LIVE UPDATES
Aktualitet

Reagimet për protestën/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit letër ndërkombëtarëve në Tiranë: O jeni hipokritë, o jeni dakordësuar me pushtetarët mafiozë shqiptarë

Ata kanë rikthyer në vëmendje edhe shembjen e Teatrit Kombëtar, ku shprehen se pasi protestuan për dy vite e gjysmë në mënyrë paqësore, morën si përgjigje nga qeveria shkatërrimin e teatrit. 

20 Prill 2024, 10:27 Nga r.ll
Reagimet për protestën/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit
pamje nga protesta e djeshme

TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar letër të hapur përfaqësive diplomatike ndërkombëtare në Tiranë, pas reagimeve të këtyre të fundit për protestën e zhvilluar një ditë më parë, para bashkisë. Ambasadorët perëndimorë njëzëri dënuan dhunën veprimet e dhunshme në protestë nga qytetarët.

Në letrën e aktivistëve thuhet se ajo çfarë ndodhi dje nuk ishte asgjë në raport me ato çka ndodhin në vendet perëndimore demokratike.  Ata kanë rikthyer në vëmendje edhe shembjen e Teatrit Kombëtar, ku shprehen se pasi protestuan për dy vite e gjysmë në mënyrë paqësore, morën si përgjigje nga qeveria shkatërrimin e teatrit. 

"Kur qeveria shkel ligjet e rregullat, është e drejtë legjitime e qytetarëve të revoltohen e të reagojnë me çdo mjet për të mbrojtur interesat e tyre. Reagimin tuaj e gjejmë jo vetëm të pavend, por edhe të nxituar nga ana diplomatike dhe dy janë konkluzionet: o jeni hipokritë, o jeni dakordësuar me pushtetarët mafiozë shqiptarë, të cilët nuk kanë skrupuj të korruptojnë të gjithë ata, që i pengojnë në rrugën e tyre të pasurimit të paligjshëm dhe të mosrespektimit të ligjit.", thuhet më tej. 

LETRA E HAPUR

DREJTUAR:
PËRFAQËSIVE DIPLOMATIKE TË AKREDITUARA NË TIRANË;
PARLAMENTIT TË BE;
KËSHILLIT TË EUROPËS;
SENATIT TË SHBA;

Ne, një grupim qytetar, që e gjejmë veten tek Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, si iniciatorë të protestave para Bashkisë Tiranë, kemi të drejtën e plotë morale t’u përgjigjemi shqetësimeve tuaja për “dhunën” e ushtruar në datën 19 prill.
Së pari, ajo që ju etiketoni si dhunë, nuk ishte asgjë në raport me ato çka ndodhin në vendet tuaja demokratike, prej të cilave ne kemi gjithmonë ç’të mësojmë dhe ku një pjesë prej nesh jemi edhe shtetas. Është e drejtë e qytetarëve të revoltohen në çdo vend të botës, kur shohin, se politikat dhe politikanët janë në kundërshtim me interesat e tyre.
Së dyti, duam të sjellim në kujtesën tuaj protestën tonë qytetare në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Një protestë, ku qytetarët u përfshinë pavarësisht ngjyrimeve politike.

Protestuam në mënyrë shembullore, në mënyrën më paqësore për dy vjet e gjysmë, gjë e rrallë edhe në vendet tuaja me demokraci të konsoliduar. Protestuam me kulturë e shfaqje, të mbështetur edhe nga qytetarët tuaj në të gjithë botën, të mbështetur edhe nga organizata e shoqata ndërkombëtare, të cilat e shpallën Teatrin Kombëtar pasuri të trashëgimisë kulturore europiane.

Cila ishte përgjigjja e pushtetit?

Shkatërrim e dhunë e paparë, duke shkelur të gjitha ligjet kombëtare e ndërkombëtare. Shkatërrim në 4.30 të mëngjesit, në kohë pandemie dhe me njerëzit ende brenda. U varrosën nën rrënoja arkivat, kostumet, rekuizita, të cilat ishin vlera të një rëndësie të veçantë për një vend si Shqipëria.

Nga ana juaj, jo vetëm që nuk u reagua, por përkundrazi, me heshtjen tuaj dhe në disa raste edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, ju u dhatë të drejtë dhunuesve shtetërorë, legjitimuat dhunën dhe ishit kundër protestuesve paqësorë.
Nuk bëzatë as kur reagoi Komisioneria e Komisionit Europian për Kulturën Marija Gabriel e cila, bashkë me Europarlamentarë të tjerë apeluan për dialog mes palëve deri bë ardhjen e një delegacioni të PE, e as kur Europarlamentarë dënuan ashpër ngjarjen barbare të datës 17 maj 2020.

Dhe pavarsisht kësaj, ju nuk reaguat as për aktin barbar të shembjes, as për fillimin e shembjes ndërkohë që brenda tij kishte artistë e qytetarë e as për dhunën që shoqëroi shembja e tij. Po kështu, ju nuk reaguat as për dhunën ndaj Qëndrestarëve të AMT-së më datë 19.12.2020, çështje e cila është referuar në Organin e Akuzës, dhe për të cilën nuk kemi asnjë informacion edhe sot e kësaj dite.

Si rezultat, sot Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë pa Teatër Kombëtar, pa kinema, cirk, biblotekë, muze, teatër kukullash, me mungesa shkollash, kopshtesh, çerdhesh, kënde lojrash e sportive.

Së treti, kemi mbi shtatë vjet, që protestojmë duke zhvilluar edhe një betejë ligjore në organet e drejtësisë, “e reformuar” prej bashkësisë ndërkombëtare.

Janë të dukshme shkeljet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e kësaj qeverie të korruptuar.
Ne nuk protestojmë për interesat tona vetijake, por për interesin publik, truallin publik, i cili, sikundër po del edhe tani së fundi, vidhet për t’ua falur të korruptuarve e mafiozëve. Korrupsioni dhe vjedhja në Bashkinë e Tiranës janë ulëritëse dhe padyshim përgjegjësi ka kryetari Erion Veliaj (jo më pak edhe shefi i tij Edi Rama), por ju me sa duket shihni vetëm “dhunën” e protestuesve dhe aspak dhunën dhe arrogancën e vjedhësve.

Kur ju është dashur, ju keni shkelur edhe konventat ndërkombëtare, duke ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit shqiptar, ndërsa në rastin e vjedhjeve skandaloze në Bashkinë e Tiranës, u dilni në mbrojtje vjedhësve.

Së katërti, besojmë se ju e dini, që Shqipëria është kthyer në një vend, ku paratë pastrohen sheshit, para syve tuaj, ku korrupsioni i pushtetarëve në bashkëpunim me mafien po e gërryen këtë vend. Ku ligjet shkelen haptazi, ku drejtësia është e drejtuar politikisht, ku lufta politike është e pandershme, ku vidhen zgjedhjet ditën për diell, ku krimi e droga bëjnë ligjin, ku fëmijët e pleqtë nxirren nga banesat e tyre me gaz në 5 të mëngjesit tek Astiri, 5 Maji, Bregu i Lumit, Shkozë dhe çuditërisht e gjithë kjo dhunë nuk ju bën përshtypje, por shqetësoheni për disa flakadanë (shumica përdoren çdo natë në festat e ditëlindjeve).

Kur qeveria shkel ligjet e rregullat, është e drejtë legjitime e qytetarëve të revoltohen e të reagojnë me çdo mjet për të mbrojtur interesat e tyre. Reagimin tuaj e gjejmë jo vetëm të pavend, por edhe të nxituar nga ana diplomatike dhe dy janë konkluzionet: o jeni hipokritë, o jeni dakordësuar me pushtetarët mafiozë shqiptarë, të cilët nuk kanë skrupuj të korruptojnë të gjithë ata, që i pengojnë në rrugën e tyre të pasurimit të paligjshëm dhe të mosrespektimit të ligjit.

Së fundmi, ju garantojmë, se protestat do të vazhdojnë edhe më të ashpra, po qe nevoja, nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e politikës dhe organeve të drejtësisë, për të vënë para përgjegjësisë vjedhësit e paskrupullt të pasurisë publike.
Ju ftojmë edhe ju të bëni presion mbi pushtetarët, që të reflektojnë, përpara se gjërat të përshkallëzohen më keq.
Ne jemi më të vendosur se kurrë për ta çuar Kauzën tonë deri në fund, si një Kauzë në favor të interesit publik dhe në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Deri atëherë,
Teatri Aty Dhe Ashtu Siç Ishte.
ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT.

aleanca per mbrojtjen e teatrit protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale