EMRI/ Të shtënat me armë në Kurbin, vritet 40-vjeçari
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
Kallëzimi në SPAK nga fisi Bajri/ Deputetja Koçeku: Nuk shqetësohem, qëndroj pas mesazhit tim 9 Korrik, 21:48 ...
Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej" 9 Korrik, 19:07 P...
Plagosja me thikë në Shëngjin, policia: I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën 9 Korrik, 18:22 ...
• Ish-deputetja e PS, Marjana Koçeku ka thyer heshtjen me një intervistë, disa ditë pas vendimit të saj për të vijuar si deputete e pavarur në Parlamentin e Shqipërisë. • Në një intervistë për Euronews Albania, Koçeku theksoi se, vendimin për t'u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste e mori në mënyrë të pavarur, duke shmangur çdo komunikim me kryeministrin Rama për tri ditë me radhë. • Ajo pranoi se gjatë bisedës me kryeministrin, kreu i qeverisë e paralajmëroi se do të mbetej e vetme dhe pa mbështetjen e askujt pas këtij akti. • Megjithatë, Koçeku u shpreh e palëkundur në vendimin e saj, duke theksuar se karakteri i saj i pavarur nuk lejon kthim pas. • Për sa i përket këtij vendimi, Koçeku tha se ky hap nuk ka qenë rezultat i asnjë konsultimi me rrethin e saj të kolegëve, por një zgjedhje e diktuar nga ndërgjegjja dhe parimet e saj personale. • Sipas deputetes, reagimi i kolegëve socialistë pas bërjes publike të vendimit ka qenë intensiv, duke përfshirë jo vetëm një vërshim telefonatash dhe mesazhesh, por edhe vizita të paftuara të përfaqësuesve politikë pranë familjes së saj. • Në këtë intervistë, Neomalësorja ka folur edhe për kallëzimin penal të dorëzuar ndaj saj në SPAK nga avokatët e familjes Bajri. • Ajo u shpreh e vendosur, duke theksuar se mesazhi i saj i publikuar në rrjetet sociale më 17 qershor 2026 ishte i bazuar mbi fakte të forta dhe se nuk ndjehet aspak e shqetësuar nga hapat ligjorë të ndërmarrë ndaj saj. • Duke konfirmuar se nuk do të shtojë asgjë më shumë mbi këtë çështje, Koçeku vuri theksin te natyra ekskluzivisht politike e betejës së saj.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, e njohur si "Neomalësorja", ka thyer heshtjen pas kallëzimit penal të dorëzuar ndaj saj në SPAK nga avokatët e familjes Bajri.
E ftuar në emisionin "Now me Erla Mëhillin" në Euronews Albania, ajo u shpreh e palëkundur, duke theksuar se mesazhi i saj i publikuar në rrjetet sociale më 17 qershor 2026 ishte i bazuar mbi fakte të forta dhe se nuk ndjehet aspak e shqetësuar nga hapat ligjorë të ndërmarrë ndaj saj.
Duke konfirmuar se nuk do të shtojë asgjë më shumë mbi këtë çështje, Koçeku vuri theksin te natyra ekskluzivisht politike e betejës së saj.
Kujtojmë se tensioni lindi pasi deputetja, menjëherë pas largimit nga grupi parlamentar socialist, postoi një mesazh të ashpër drejtuar Bajrajve të Shkodrës, ku shkruante, “Nëse familjes teme i preket qoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”.
Deklarata e Koçekut:
“Unë e kam dhënë mesazhin tim publikisht në lidhje me këtë gjë. Kam zgjedhur ta jap publikisht dhe është një mesazh i fortë dhe mbi baza të forta. Mendoj se gjithçka që kam dashur të them në lidhje me këtë gjë e kam dhënë përmes atij mesazhi. Jam mjaftuar me atë mesazh, sepse besoj se ai mesazh ka treguar mjaftueshëm. Ai ka qenë një mesazh i fortë dhe, siç e thashë, mbi baza të forta, kështu që i qëndroj atij mesazhi dhe besoj se është i mjaftueshëm ai mesazh.
E kam parë nëpërmjet mediave që avokatët e Bajrit më kanë kallëzuar në SPAK, por nuk më shqetëson aspak. Jam mjaftuar me atë status. Nuk kam pasur reagim nga institucionet dhe mendoj që, nga ana ime, reagimi është bërë mjaftueshëm dhe mund të kuptohet mjaftueshëm ajo që kam dashur të them publikisht. Lufta ime nuk është kundër individëve të caktuar apo familjeve të veçanta. Lufta ime është tërësisht luftë politike dhe do të mbetet politike deri në fund.
Preferoj që veprimtarinë time ta mbaj me vëmendjen te çështja politike dhe jo te çështje të tjera që mendoj se nuk kanë shumë rëndësi në këtë rast. Nuk e di të them pse ka ndodhur kjo gjë me Bajrin. Unë kam punuar në zonat rurale me njerëzit e ndershëm që kanë punuar në bujqësi. Nuk di çfarë të them për këto gjëra, i përkasin drejtësisë dhe çdo veprim në të mirën publike unë do ta mbështes. Çdo institucion të drejtësisë që lufton”, tha Koçeku./Dosja.al
TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku, ka hedhur dritë mbi prapaskenat e vendimit të saj për t'u shkëputur nga grupi parlamentar socialist.
Në një rrëfim ekskluziv për emisionin "Now" me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Koçeku deklaroi se vendimi për largim nuk ka qenë rezultat i asnjë konsultimi me rrethin e saj të kolegëve, por një zgjedhje e diktuar nga ndërgjegjja dhe parimet e saj personale.
Sipas deputetes, reagimi i kolegëve socialistë pas bërjes publike të vendimit ka qenë intensiv, duke përfshirë jo vetëm një vërshim telefonatash dhe mesazhesh, por edhe vizita të paftuara të përfaqësuesve politikë pranë familjes së saj.
Deklarata e Koçekut:
“Unë jam konsultuar vetëm me ndërgjegjen edhe me parimet në të cilat unë besoj. Ato ma kanë treguar rrugën gjithmonë dhe më kanë ndihmuar që të mos dal as prej vetes dhe prej vërtetës. Vetëm me veten. Mbasi kam marrë vendimin kam marrë shumë mesazhe, shumë telefonata, edhe më kanë çu dhe njerëz te shtëpia për me u interesuar dhe për me ditë, me ditë më tepër prej familjes time se çfarë po ndodh dhe pse e kam marrë këtë vendim, nga politikanët e Partisë Socialiste.
Dhe unë nuk kam dhënë asnjë komunikim privat sepse ishte tepër vonë. Unë i kam kërkuar me ju kontaktu, u kam kërkuar vazhdimisht për zonën, për komunitetin tim. Nuk kam marrë përgjigje. Qëndrimet kanë qenë indiferente dhe ai moment pas largimit tim ishte shumë vonë për me folë. Në zotësinë time si deputete, unë i kam kontaktuar gjithë ata që kanë kompetencë veprimi për qarkun tim, jo vetëm lokal por dhe ata qendror, sepse unë kam dalë prej një zone, siç theksova, që ka qenë e nën përfaqësuar, ka qenë e izoluar dhe e panjohur. Madje, edhe kur e kam taku për herë të parë në podkast kryeministrin, që u prezantova se nga vija dhe kush isha, ai ma pranoi që nuk e kishte idenë se çfarë ndodhte në ato zona.
Dhe është një zonë jo e vogël dhe jo me pak peshë në historinë edhe në hartën e Shqipërisë. Dhe gjithë kjo ë prapambetje e investimit të shtetnor dhe e pranisë së vëmendjes të institucioneve më kanë shty edhe si vajzë, por edhe si e re dhe banorja e atyre zonave, çohen të hyj në politikë, sepse sidomos për të rinjtë edhe për gratë, mundësitë kanë qenë thuajse të pamundura”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Ish-deputetja e PS, Marjana Koçeku ka thyer heshtjen me një intervistë, disa ditë pas vendimit të saj për të vijuar si deputete e pavarur në Parlamentin e Shqipërisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Koçeku theksoi se, vendimin për t'u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste e mori në mënyrë të pavarur, duke shmangur çdo komunikim me kryeministrin Rama për tri ditë me radhë.
Ajo pranoi se gjatë bisedës me kryeministrin, kreu i qeverisë e paralajmëroi se do të mbetej e vetme dhe pa mbështetjen e askujt pas këtij akti. Megjithatë, Koçeku u shpreh e palëkundur në vendimin e saj, duke theksuar se karakteri i saj i pavarur nuk lejon kthim pas.
Deklarata e Koçekut:
“Me kryeministrin Rama kam komunikuar tre ditë pasi e kam marrë vendimin. Ky ka qenë një vendim personal, që të mos ketë asnjë hapësirë ndikimi mbi atë që kisha vendosur të bëja dhe të thosha. Vetëm pas tre ditësh iu përgjigja një sërë telefonatash dhe mesazhesh prej tij. Janë biseda private dhe preferoj të qëndroj korrekte.
Ai më paralajmëroi se do të mbetem vetëm dhe se nuk do të më besojë askush pas këtij akti, as njerëzit e mi të maleve prej nga vij. Unë ia kam konfirmuar dhe vazhdoj t’ua konfirmoj të gjithë atyre që besojnë te kryeministri se unë nuk do të mbetem vetëm. Jam mësuar të jem e pavarur, është pjesë e karakterit tim dhe nuk tërhiqem. Nuk ka kthim pas në këtë vendim”, deklaroi Koçeku./Dosja.al