve të kohezionit nga BE. Si mund të bëhen funksionale rajonet. Modeli slloven, më i përshtatshëm

Shërbimet vendore ndaj qytetarëve janë përkeqësuar me ndarjen e re territoriale të vitit 2015, ndaj qeveria ka njoftuar planin e saj për ndryshime të reja që synojnë rikategorizimin e bashkive dhe mënyra të reja administrimi për disa funksione.

Teksa debati për ndryshimet ka nisur, ekspertët mendojnë se në kuadër të integrimit të vendit në BE qeveria duhet të kthejë rajonet Veri, Qendër dhe Jug (NUTS 2) në njësi të mirëfillta administrative.

Aktualisht, Shqipëria është e ndarë në tre rajone, Veriu (Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës), Qendra (Elbasan dhe Tiranë), Jugu (Fier, Berat, Korçë, Gjirokastër, Vlorë), të cilat shërbejnë vetëm për harmonizimin e të dhënave me Eurostat dhe për matjen e zhvillimit ekonomik, por nuk kanë as kompetenca administrative, as buxhete të pavarura.

Krijimi i agjencive të zhvillimit për secilin nga rajonet, Veri, Qendër dhe Jug do të zbuste diferencat ekonomike dhe do të ndihmonte për një përthithje më të mirë të fondeve të kohezionit, tha eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa.

Në vitin 2014, kur nisi zbatimi i reformës së re territoriale, rajoni i Veriut kontribuoi me 23.6% të PBB-së së vendit, ndërsa në 2021, kur datojnë të dhënat e fundit, ishte 22,3%.

Rajoni i qendrës me vetëm dy qarqe, Tiranën dhe Elbasanin, kontribuoi me 47% të PBB në vitin 2015, teksa 10 vite më pas, pesha e tyre në ekonominë e vendit u zgjerua më tej duke arritur në 50% të totalit.

Pesha e Rajonit të Jugut në PBB-në e vendit ishte 29.4% në vitin 2024, ndërsa në vitin 2021 ishte 27.1%. Rënia e fortë e kontributit në ekonomin e Jugut -2.2 pikë % gjatë 6 viteve lidhet me uljen e kontributit të Qarkut të Fierit.

Mbyllja e ARMO-s, ndërmarrjes shtetërore të përpunimit të naftës dhe falimenti i shërbimeve të lidhura me të, ndikoi negativisht të gjithë ekonominë e Rajonit të Jugut.

Të dhënat tregojnë se rritja ekonomike gjatë këtyre viteve nuk është ndarë në mënyrë të barabartë mes rajoneve. Tendenca është në linjë me zhvendosjen e popullsisë dhe investimeve drejt kryeqytetit dhe zonave përreth duke lënë në hije zhvillimin e qëndrueshëm të Veriut dhe Jugut.

Për ilustrim, Qarku i Kukësit, më i varfri në vend për konsumin për frymë të popullatës dhe përqindjen më të lartë të personave në varfëri ekstreme, është më i pasuri me burime natyrore, prodhim energjie dhe minerale. Agjencitë rajonale mund të zhvillojnë më shumë kapacitete për të menaxhuar projekte të mëdha që ndryshojnë infrastrukturën në krahasim me bashkitë e sotme, thotë z. Xhepa.

Ekspertët sugjerojnë se modeli i Sllovenisë duket i përshtatshëm për ne, pasi është një vend me popullsi të vogël dhe funksionon me qeverisje vendore të bazuar në dy rajone të mëdha dhe me mbi 200 njësi më të vogla vendore që ofrojnë shërbime shumë afër komuniteteve.

“Reforma e vitit 2014 e vendosi Shqipërinë në të njëjtën linjë me vendet që kanë ndjekur një qasje të centralizuar të konsolidimit territorial. Rezultatet pozitive – si rritja e të ardhurave, shtrirja e shërbimeve dhe menaxhimi më racional i burimeve – janë të dukshme.

Por ndikimet në fusha të tjera, si cilësia e shërbimeve, pjesëmarrja qytetare apo zhvillimi ekonomik lokal, mbeten ende të paqarta.

Për të përgatitur fazën e dytë të reformës territoriale është thelbësore që vendimmarrja të bazohet në evidencë dhe matje reale të performancës, si dhe në përfshirjen e komuniteteve vendore në proces”, tha Dr. Valbona Karakaçi, këshilltare strategjike e projektit “Bashki të Forta”.

Si ka ndryshuar ekonomia e qarqeve pas 2014

Gjatë tri dekadave të fundit, ekonomia e kryeqytetit është zhvilluar në “kurriz” të qyteteve të tjera, për shkak të zhvendosjes drejt saj të talenteve, krahut të punës dhe për rrjedhojë, edhe ambientit më të favorshëm për biznes.

Pas reformës territoriale të vitit 2014, Tirana ka përforcuar më tej rolin si qendra kryesore ekonomike e vendit, duke kaluar nga 38% e PBB-së së vendit në vitin 2014 në mbi 43% në vitin 2021, një rritje me mbi 5 pikë përqindje, ndërsa Durrësi ka ruajtur ritmin pozitiv, duke kaluar nga 9.2% në 10%.

Të gjitha qarqet e tjera kanë shënuar rënie të kontributit ekonomik duke përfshirë edhe Elbasanin nga 7.4% në 2014 në 6.7% në 2021.

Në krahun tjetër, rënie të dukshme kanë pësuar disa qarqe tradicionale industriale dhe bujqësore. Fieri kryeson me humbje mbi 2.5 pikë përqindje, duke zbritur nga 13.5% në vitin 2014 në vetëm 10.8% në vitin 2024.

Reduktim kanë pësuar gjithashtu Dibra, Lezha dhe Shkodra, të cilat kanë humbur një pjesë të kontributit të tyre në ekonomi. Edhe Korça, e njohur për traditën bujqësore dhe agropërpunuese dhe turizmin, ka rënë lehtë nga 5.75% në 5.22% ndërmjet 2014 – 2021.

Ndërkohë, qarqe si Kukësi, Gjirokastra dhe Vlora kanë mbetur me peshë të kufizuar në strukturën kombëtare, duke shfaqur një tendencë stanjacioni ose tkurrjeje të lehtë.

Struktura e PBB-së sipas qarqeve reflekton lëvizjet demografike që kanë ndodhur në vend gjatë dhjetë viteve të fundit. Rritja e ndjeshme e Tiranës dhe Durrësit lidhet drejtpërdrejt me përqendrimin e popullsisë në këto zona.

Ky fluks ka shtuar konsumin, investimet private dhe zhvillim të ndërtimit duke rritur automatikisht edhe peshën e këtyre dy qarqeve në ekonominë kombëtare.

Në të kundërt, qarqe si Fieri, Dibra, Lezha, Shkodra apo Korça kanë përjetuar emigracion të lartë dhe zbrazje të popullsisë, sidomos të të rinjve. Humbja e fuqisë punëtore dhe plakja e popullsisë kanë dobësuar aftësinë prodhuese dhe kanë ulur kërkesën e brendshme, duke sjellë rënie të peshës së tyre në PBB.

Në zona si Gjirokastra apo Kukësi, ky efekt është edhe më i dukshëm, pasi ekonomitë lokale mbështeten kryesisht në bujqësi ose remitanca, pa arritur të krijojnë motorë të qëndrueshëm zhvillimi.

Zhvillimet ekonomike në vend kanë thelluar pabarazitë rajonale me premisa që ky trend të thellohet më tej në vitet në vijim. Por anëtarësimi në BE i kushton shumë rëndësi kohezionit social dhe rajonal, duke u fokusuar te politika që synojnë zhvillimin e njëtrajtshëm të Rajoneve.

Qeverisja me Rajone, një zgjidhje për Shqipërinë

Modeli më i përshtatshëm i nivelit të dytë të qeverisjes do të ishte një model rajonal i thjeshtë, i bazuar te vlerat tradicionale – thotë Agron Haxhimali, ekspert për çështjet vendore.

Sipas tij, thelbi nuk është te numri i rajoneve, por te mënyra se si ato do të zgjidhen dhe çfarë kompetencash do të ushtrojnë.

Rajonet duhet të kenë këshilla të zgjedhur dhe përgjegjësi të qarta në zhvillimin ekonomik, planifikimin territorial, transportin, shëndetësinë rajonale dhe sidomos në menaxhimin e fondeve të BE-së, tha z. Haxhimali.

Ky nivel qeverisjeje do të shmangte burokracinë e panevojshme, por do të sillte kapacitete të reja që sot bashkitë nuk i përballojnë dot vetëm, si p.sh. ndërtimi i infrastrukturës ndërbashkiake, menaxhimi i mbetjeve, zhvillimi i turizmit rajonal apo arsimi profesional, tha ai.

Duke vënë në funksion qeverisjen rajonale (NUT- 2) Shqipëria do të fitonte një qeverisje më pranë qytetarëve, më efikase për tërheqjen e fondeve, më të balancuar në zhvillim dhe një hap konkret drejt përmbushjes së kapitullit 22 të negociatave me BE-në.

Në Bashkimin Europian, ky nivel i ndarjes me rajone (NUTS 2) zakonisht përputhet me njësi administrative të mirëfillta që menaxhojnë fonde të mëdha zhvillimi dhe politika sektoriale.

Italia, për shembull, ka rajonet e saj me autonomi të gjerë si Lombardia apo Lazio, të cilat zotërojnë institucione të zgjedhura dhe kryejnë funksione.

Polonia ka 16 rajone të cilat i ka bërë përgjegjëse për administrimin e fondeve strukturore, ndërsa Rumania i ka organizuar tetë rajone ( NUTS 2) si njësi ndërmjetëse për menaxhimin e zhvillimit, pa u dhënë megjithatë pushtet politik të plotë.

Në këtë këndvështrim, Shqipëria ndodhet përpara një zgjedhjeje strategjike. Me një popullsi që sipas INSTAT në vitin 2025 ka rënë në rreth 2.37 milionë banorë, ndarja aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe duket e mbingarkuar dhe e fragmentuar.

Krijimi i rajoneve administrative në përputhje me NUTS 2 me dy ose tre rajone do të thjeshtonte hartën e qeverisjes vendore dhe do t’i jepte vendit një nivel të mesëm organizimi më funksional, tha Selami Xhepa.

Këto rajone mund të marrin kompetenca në menaxhimin e fondeve të BE-së, në hartimin e planeve të zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor, në koordinimin e politikave të arsimit dhe shëndetësisë duke i afruar standardet e qeverisjes me praktikat europiane.

Një hap i tillë do të kërkonte reformë kushtetuese dhe rishikim të financave publike. Do të duhej të përcaktohej qartë se cilat burime fiskale kalojnë në nivelin rajonal dhe si do të ndahet pushteti mes qeverisë qendrore, rajoneve dhe bashkive.

Sfida politike nuk është e vogël, sepse krijimi i rajoneve administrative mund të shihet edhe si transferim pushteti nga qendra te njësi më të mëdha territoriale që mund të ushtrojnë peshë politike të ndjeshme.

Rajonet administrative do të mund të thithnin më shumë fonde të BE-së, do të hartonin politika të diferencuara sipas nevojave specifike të Veriut, Qendrës dhe Jugut dhe do të garantonin përfaqësim më të drejtpërdrejtë në strukturat e BE-së, përfshirë Komitetin e Rajoneve.

Nëse kjo reformë realizohet me kujdes, Shqipëria do të kishte një sistem qeverisjeje më të thjeshtë, më funksional dhe më të përafërt me standardet e unionit./ Monitor

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale