LIVE UPDATES
Aktualitet

Ditmir Bushati interviston ish-homologun/ Kotzias: S’ka interes për politikë të vjetër. BE s’po i mban premtimet e bëra

Kotzias flet për luftën asimetrike në Ukrainë dhe dyzimin e fuqive të mëdha.

14 Prill 2023, 18:38 Nga A.B
Ditmir Bushati interviston ish-homologun/ Kotzias: S’ka interes për
Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati

TIRANË- Dy ish-ministra të jashtëm, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati, tashmë që të dy në pozicione më të relaksuara, kanë folur në një podcast. Në podcastin e Ditmir Bushatit “Public Square” vjen një rrëfim i pazakontë i Nikos Kotzias për vendet tona, për intriga perëndimorësh, mistere diplomatike, gjithçka për çastin se ku vlon bota qëjetojmë. 

Kotzias flet për luftën asimetrike në Ukrainë dhe dyzimin e fuqive të mëdha.

“Që pas Luftës së Dytë Botërore, është hera e parë në Europë që një Fuqi e Madhe përpiqet të aneksojë një pjesë të një shteti tjetër në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, në kundërshtim me atë që është pranuar në Helsinki gjatë Luftës së Ftohtë, si dhe në kundërshtim me të drejtën e një kombi për të ekzistuar. Ukraina ka bërë atë që kanë bërë nganjëherë vendet e vogla apo të mesme gjatë Luftës së Ftohtë. Ukrainasit rezistuan përkundrejt mendimeve dhe planeve të Perëndimit dhe përkundrejt shpresave të rusëve që për katër a pesë ditë do t’ia dilinin të pushtonin Kievin” pohon Kotzias.

Për Kotzias, shovinizmi dhe nacionalizmi janë në rritje në rajonin tonë.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë paqen në të gjithë kontinentin dhe të mos lejojmë që paqëndrueshmëria në Ukrainë të zbresë drejt jugut tek ne, sepse e kujtojmë shumë mirë se çfarë ndodhi me luftërat në Jugosllavi. Është shumë e vështirë t’i mbash këto luftëra jashtë kufijve tanë, që të mbrojmë popullsinë. Mendoj se kjo luftë është një histori shumë e keqe. Ndaj, na duhet të mbrojmë vlerat e të drejtës ndërkombëtare dhe të njerëzimit, në mënyrë që asnjë Fuqie të mos i shkojë në mendje që të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë”, thotë Kotzias. 
 
Duke folur për negociatat që çuan në Marrëveshjen e Prespës, Kotzias zbulon detaje interesante duke vlerësuar rolin dhe kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Dy ish-ministrat që ngritën mekanizmin e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjeve me interest ë ndërsjellë mes të dy vendeve, thonë se besimi dhe vështrimi nga e ardhmja janë element kyç për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Kotzias nuk kurseu edhe një kritikë për qeverinë greke, e cila sipas tij “nuk ka interes të vërtetë për politikë të vërtetë, por kujdeset vetëm për dukjen e komunikimin, duke ushtruar një politikë të jashtme brenda partisë së tyre, as brenda vendit jo”.

Kotzias dhe Bushati diskutuan edhe për raportin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, 20 vjet nga Samiti i Selanikut. Kotzias mendon se BE është në një faqe krejt të re.

 “BE-ja jo vetëm nuk po i mban premtimet e bëra në Selanik, por fakti është se BE-ja nuk është e njëjta si ajo e kohës së Samitit të Selanikut”, thotë ai, ndërsa i referohet interesave të ndryshme të Gjermanisë dhe Francës në raport me të ardhmen e Europës. Në këtë kontekst, Kotizas parashtron tri detyra për vendet e rajonit. Të punojnë për një sistem sigurie të vetë rajonit. Të shpjegojnë domosdoshmërinë e rrugëtimit për në Bashkimin Europian. Të përmirësojnë situatën përsa i takon korrupsionit, institucioneve, demokracisë dhe shtetit të së drejtës
 
Dhe në fund të bisedës, Kotzias bën një parashikim të fortë.

“Perëndimi është në rënie. Brenda Perëndimit, ajo pjesë e Perëndimit që ka shumicën e problemeve dhe është shumë e mundur që është në rënie, më shpejt sesa pjesa tjetër e Perëndimit, është Bashkimi Europian. Dhe brenda Bashkimit Europian, në Europë, si kandidatë dhe anëtarë, gjithashtu rajoni ynë ka problemin më të madh brenda kontinentit Europian, që ka në vetvete problemin më të madh brenda botës perëndimore. Pra, nëse nuk bëjmë gjë, nëse nuk ndryshojmë planin që kemi për të ardhmen, nëse nuk ëndërrojmë për këtë të ardhme, nëse nuk kemi asnjë vizion, dhe nëse nuk kemi fuqinë dhe shpirtin për të luftuar për këtë të ardhme e këtë vizion, do të jemi në grup humbësit e mëdhenj të shekullit të njëzet e një.” 

ditmir bushati

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!