LIVE UPDATES
Aktualitet

Sëmundjet infektive dhe sulmet kibernetike shqetësimet kryesore në Shqipëri për 2023-shin. Kriza e kostos së jetesës, rreziku më i madh global

Ky raport i cili bazohet në Anketën e Perceptimit të Rreziqeve Globale (GRPS) që realizohet prej dy dekadash merr parasysh pikëpamjet e më shumë se 1200 ekspertëve globalë të rrezikut, politikëbërësve dhe liderëve të industrisë.

12 Janar 2023, 11:49 Nga k.m.
Sëmundjet infektive dhe sulmet kibernetike shqetësimet kryesore
Foto ilustruese

TIRANË- Sëmundjet infektive dhe mangësitë në infrastrukturë për t'u mbrojtur nga sulmet kibernetike janë dy shqetësimet më të rëndësishme të drejtuesve ekzekutivë shqiptarë sipas raportit të fundit të Forumit Ekonomik Global. Në raportin që identifikohen rreziqet kryesore globale për vitin 2023, theksohet se shqetësime të tjera të rëndësishme për Shqipërinë janë rritja e shpejtë e inflacionit, problemet gjeopolitike të cilat shkaktojnë krizën e lëndëve të para dhe kriza e furnizimit me ushqime.

Ky raport i cili bazohet në Anketën e Perceptimit të Rreziqeve Globale (GRPS) që realizohet prej dy dekadash merr parasysh pikëpamjet e më shumë se 1200 ekspertëve globalë të rrezikut, politikëbërësve dhe liderëve të industrisë.

Përgjigjet për anketimin u mblodhën nga 7 shtatori deri më 5 tetor 2022.

Vitin e kaluar, ndonëse pandemia e Covid 19 ishte në kulmin e saj, sëmundjet infektive ishin shqetësimi i pestë i drejtuesve ekzekutivë shqiptarë, ndërsa i pari ishte kriza politike (Luhatje të marrëdhënieve ndërshtetërore), të ndjekura nga dëmtimi i mjedisit nga dora e njeriut; më pas mangësi në masat e sigurisë kibernetike dhe e katërta kriza e borxhit.

Shqetësimet e ngritura nga drejtuesit shqiptarë në raportin e 2023 janë gjithashtu të ndryshme nga ato globale, ku mbizotëron “Kriza e furnizimit me energji”, që është e para, e ndjekur nga “Kriza e kostos së jetesës”; “Inflacioni në rritje”; “Kriza e furnizimit me ushqime” dhe “infrastruktura për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike”.

Në Kosovë shqetësimet kryesore janë dëmi mjedisor i shkaktuar nga njeriu, inflacioni i shpejtë, kostot e larta të jetesës, konfrontimi gjeo-ekonomik, dështimi i masave të sigurisë kibernetike dhe pabarazia digjitale. Kurse, Serbia, rrezikohet nga konfrontimi gjeo-ekonomik, goditje të rënda të çmimeve të mallrave, konflikte ndërshtetërore, kriza të kostos së jetesës dhe kriza të rënda të furnizimit me mallra.

Maqedonia e Veriut, në anën tjetër, mund të përballet me krizë në kosto të jetesës, kriza të borxhit, dëm mjedisor të shkaktuar nga njeriu, inflacion i shpejtë dhe i qëndrueshëm dhe ngecje në rritje ekonomike. Edhe Mali i Zi, thotë raporti, mund të pëballet me krizën e kostos së jetesës, konfrontim gjeo-ekonomik, stagnim i rritjes ekonomike, dështim në përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike, dëm mjedisor të shkaktuar nga njeriu, kriza të rënda të furnizimit me mallra, kriza të borxhit, si dhe kriza në punësim dhe jetesë.

Pasojat ekonomike të COVID-19 dhe luftës në Ukrainë kanë rezultuar në inflacion të lartë dhe ndryshime në politikat monetare, duke shënuar rritje të ulët ekonomike dhe të investimeve në rang global.

“Rikthimi në ‘jetë normale’ pas pandemisë së COVID-19, u ndërpre shpejt nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, duke sjellë kriza të reja, veçanërisht në ushqim dhe energji”, shkruan raporti.

Raporti vë në dukje se dekada e ardhshme do të karakterizohet nga krizat mjedisore dhe shoqërore, të nxitura nga tendencat gjeopolitike dhe ekonomike. Gjithashtu, humbja e biodiversitetit dhe kolapsi i ekosistemit janë përkeqësimet më të shpejta globale gjatë dekadës së ardhshme.

“Pothuajse 3.6 miliardë njerëz në mbarë botën janë të ekspozuar në mënyrë të rrezikshme dhe të pambrojtur ndaj ndikimeve klimatike. Vendet në zhvillim, pavarësisht kontributit të tyre të kufizuar në ndryshimet klimatike, po mbajnë mbi supe barrën, por asnjë vend dhe asnjë ekonomi nuk është imune nga kriza klimatike”, thotë raporti.

Kriza e kostos së jetesës do të jetë rreziku më i madh global gjatë dy viteve të ardhshme, paralajmëroi raporti.

Inflacioni global mbetet në nivele të larta pasi kostot e energjisë dhe ushqimit u rritën vitin e kaluar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Kufizimet e furnizimit të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit kanë kontribuar gjithashtu në çmime më të larta të konsumit prej dekadash.

“Konflikti dhe tensionet gjeoekonomike kanë shkaktuar një sërë rreziqesh të ndërlidhura globale. Këto përfshijnë vështirësitë e furnizimit me energji dhe ushqim, të cilat ka të ngjarë të vazhdojnë edhe për dy vitet e ardhshme, shoqëruar me rritje të madhe në koston e jetesës dhe shërbimi i borxhit”.

Në raport thuhet gjithashtu se “kriza të tilla rrezikojnë të minojnë përpjekjet për të trajtuar rreziqet afatgjata, veçanërisht ato që lidhen me ndryshimet klimatike, biodiversitetin dhe investimet në kapitalin njerëzor”.

Raporti e përshkroi krizën e kostos së jetesës si “rrezikun më të madh në terma afatshkurtër” deri në vitin 2025, e ndjekur nga fatkeqësitë natyrore, ngjarjet ekstreme të motit dhe “përplasja gjeoekonomike”. Raporti u bëri thirrje “liderëve të veprojnë kolektivisht dhe me vendosmëri, duke balancuar pikëpamjet afatshkurtra dhe afatgjata”./GazetaSi

kriza


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë