LIVE UPDATES
Aktualitet

Reporterët pa Kufij: Është shkelur dhe pluralizmi i informimit në Shqipëri!

Sipas tij situata e regjistruar me News24 pasqyron mjedisin problematik dhe kushtet shumë të vështira, përfshirë dhe ato financiare, në të cilën gazetarët në Shqipëri ushtrojnë detyrën e tyre.

14 Gusht 2025, 20:43 Nga N.F
Reporterët pa Kufij: Është shkelur dhe pluralizmi i informimit
Pavol Szalai

TIRANË- Pavol Szalai, drejtues i redaksisë së BE-Ballkan tek “Reporterët pa Kufij” duke folur për DW për sa ka ndodhur në Shqipëri në mjediset e News24 ngre shqetësim për të drejtat e gazetarëve dhe të publikut për informim. Szalai u shpreh se indeksin e kaluar, Shqipëria u rendit e 80-ta nga 180 vende me performancën më të keqe. 

Sipas tij situata e regjistruar me News24 pasqyron mjedisin problematik dhe kushtet shumë të vështira, përfshirë dhe ato financiare, në të cilën gazetarët në Shqipëri ushtrojnë detyrën e tyre. Ai shtoi se pronarët mediatikë dhe politikanët kanë lidhje shumë të ngushta teksa theksoi se është diçka jo e mirë. Sipas tij kjo dëmton gazetarët dhe të drejtat e qytetarëvve.

Intervista:

DW: Të dielën e kaluar, televizionit privat „News24" iu pre sinjali i transmetimit gjatë një aksioni shtetëror. Gazetarët e konsiderojnë këtë sulm ndaj lirisë së medias. Cili është qëndrimi juaj rreth çështjes?

Pavol Szalai: Pamundësinë e gazetarëve për të ushtruar detyrën e tyre dhe të drejtën për informim ne e konsiderojmë problem për lirinë e shtypit. Është gjithashtu problem për të drejtën e qytetarëve për informim, sepse "News24" është një ndër kanalet më të mëdha. E kuptoj që ka një proces gjyqësor për pronën dhe sipas informacioneve publike, pronari i këtij grupimi mediatik e ka humbur në gjykatë të drejtën për këtë pronë.

Gjithsesi, ne duhet të ndajmë qartazi interesat apo shqetësimet e pronarit të medias dhe të drejtave të gazetarëve. Dhe ne jemi të gëzuar që Gjykata e Tiranës arriti gjithashtu në të njëjtin përfundim kur dha masën e përkohshme. Por, problem është fakti që ky vendim nuk po zbatohet.

DW: A keni marrë ankesa nga ky television apo gazetarë që punojnë pranë "Focus Group"?

Pavol Szalai, RSF: Po, ne jemi në kontakt me gazetarë dhe burime tonat në Shqipëri të cilët ndjekin nga afër situatën. Dhe ne shqetësohemi për gazetarët dhe të drejtën e tyre për të infomuar. Dhe situata që ndodhi të shtunën e kaluar, më konkretisht ndërprerja e energjisë elektrike nga policia dhe ndalimi i gazetarëve për të hyrë në mjediset e "News24" dhe për të dalë në transmetim, ishte përpjekje për të penguar të drejtën për informim dhe ne e denoncuam këtë përpjekje gjatë fundjavës.

DW: Një nga shqetësimet kryesore të gazetarëve ka qenë se gjatë operacionit policor dhe boshatisjes së zyrave të tyre, janë marrë edhe laptopë apo kompjuterë që përmbajnë informacion delikat, për të cilat gazetarët nuk janë njoftuar paraprakisht. A keni ndonjë koment për këtë?

Pavol Szalai, RSF: Po, ky është kërcënim ndaj burimeve të gazetarëve. Konfidencialiteti i burimeve gazetareske është gur themeli në lirinë e shtypit dhe shqetësim mbetet fakti se kur gazetarët u rifutën në godinë për të marrë sendet e tyre, ata duhet të dorëzonin telefonat e tyre tek agjentët ligjzbatues që ishin aty.

Pra, ky është problem për të cilin gykata vendosi dy ditë më parë dhe qartësisht shprehu nevojën për mbrojtjen e konfidencialitetit të burimit. Ky konfidencialitet është në përgjithësi çështje madhore në Shqipëri. Kjo nuk është hera e parë që rrezikohet dhe ne jemi të gëzuar që gjykata përpiqet ta mbrojë, por nevojitet që autoritetet shtetërore t'i respektojnë vendimet e gjykatave.

DW: A do të ndikojë kjo ngjarje lidhur me lirinë e shtypit në Shqipëri?

Pavol Szalai, RSF: Këtë do ta shohim kur të publikohet indeksi i ardhshëm, të cilin zakonisht ne e publikojmë në muajin maj të çdo viti. Në indeksin e kaluar, Shqipëria u rendit e 80-ta nga 180 vende. Renditet ndër vendet me performancën më të keqe në Europë dhe në Ballkan është e katërta, nga gjashtë shtete, duke u ndjekur nga Serbia dhe Kosova. I gjithë ky lëmsh, sepse e tillë ishte ajo çfarë ndodhi të shtunën e kaluar, pasqyron mjedisin problematik dhe kushtet shumë, shumë të vështira, përfshirë dhe ato financiare, në të cilën gazetarët në Shqipëri ushtrojnë detyrën e tyre. 

Mendoj se është përgjegjësi e pronarit të medias të krijojë kushte të përshtatshme për gazetarët dhe kompaninë. Dhe nëse media ndodhet në mjedise të cilat duhet të lirohen sipas gjykatës, por nëse pronari nuk merr të gjitha masat e nevojshme për ta bërë këtë, atëherë është problem. Pa dyshim që policia nuk respektoi një proces të rregullt dhe proporcional. Ne e kemi kritikuar këtë dhe të njëjtin vendim dha edhe gjykata dy ditë më parë. Por duhet nënvizuar edhe fakti se pse nuk u morën masat për gjetjen e mjediseve të reja për televizionin. Nuk duhet të fshihemi pas këtyre problemeve.

Në fund të fundit, pasojat i vuan qytetari i cili s'ka qasje në median që ai ndjek ose sheh. Interesi i qytetarit për informim është parësor, por gjithashtu parësore janë edhe interest e gazetarëve. Dua të shpreh solidaritet me gazetarët e "Focus Media Group", sepse të drejtat e tyre janë shkelur, përveç së drejtës për informim. Dhe po, mendoj që është shkelur dhe pluralizmi i informimit në Shqipëri.

DW: Qeveria shqiptare planifikon të vërë në zbatim një projekt të industrisë së mbrojtjes në këtë truall. Në dijeninë tuaj, a ka raste të ngjashme në Ballkan dhe Europë, dhe nëse po, si është vepruar?

Pavol Szalai, RSF: Shqipëria është një vend që krahasohet me shtetet e tjera europiane, sidomos me shtetet anëtare të Unionit Europian ku dëshiron të hyjë. Gjatë pesë viteve që ushtroj këtë detyrë dhe mbaj këtë pozicion pranë "Reporterë pa Kufij", unë nuk di as edhe një rast tjetër të ngjashëm me këtë. Situata në Shqipëri, kur vjen puna tek marrëdhëniet mes pronarëve të medias dhe qeverisë është shumë e veçantë.

Kjo marrëdhënie ose është shumë e keqe, ose krejt e kundërta: pronarët mediatikë dhe politikanët kanë lidhje shumë të ngushta, çka është diçka jo e mirë gjithashtu. Dhe kjo situatë kaq e veçantë, dëmton. Do të thoja që dëmton gazetarët dhe të drejtat e qytetarëvve. Dhe kjo është një ndër arsyet se pse Shqipëria renditet aq ulët në indeksin tonë./ DW

reporterët pa kufij

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Pas deklaratës së tij ofenduese, protestuesi i përgjigjet Ramës: F*ck You and Your System!

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...