LIVE UPDATES
Aktualitet

Shantazh dhe fyerje në TikTok mes zonjash, shkak hapja e një Gofundme-i

Instalimi masiv i aplikacioneve VPN bëri që përdoruesit në Shqipëri të vijonin aksesin, ndërsa shumë nga tiktokerët më të ndjekur jetojnë jashtë vendit dhe nuk u prekën nga bllokimi.

23 Maj 2025, 21:34 Nga M.B
Shantazh dhe fyerje në TikTok mes zonjash, shkak hapja e një
Foto nga emisioni

TIRANA- Në mars të këtij viti, pas paralajmërimeve të mëhershme nga Kryeministri, qeveria shqiptare vendosi të mbyllë për një periudhë njëvjeçare aksesin në aplikacionin TikTok, duke e konsideruar atë një rrezik për sigurinë kombëtare dhe edukimin e të rinjve. Por përtej retorikave politike, reagimet më të forta nuk erdhën nga ekspertët, por nga vetë përdoruesit – dhe më të prekurit duket se ishin vetë tiktokerët, të cilët e kanë kthyer platformën në një mjet fitimprurës dhe burim të rëndësishëm të ekspozimit të tyre publik.

Megjithatë, frika se TikTok do të zhdukej nga jeta virtuale shqiptare nuk zgjati shumë. Instalimi masiv i aplikacioneve VPN bëri që përdoruesit në Shqipëri të vijonin aksesin, ndërsa shumë nga tiktokerët më të ndjekur jetojnë jashtë vendit dhe nuk u prekën nga bllokimi. Platforma vazhdoi të funksionojë dhe, bashkë me të, rifilluan edhe përplasjet e zakonshme publike, që shpesh kalojnë kufijtë e debatit të shëndetshëm.

Një nga rastet më të komentuara është ai i Matildës, një tiktokere me mbi 400 mijë ndjekës, e cila është njohur për videot e saj me humor, biseda interaktive dhe veçanërisht për angazhimin në kauza humanitare. Ajo është kthyer në një figurë publike me ndikim, por njëkohësisht edhe në shënjestër të sulmeve të përsëritura nga një grup grash që janë po ashtu aktive në TikTok.

Zanafilla e përplasjeve duket të jetë një incident humanitar: aksidenti i një gruaje nga Malësia e Madhe, Mimoza, gjithashtu aktive në TikTok. Për ta ndihmuar, Matilda dhe ndjekësit e saj organizuan një GoFundMe për transportin dhe trajtimin e saj në Itali. Nisma u përshëndet nga shumë ndjekës, por nxiti reagime të ashpra nga një grup i drejtuar nga Dorina Meta, një 37-vjeçare nga zona e Lushnjës, e cila e akuzoi publikisht Matildën për manipulim dhe përfitim të padrejtë nga paratë e donatorëve.

Pas kësaj, nisi një fushatë e mirëorganizuar denigrimi ndaj Matildës dhe miqve të saj virtualë, me fyerje dhe shpifje të përsëritura në transmetime live. Vetë Matilda ka rrëfyer historinë e saj të vështirë në Itali, ku, sipas deklarimeve të saj, ka qenë viktimë e një rrjeti shfrytëzimi, dhe si njohja me bashkëshortin aktual e ka ndihmuar të rindërtojë jetën dhe të ndihmojë të tjerët.

Por, në vend që rrëfimi i saj të shërbente si frymëzim, ajo u përball me akoma më shumë sulme. Gratë e grupit kundërshtar e akuzuan për gënjeshtra dhe “hajdutëri” në lidhje me fondet, ndonëse nuk është paraqitur asnjë provë zyrtare kundër saj. Ndërkohë, Matilda ka vazhduar të shpërndajë raste të tjera humanitare, përfshirë një iniciativë që çoi në mbledhjen e 70 mijë eurove për një të sëmurë rëndë, e cila përfundoi me sukses dhe u përshëndet nga qindra ndjekës.

Sulmet e vazhdueshme, me një gjuhë shpesh të papërmbajtur, me sharje e akuza personale, kanë filluar të duken si përndjekje sistematike. Përveç Matildës, edhe personazhe të tjerë të njohur janë përfshirë në këtë “luftë virtuale”, e cila shpesh kalon në raportime për ofendime me natyrë seksiste, përgojime mbi marrëdhënie intime dhe një lloj “moralizmi të dhunshëm” nga gratë e grupit kundërshtar.

Kjo ngjarje e ka kthyer edhe një herë vëmendjen te fenomeni i bullizmit digjital në Shqipëri, sidomos ndaj grave që guxojnë të ekspozohen publikisht dhe të kenë ndikim social. Rrjetet sociale, që duhet të jenë hapësira komunikimi e bashkëpunimi, shpesh po shndërrohen në arenë linçimesh dhe përçarjesh, ku nuk kursehen as tragjeditë personale.

Pavarësisht presionit, Matilda ka deklaruar se do të vazhdojë të ndihmojë personat në nevojë dhe se nuk do të tërhiqet përballë sulmeve. Ndërkohë, komuniteti i TikTok-ut shqiptar mbetet i ndarë: mes mbështetjes për bamirësinë dhe përfshirjes në grindje që shpesh kalojnë çdo kufi etik./ Piranjat

tiktok

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj