LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Rrëmbyen një person me qëllim fitimin e pasurisë! Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 4 persona, përfshirë vajzën që e futi në kurth

Të pandehurit Sulejman Sina, Idajet Mashollari, Klinton Sina dhe Nikoleta Begolli do të përballen me akuzën për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, parashikuar nga Kodi Penal.

16 Tetor 2025, 09:16 Nga M.L
EMRAT/ Rrëmbyen një person me qëllim fitimin e pasurisë!
Prokuroria, foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona, të akuzuar për rrëmbim me qëllim përfitimi pasuror. Të pandehurit Sulejman Sina, Idajet Mashollari, Klinton Sina dhe Nikoleta Begolli do të përballen me akuzën për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, parashikuar nga Kodi Penal.

Sipas organit të akuzës, gjatë hetimeve janë administruar prova dhe dëshmi që mbështesin dyshimet se të pandehurit kanë vepruar në bashkëpunim për të realizuar rrëmbimin me synim përfitimin financiar.

NJOFTIMI:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq katër shtetasit S.S., I.M., K.S., dhe N.B. për veprën penale ‘Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’ parashikuar nga neni 109/25 i Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.2978, të regjistruar më 30.04.2025, nisën pas kallëzimit të shtetases A.V., e cila denoncoi se vëllai i saj shtetasi E.V. ka marrë bashkëshorten në telefon ku i kërkonte të paguante sa më shpejt 2 milionë lekë pasi ishte në rrezik për jetën dhe vetëm kështu mund të kthehej në shtëpi.

Nga hetimet, rezultoi se shtetasit S.S., N. B., I. M. dhe K.S. planifikuan rrëmbimin e shtetasit E. A. dhe e kanë realizuar atë me qëllim fitimin e pasurisë. Hetimet provuan se ata në afërsi të shkollës pedagogjike Tiranë, në momentin që shtetasi E.V. ka qenë me shtetasen N.B., janë afruar një mjet tip Golf, me ngjyrë të zezë dhe me forcë e kanë futuar atë në mjet ku i kanë vendosur edhe një kapuç në kokë, dhe e kanë çuar dhe në një vend tjetër, të largët.

Pasi e kanë futur në një banesë të vjetër, i kanë lidhur duart dhe i kanë kërkuar shumën prej 2 milionë lekë, me pretendimin se shtetasi E. A, kishte ngacmuar shtetasen N.B. (bashkëjetuesja e shtetasit S.S). Më pas tre të dyshuarit kanë komunikuar në telefon me bashkëshorten e të dëmtuarit/viktimës, shtetasen M. A., e cila iu dërgoi të dyshuarve shumën e parave.

Të katër këta persona e kërcënuan shtetasin E.A. duke i thënë se nëse pagesa nuk do të kryhej, atëherë ata do t’i dërgonin fotot e tij dhe të shtetases N.B., bashkëshortës së tij, për t’i shkatërruar familjen dhe më pas do ta vrisnin.

Në përfundim të hetimeve, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë rezultoi e provuar se shtetasit S.S., N.B., I.M. dhe K.S. kanë konsumuar veprën penale ‘Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’ parashikuar nga neni 109/25 i Kodit Penal, e cila parashikon se; rrëmbimi ose mbajtja peng e personit me qëllim për të fituar pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për të përgatitur krijimin e kushteve lehtësuese për kryerjen e një krimi, për të ndihmuar fshehjen ose largimin e autorëve ose bashkëpunëtorëve në kryerjen e një krimi, për t’iu shmangur dënimit, për të detyruar realizimin e kërkesave a kushteve të caktuara, për qëllime politike ose çdo qëllim tjetër, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet./ Dosja.al

nikoleta begolli klinton sina idajet mashollari sulejman sina

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj