"1.5 miliardë euro në dispozicion"/ Rilindja Urbane 2.0, Rama: Shoqëria është bërë më kërkuese! S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
EMRI/ Atentati në Kurbin, identifikohet autori që vrau Ilir Likën! Pista kryesore ku po hetohet vrasja 10 Korrik, 08:59 ...
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
Kallëzimi në SPAK nga fisi Bajri/ Deputetja Koçeku: Nuk shqetësohem, qëndroj pas mesazhit tim 9 Korrik, 21:48 ...
Hetimi gjashtëmujor i organit të akuzës ka zbuluar dyshime se administratorë dhe punonjës të gjashtë subjekteve tregtare në qarkun Berat kanë kryer veprimtari këmbimi valutor pa licencë nga Banka e Shqipërisë.
BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar masa sigurie për 11 persona të dyshuar për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit financiar, konkretisht për kryerjen e këmbimit valutor pa autorizimin e institucioneve kompetente.
Hetimi gjashtëmujor i organit të akuzës ka zbuluar dyshime se administratorë dhe punonjës të gjashtë subjekteve tregtare në qarkun Berat kanë kryer veprimtari këmbimi valutor pa licencë nga Banka e Shqipërisë. Sipas Prokurorisë, personat nën hetim, ushtronin aktivitet në disa biznese të regjistruara si agjentë për transferta parash për institucione financiare jo banka, por nuk rezultonin të pajisur me licencë për shërbime të këmbimit valutor.
Hetimet janë zhvilluar në pesë bashki të qarkut Berat, ku autoritetet kanë kryer kontrolle, veprime të simuluara dhe regjistrime të fshehta fotografike e filmike. Gjatë operacionit janë dokumentuar 28 raste të këmbimit valutor të kryera në mënyrë të paligjshme.
Njoftimi:
"Ushtronin aktivitet bankar pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurimi ‘Arrest në shtëpi’ dhe ‘Detyrim paraqitje’ për 11 persona. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat kërkoi masa sigurimi ‘Arrest në shtëpi’ dhe ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’, për 11 persona, nën hetim për veprën penale ‘Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare’.
Nga hetimet e kryera në kaudër të procedimit penal nr.47, rezultoi se në gjashtë subjektet tregtare të hetuara, nga administratorët dhe punonjësit e tyre, është ushtruar aktivitet këmbimi valutor pa lejen e organeve kompetente. Hetimet proaktive gjashtë mujore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Berat u shtrinë në pesë bashki në të gjithë qarkun dhe arritën të provojnë aktivitetin e paligjshëm të shtetasve S.T., H.S., M.M., S.H., S.C., A.H., A.S., O.V. Z.M., E.T. dhe K.P.
Këta shtetas kishin biznese të regjistruara me fushë veprimtarie “Agjent për kryerjen e veprimtarisë financiare për transfertat e parave në emër dhe për llogari të një subjekti financiar, jo bankë. Më konkretisht, shërbimet Unionnet dhe Ëestern Union, me vendodhje në Berat e Kuçovë rezultuan se nuk ishin në listën e zyrave të këmbimit valutor të licencuara duke funksionuar pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërië.
Në bazë të autorizimit të dhënë nga ana e organit të akuzës për lejimin e kryerjes së veprimeve stimuluese dhe kryerjen e regjistrimit të fshehtë fotografik, filmik ose me video, u kryen 28 veprime këmbimi të vlerave monetare në subjektet e dyshuara, duke vërtetuar se ushtrojnë këtë veprimtari pa licencë.
Për sa më sipër Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat kërkoi masat e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga nenet 233, 234 dhe 237 të Kodit tё Procedurёs Penale. Nga kontrollet e ushtruara në funksion të këtij procedimi, u gjetën dhe sekuestruan: 88 milionë lekë; 118 mijë euro; 7390 dollarë; dhe 665 paund."/Dosja.al
foto ilustruese DURRËS- Më kërkesë të prokurorisë së Durrësit, Gjykata ka caktuar masat ‘Arrest n&...
Besnik Hida Dosja për vrasjen e biznesmenit Besnik Hida në Lushnjë i ka kaluar gjykatës, pas përfundimit të hetimeve nga SPAK...
Foto ilustruese ITALI- Një gjykatë në Itali ka dënuar me 3 vite e 3 muaj burg një 80-vjeçar nga Presicce-Acquarica, në...
Foto EKUADOR- Policia Kombëtare dha më shumë detaje rreth funksionimit të një organizate të dyshuar kriminale të dedikua...
pamjet KURBIN- Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku viktimë mbeti Ilir Gjini. Bëhet me dije ...
pamjet SHKODËR- Detaje të reja zbardhen nga krimi brenda familjes në Shkodër, ku 62-vjeçari Shtjefën Ziçi vrau...
Emiljan Suti, alias Artur Suti KURBIN- Personi që shihni në foto është Emiljan Suti, alias Artur Suti, autori që ek...
pamjet KURBIN- Policia ka zbardhur atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kurbin, ku viktimë mbeti Ilir Lika. Blutë bë...
foto ilustruese DURRËS- Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Durrës. Bëhet me dij...
KURBIN- Emiljan Suti, është autori që vrau mbrëmjen e kaluar Ilir Likën në Laç. Mësohet se Suti rezulton të...