LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do vritesh”/ Luftar Reçi kërcënon me jetë avokatin e Lulzim Berishës, Detar Hysi: Do i drejtohem Prokurorisë

Detar Hysi është kërcënuar me jetë nga i penduari i drejtësisë.

14 Prill 2023, 18:20 Nga k.m.
“Do vritesh”/ Luftar Reçi kërcënon me jetë
Detar Hysi

TIRANË- Vazhdon gjyqi për "Asgjë nuk harrohet"! Gjyqi për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, ka vazhduar sërish sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku sërish dëshmoi Luftar Reçi. Gjatë seancës së sotme të GJKKO-së, i penduari i drejtësisë Luftar Reçi i është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve që akuzohen si organizatorë dhe porositës, për dy vrasjet e bujshme të 17 viteve më parë.

Por edhe kësaj herë kishte debate mes tij dhe dhe avokatëve mbrojtës së të pandehurve. Debati ka lindur pas përfundimit të pyetje-përgjigjeve që dy të pandehurit Indrit Taullai dhe Emiljano Shullazi, i bënë bashkëpuntorit Luftar Reçi. Sipas "OraNews", Luftar Reçi pati përplasje me Shullazin, për sa i përket vërtetësisë së dëshmisë së tij, duke shtuar se Shullazin ai e njihte shumë pak. Ndaj dhe ai pranoi në sallën e gjyqit se nuk ka qënë me Shullazin ditën dhe mbrëmjen kur është vrarë Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi. Por shtoi se ngjarjen e ka dëgjuar  në burgun e Peqinit nga i dënuari Viktor Imeri. Pasi mbaruan me pyetjet Taullai dhe Emiljano Shullazi, përfunduan pjesën më të madhe të pyetjeve, ka ndërhyrë avokati Detar Hysi, që mbron interesat juridike të të pandehurve Lulzim Berisha dhe Indrit Rusi. Por me pyetjet e tij Reçi nuk ka mbetur i kënaqur, duke u ankuar se avokati fliste  me zë të ulët dhe bënte pyetje si të sigurimit të shtetit.

Debati ka vazhduar, pasi bashkëpunëtori i Prokurorisë, ka vijuar debatin me avokatin Hysi, duke e akuzuar këtë të fundit se i kishte marë shuma të mëdha parash Lulzim Berishës, për të mbrojtur me çdo kusht. 

"Reçi ka hedhur akuza se intervistën e dhënë disa vite më parë, të pandehurit e kishin blerë 40 mijë euro tek një gazetare. Por nga ana tjetër avokati është kundërpërgjigjur se paratë ja kishte marë për mbrojtjen ligjore Lulzim Berishës dhe për këtë mbrojtje, ka paguar dhe taska në shtet. Ndërsa avokati Hysi, ka sulmuar Luftar Reçin në seancë, se duhet të ishte ai si dëshmitar që të tregonte, se sa para kishte marë nga prokuroria, për të dëshmuar shpifjet në gjyq.

Por sërisht Reçi, ka polemizuar duke shtuar se, avokati Hysi është në listë për tu vrarë, nga disa persona.

“…ju jeni në listë për tu vrarë…dhe nëse nuk ju vret kjo listë, kanë për të të vrarë ata që ju po mbroni në këtë gjyq…”-ka deklaruar në seancë Luftar Reçi,"-shkruhet ndër të tjera në artikull. 

Pasi u kërcënua avokati Hysi ka vijuar polemikën me anëtarët e trupit gjykues, duke i kërkuar që t'i tërhiqnin vëmëndje bashkë të pandehurit Luftar Reçi, por prokurorët mbajtën një qëndrim të ftohtë. Ndërhyrja erdhi nga gjyqtarët vendosën të shtyjnë seancën për në datën 20 Prill. Ndërsa pas gjyqit, avokati ka bërë me dije për mediat se do të depozitojë një kallëzim penal për kërcënimin.

Më 8 dhjetor 2020, Prokuroria e Posaçme SPAK përmes operacionit policor “Asgjë nuk harrohet”, arrestoi Indrit Taullaun, Indrit Rusin, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe Luftar Reçin. Ndërsa shpalli në kërkim Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berishën, si autorët e dyshuar të vrasjes së Klodian Saliut. Por të dy janë ende në kërkim. Dervishaj ndodhet në Dubai, vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

detar hysi asgje nuk harrohet luftar reci

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet