Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Këtë herë drejt palës paditëse, babë e bir, Ervis dhe Rakip Kurtaj. Djali 45-vjeçar, pasi del nga salla me babanë, instinktivisht e mbulon me trup këtë të fundit për ta mbrojtur nga plumbat. Në këtë moment, autori ul armën, nuk qëllon më.
TIRANË- Dëshmitarët tregojnë se gjyqtari u rrëzua mbi tavolinë, ndërsa një dosje e bardhë u njollos me gjak. Autori nuk u mjaftua me kaq, por qëlloi sërish. Këtë herë drejt palës paditëse, babë e bir, Ervis dhe Rakip Kurtaj. Djali 45-vjeçar, pasi del nga salla me babanë, instinktivisht e mbulon me trup këtë të fundit për ta mbrojtur nga plumbat. Në këtë moment, autori ul armën, nuk qëllon më. Drejtohet drejt rojës së sigurisë dhe ia dorëzon atij pistoletën i qetë, sikur të mos kishte bërë asgjë.
“Vazhdova të qëlloja sërish. Nuk i kam harxhuar të gjitha plumbat, më kishin mbetur edhe 3 plumba të tjerë. Në momentin që po qëlloja, kuptova atë çfarë po bëja, aty ndalova së qëlluari dhe shkova dorëzova pistoletën te roja e sigurisë, dola jashtë dhe prita të vinte policia që të dorëzohesha”, u shpreh Shkambi.
Patrulla e parë mbërriti në vendngjarje 6 minuta më pas. Elvis Shkambi ndodhej ende në oborr, në këmbë, duke pritur uniformat blu. Jo vetëm që nuk bëri rezistencë, por u thërriste policëve të çorientuar ta arrestonin, pasi ishte pikërisht ai autori i krimit.
Ai u prangos së bashku me xhaxhain Gjonin, që në ato momente fliste në telefon me dikë.Dëshmitarët okularë tregojnë se pas të shtënave çdo gjë u kthye në kaos, ku asnjë s’po kuptonte çfarë kishte ndodhur.
Sipas dëshmitarëve, në ambientet e ngushta të koridorit, avokatë, palë në procese të tjera, por edhe punonjës të administratës, të terrorizuar, dolën jashtë gjykatës. Të tjerë u futën në dhomën e pritjeve.
Dëshmia e autorit të aktit të rëndë përpara oficerëve të policisë gjyqësore Tiranë është tronditëse. I pyetur për armën e krimit, ai ka treguar se e mbante me vete prej kohësh. Më tronditës është fakti që ai nuk e ka pasur për herë të parë që ka hyrë në gjykatë i armatosur.
“Pistoletën e mbaj prej kohësh. E mbaj sepse ashtu kam disa punë të mijat. Unë kam hyrë edhe herë të tjera në ambientet e gjykatës i armatosur, kjo nuk është hera e parë. Në shumicën e rasteve e kam pasur armën me vete”, tha Shkambi në dëshminë e tij.
Në fillim, ngjarja u duk si një shpërthim i papritur zemërimi, një reagim emocional ndaj një vendimi gjyqësor. Por hetimi që pasoi zbuloi një zinxhir dështimesh dhe përgjegjësish që çuan deri te akti ekstrem. Jo ndaj gjyqtarit të ndjerë, por ndaj sistemit. Ai ishte viktima e pafat e sistemit. Në atë sallë nuk ishte vetëm një autor. Ishte një sistem i tërë që nuk funksionoi.
“Në shënjestër, unë jam i bindur, ka qenë sistemi, frustrimi që ai mund të ketë prodhuar. Mendoj se edhe ndaj gjykatës u drejtua kjo armë, sepse ekzekutimi u realizua në momentin më solemn. Kur gjykata flet, palët duhet të heshtin. Nuk heshtën, por goditën me plumb dhe morën një jetë, një jetë që sakrifikohet për mëkatet e të gjithë sistemit”, u shpreh Gerti Shella, drejtor i INFOCIP.
“Kjo histori neglizhence tregon se krimi dhe lënia në mëshirë të fatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk është një histori e re që zbulohet tani që u vra Astrit Kalaja, i cili nga e gjithë dinamika e zbardhur, tregon se sistemi i kontrollit për të hyrë kishte dështuar, për sa kohë që edhe vetë drejtësia e pranoi dy vite më parë se kishte probleme”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.
Sipas hetimeve të prokurorisë, Elvis Shkambi nuk hyri rastësisht me armë në gjykatë.
Fakti që autori kishte hyrë edhe herë të tjera në atë gjykatë i armatosur e çon në dyshimin e arsyeshëm se çdo gjë ka qenë e planifikuar, bashkë me xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi, i cili është edhe përfaqësuesi i familjes Shkambi në të gjitha proceset gjyqësore.
Gjoni, i cili ishte gjithashtu prezent në seancë, akuzohet për bashkëpunim në ngjarje. Ai po hetohet për vrasje të funksionarëve publikë në bashkëpunim dhe për vrasje në rrethana të tjera cilësuese./Top Channel
Diella TIRANË- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka vendosur që shërbimet e e-Albania ti bëjë me pages&eum...
foto ilustruese TIRANË- Askush nuk mendonte se kjo godinë e vjetër që në kohë të monizimit ka qenë “Shkolla ...
Petrit Musa BRITANI E MADHE- Një emigrant nga Kosova u shtir sikur ishte babai i 13 foshnjave shqiptare për tu siguruar atyre pasaporta të p...
foto nga emisioni TIRANË- Gjyqtari Astrit Kalaja, një emër me mbi 25 vite karrierë në sistemin e drejtësisë, mbeti i vra...
foto nga emisioni TIRANË- Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në Fakultetin e Drejtësisë. Nga ky vit, d...
foto nga emisioni TIRANË- Astrit Kalaja kishte një lidhje speciale me qytetin e Shkodrës, ndaj bashkëqytetarët, miqtë e tij n...
foto ilustruese TIRANË- IMT ka reaguar pasi 61-vjeçari Leonard Nikolli kërcënoi Drejtori e IMT Klajdi Meçin. M...
Lukas SPANJË- Gazeta spanjolle EL TIEMPO tegon përmes një artikulli sesi u planifikua një nga operacionet më të m&e...
pamje nga takimi TIRANË- Drejtoresha e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti ka zhvilluar një takim me Kreun e SPAK, Alt...
Foto ilustruse KORÇË - Policia ka zbuluar një ambient në Bilisht ku kultivoheshin bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa...