LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrugët që vrasin, Shqipëria 49% më shumë fatalitete se norma e BE nga aksidentet rrugore

Më pak aksidente në rajon gjatë 2020-ës janë regjistruar në Kosovë, me 43 humbje jete për milion banorë, po aq sa dhe norma mesatare e Bashkimit Europian. Respektimi i sinjalistikës rrugore nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, faktori njeri, fushatat ndërgjegjësuese dhe legjislacioni i ashpërsuar duket se kanë rezultuar pozitivë më mbrojte të jetës për shqiptarët e Kosovës.

24 Nëntor 2022, 06:58 Nga DOSJA
Rrugët që vrasin, Shqipëria 49% më shumë fatalitete se

“Një vend i vogël është i lehtë të qeveriset dhe vështirë të mbrohet” shprehet De Gol në një thënie të tij.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe përllogaritjet e Monitor, në vitin 2020 Shqipëria kishte 63.9 vdekje për 1 milion banorë nga aksidentet rrugore, nga 43 që ishte mesatarja për vendet e Bashkimit Europian, sipas Eurostat. Vendi ynë renditet i teti ndër 37 vende në Europë për numrin e vdekjeve nga aksidentet rrugore në raport me popullsinë. Të dhëna i përkasin vitit 2020 dhe janë rezultat i kryqëzimit të shifrave të Eurostat për bashkimin Europian, Instat dhe Transport Community Permanent Secretariat për rajonin. (shiko grafikun në fund)

Më pak aksidente në rajon gjatë 2020-ës janë regjistruar në Kosovë, me 43 humbje jete për milion banorë, po aq sa dhe norma mesatare e Bashkimit Europian. Respektimi i sinjalistikës rrugore nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, faktori njeri, fushatat ndërgjegjësuese dhe legjislacioni i ashpërsuar duket se kanë rezultuar pozitivë më mbrojte të jetës për shqiptarët e Kosovës.

Rajoni i pakujdesshëm në rrugë

Në vlerë absolute, numri i vdekjeve nga aksidentet gjatë 2020-s në Shqipëri ishte 181. Krahasuar me vitet e tjera, këto shifra janë tejet të reduktuara, si rrjedhojë e kufizimit të qarkullimit nga Covid-19. Sipas të dhënave të INSTAT, 23% e të cilave ishin femra. Gjatë të njëjtit vit, u numëruan 1,234 aksidente rrugore gjithsej. Prej këtyre, në 85% të rasteve fajtorë kanë qenë drejtuesit e mjeteve dhe në 15% të rasteve fajtor kanë qenë këmbësorët.

Në fakt, vendet e rajonit kryesojnë renditjen për numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet në rrugë. Në vend të parë renditet Rumania, ku sipas të dhënave statistikore për 2020 kishte 85 vdekje për çdo 1 milion banorë. Ndjekur nga Mali i Zi, në vendin e dytë me 77, Serbia në vend të katërt me 71 dhe Bullgaria me 67, referuar raportit të Transport Community Permanent Secretariat.

Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, norma e vdekjeve nga aksidentet gjatë 2020-s përllogaritet të jetë përkatësisht 40 dhe 54, sipas Eurostat.

Cilat janë shkaqet kryesore të aksidenteve në vend?

Avni Ponari, CEO i Sigal Uniqa Group Austria në një analizë të disa viteve më parë rendit nëntë shkaqe se përse ka kaq shumë aksidente në Shqipëri ndër të cilat përmendim: Drejtimin e mjetit pa praktikat e duhura, humbjen e reflekseve apo e kontrollit tw mjetit, infrastruktura rrugore, mjetet e tejpërdorura në rrugët e këqija. mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse, drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit, përdorimi multifunksional i rrugëve të makinave duke kaluar në to kamionë, vetura, lopë e dele, biçikleta pa kriter, mungesa e mbrojtëseve të duhura anësore, vendosja e gomave të përdorura nga drejtuesit e mjeteve, përdorimi i gomave të njëjta si në dimër ashtu dhe në verë dhe së fundmi mungesa e frikës ndaj ligji.

Letonia dhe Polonia rekord në Bashkimin Europian

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, rekordin për numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore, e ka shënuar Letonia dhe Polonia me përkatësisht 73 dhe 66 vdekje për 1 milion banorë atje, sipas Eurostat. Normat më të larta të aksidenteve me vdekje janë regjistruar në zonat rurale, në vende si: Belgjikë, Bullgari, Greqi dhe zonat periferike të Francës, Polonisë dhe Rumanisë.

E kundërta ka ndodhur me rajonet urbane, të cilat kanë raportuar një numër më të reduktuar të vdekjeve në rrugë. Arsyet sa më sipër lidhen ngushtësisht me shpejtësitë mesatare më të ulëta të lëvizjes se mjeteve në qytete. Qytetet europiane më të sigurta gjatë 2020-ës kanë qëne Stokholmi (5 vdekje/000’000 banorë), Vjena (6 ) dhe Hamburgu (8). Shifra të larta janë regjistruar edhe në Lituani me një normë prej 63 dhe në Turqi me 59. Vendet e tjera të rajonit, si Kroaci dhe Slloveni kanë regjistruar një normë më të ulët aksidentesh në raport me popullsinë e tyre.

Në Kroaci, numri i të vdekurve nga aksidentet për 1 milion banorë ishte 58, ndërsa në Slloveni përllogaritet rreth 20 më pak. Në të gjithë Bashkimin Europian, gjatë vitit 2020 u regjistruan rreth 19,1 mijë aksidente, mesatarisht 43 aksidente me pasojë vdekjen për 1 milion banorë. Norma më e ulët e vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet është shënuar në Norvegji, ku sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat kishte rreth 17 të tilla për 1 milion banorë. Po ashtu edhe vende si Suedia (me 20), Malta (me 23), apo dhe Zvicra (me 26) janë ndër vendet me normën më të ulët të aksidenteve.

Marrë nga Monitor

aksidentet rrugore

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari