Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nëpërmjet një komunikate, Prokuroria Speciale ka treguar se janë sekuestruar njëzet njësi banesore me vlerë prej rreth 1.7 milion eurosh, dy lokale afariste me vlerë prej afër 335 mijë eurosh, 17 garazhe me vlerë prej rreth 145 mijë eurosh, si dhe gjashtë depo me vlerë prej afër 17 mijë eurosh.
KOSOVË- Autoritetet kosovare kanë sekuestruar pasuri me vlerë prej mbi 2 milionë eurosh, nën dyshimet për shpëlarje parash, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës, të hënën.
Ajo ka njoftuar se është duke zhvilluar “hetime intensive në bashkëpunim me hetuesit e Sektorit të Hetimeve Financiare, në rastin e koduar me emrin ‘Mati’, ku gjatë muajit shtator të vitit të kaluar ishin arrestuar tre persona”.
Nëpërmjet një komunikate, Prokuroria Speciale ka treguar se janë sekuestruar njëzet njësi banesore me vlerë prej rreth 1.7 milion eurosh, dy lokale afariste me vlerë prej afër 335 mijë eurosh, 17 garazhe me vlerë prej rreth 145 mijë eurosh, si dhe gjashtë depo me vlerë prej afër 17 mijë eurosh.
Pasuria e sekuestruar, me vlerë prej 2 milionë e 286 mijë e 54 eurosh, sipas Prokurorisë Speciale, është identifikuar në emrin e të dyshuarit Sh.C.
Ajo është sekuestruar me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Shpëlarja e parave definohet nga fjalorët si proces ilegal përmes të cilit fshihet origjina e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, qoftë përmes transfereve bankare apo bizneseve jolegjitime.
Në Kosovë, sipas një raporti të vitit 2020 nga Njësia për Inteligjencë Financiare, pastrimi i parave ka më shumë gjasa të bëhet përmes sektorëve të patundshmërisë dhe ndërtimtarisë, organizatave joqeveritare dhe faturave të fryra artificialisht me vlera të larta.
Sipas Ligjit për parandalimin e këtij fenomeni, kushdo që kryen veprën penale të pastrimit të parave mund të ndëshkohet me deri në dhjetë vjet burgim dhe me gjobë deri në tri herë më të madhe sesa vlera e pasurisë që është subjekt i veprës penale.
Bashkimi Evropian kishte shprehur më herët shqetësimin se Kosova nuk po bën mjaftueshëm hapa për luftimin e shpëlarjes së parave.
“Rastet e pastrimit të parave, me të vërtetë, nuk trajtohen në mënyrë adekuate nga institucionet e sistemit të drejtësisë në Kosovë”, thuhej në përgjigjen e BE-së për REL-in, më 2024./REL
Foto ilustruese LAÇ- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasditë në qytetin e Laçit. Mësohet se...
foto ilustruese TIRANË- Procesi i numërimit vijon në të gjitha qarqet e vendit. Në rang kombëtar janë numëruar 3016...
foto ilustruese LEZHË- Procesi i numërimit të votave vijon në qarkun e Lezhës. Në nisje të numërimit, u duk se ky q...
Foto ilustruese MILOT- Ditën e djeshme është raportuar për një konflikt verbal mes dy personave në Fushë-Milot afër...
foto ilustruese TIRANË- Dy persona janë shpallur në kërkim në Tiranë pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët ...
foto ilustruese TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar sërish lidhur me trajtimin dhe veçimin e votave të ardhura nga Greq...
Foto ilustruese HIMARA- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Himarë-Qeparo nga ku raportphet se dy...
Policia KUKËS- Një 18-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Kukësit pasi gjatë natës tent...
Foto ilustruese FIER- Një 63-vjeçar është arrestuar në Fier pasi prej muajsh ishte në hetim nga SPAK. I arrestuari dys...
Foto ilustruese LUSHNJA- Një 27-vjeçar nga Lushnja është proceduar penalisht pasi është kallëzuar nga nj&eum...