Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Bëhet me dije se prioriteti dhe fokusi i bisedimeve ishin bashkëpunimi i mëtejshëm, forcimi i partneritetit, eliminimi i karteleve, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe emigracioni i paligjshëm.
TIRANA- Ndihmësdrejtori i ICITAP në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, Stephen Fields ka zhvilluar një vizitë 5-ditore në Shqipëri ku kreu takime me krerë të lartë të institucioneve ligjzbatuese dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Bëhet me dije se prioriteti dhe fokusi i bisedimeve ishin bashkëpunimi i mëtejshëm, forcimi i partneritetit, eliminimi i karteleve, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe emigracioni i paligjshëm.
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ndau sot një njoftim zyrtar për këtë vizitë dhe takimet e Fields dhe delegacionit që e shoqëronte, ku thuhet se ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të Amerikës fenomenet e përmendura më lartë. Ambasada shton se takime u zhvilluan me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, kreun e SPAK, Altin Dumani, drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose, kryepolicin Ilir Proda, drejtorin e AMP, Florian Sulejmani.
"Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë", thuhet në postim.
Njoftimi i plotë:
Ambasada e ShBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj. Gjatë vizitës së tij, Z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasadës dhe udhëheqës të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë. Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm.
Ndihmës Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë. Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.

Foto ilustruese TIRANA- Shqyrtimi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP të premten më 23 maj i projekt...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e përgjimeve të rrjetit kriminal që u ç’montua n...
Foto ilustruese PEQIN- Pas denoncimit për krime zgjedhore n një lokal në fshatin Pekisht, në Peqin, Policia ka njoftuar se ka gjet...
Armand Tragaj TIRANA- Avokati dhe ish-sekretari i Partisë Socialiste i Këshillit Bashkiak Durrës, Armand Tragaj, i cili u arres...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Posaçme është tërhiqur për vendim në dhomë këshillimi pasi ka dëgjuar...
Foto ilustruese TIRANA- Teatri Kombëtar festoi 80-vjetorin, pa skenë dhe pa kujtuar shembjen e datës 17 maj 2020. Ironia e fatit, ky te...
Foto ilustruese TIRANA- Pas një ngadalësimi të lehtë në muajin mars, Prilli ka sjellë sinjale pozitive për sektorin e tu...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e përgjimeve të rrjetit kriminal që u ç’montua ng...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e përgjimeve të rrjetit kriminal që u ç’mon...
Foto ilustruese TIRANA- Kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarë...