LIVE UPDATES
Aktualitet

Pyjet në Shqipëri, një pasuri kombëtare që vazhdon të keqmenaxhohet

Moratoriumi për pyjet, i vendosur në vitin 2016 dhe që vazhdon ende, ka frenuar në një masë prerjet e jashtëligjshme, por pa ndikuar sa duhet në shtimin e sipërfaqeves pyjore. Sipas specialistit të pyjeve dhe mjedisit, Mark Rupa, kjo për shkak të pamundësisë së strukturave përgjegjëse për të menaxhuar dhe mbrojtur nga dëmtimi sipërfaqet pyjore, por edhe zjarret thuajse të përvitshme.

28 Korrik 2024, 19:47 Nga N.F
Pyjet në Shqipëri, një pasuri kombëtare që vazhdon
Foto ilustruese

TIRANË- Sipas inventarit të fundit, realizuar në vitin 2021, rreth 40 përqind e sipërfaqes së Shqipërisë është e mbuluar nga pyjet, ç’ka dëshmon për një pasuri të madhe për ekonominë dhe biodiversitetin e vendit. Megjithatë, gjatë 30 viteve të fundit kjo pasuri kombëtare është keqpërdorur dhe keqmenaxhuar. Moratoriumi për pyjet, i vendosur në vitin 2016 dhe që vazhdon ende, ka frenuar në një masë prerjet e jashtëligjshme, por pa ndikuar sa duhet në shtimin e sipërfaqeves pyjore. Sipas specialistit të pyjeve dhe mjedisit, Mark Rupa, kjo për shkak të pamundësisë së strukturave përgjegjëse për të menaxhuar dhe mbrojtur nga dëmtimi sipërfaqet pyjore, por edhe zjarret thuajse të përvitshme.

“Sipas sistemit europian të informacionit për zjarret në pyje, Në Shqipëri për vitin 2024 kemi rreth 36 zona të prekura nga zjarri në një sipërfaqe të përgjithshme të djegjes prej 11 mijë hektarësh. Është një sipërfaqe e konsiderueshme. Në qoftë se i referohemi statistikave edhe nga vendet fqinje, në Malin e Zi janë rreth 96 zona ku ka rënë zjarr, por sipërfaqja e djegur është më e vogël”.

Këtë vit, thuajse çdo ditë vazhdojnë të regjistrohen më shumë se 20 vatra zjarri në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Gjirokastër, Vlorë apo Lezhë.

Ndryshimet klimatike të viteve të fundit kanë ndikuar në zgjatjen e sezonit të zjarreve në sipërfaqet pyjore edhe në Shqipëri. Dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës, profesor Leonidha Peri, thotë se tani zjarret fillojnë që në muajin mars dhe vazhdojnë deri në fund të tetorit, ndërkohë që vite më parë nisnin në muajin qershor deri në shtator. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë një periudhe 13 vjeçare, nga viti 2009 deri në 2021, në Shqipëri u dogjën nga zjarret më shumë se 230 mijë hektarë pyje.

“Po marr këtu vitet 2007, 2011, 2012, 2017. Në vitet 2011-2012 kemi të djegur ose të përshkuar nga zjarret rreth 50-60 mijë hektarë. Po edhe në vitin 2017, 2021 nuk jemi në këto nivele, por jemi në nivelin e 30 apo 40 mijë hektarë. Pra, ndryshimet klimatike e kanë rritur riskun dhe do ta bëjnë këtë risk të zjarreve edhe më të madh. Ndaj këtu, mes të tjerash, është edhe përgjegjësia e sektorit të pyjeve”.

Për shkak të Moratoriumit të vitit 2016 për pyjet, i cili ndaloi një pjesë të aktiviteteve tregtare, aktualisht ndikimi i pyjeve në prodhimin e përgjithshëm kombëtar nuk është ai i mundësive dhe kapaciteteve që ka ky sektor. Megjithatë, një pjesë e familjeve që jetojnë në zonat rurale, përfitojnë nga grumbullimi i bimëve mjekësore, frutave të pyllit apo aktiviteteve ndihmëse në pyje. Nga studimet e Fakultetit të Shkencave Pyjore, sipas profesor Peri, një familje mund të gjenerojë deri në 10 -15 përqind të të ardhurave, pikërisht nga përdorimi i produkteve apo shërbimeve nga pyjet.

Kapacitetet e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore, sidomos në zonat e thella malore, janë të kufizuara. Shërbimi zjarrfikës ka vetëm 147 automjete zjarrfikëse, pjesa më e madhe të vjetruara dhe të papërshtatshme për situatat në pyje, dhe rreth 1300 punonjës, por asnjë avion zjarrfikës.

Specialisti i pyjeve dhe mjedisit, Mark Rupa, thotë se forca parandaluese dhe reaguese për mbrotjen e sipërfaqeve pyjore vazhdon të jetë shumë e dobët.

“ Në Shqipëri kemi mungesë të një qendra trajnimi profesional për personat që duhet të trajnohen për shuarjen e zjarreve në pyje. Kemi një edukim në fakultetin e pyjeve në Tiranë, i cili jep për momentin vetëm informacion të përgjithshëm, por jo një trajnim të liçencuar sipas standarteve të BE”.

Gjatë 30 viteve të fundit në Shqipëri ka patur disa herë përpjekje për të ristrukturuar sistemin e qeverisjes në pyje, por pavarësisht kësaj, sistemi vazhdon të vuaj, me reformën e decentralizimit në pyje, në vitin 2014, thotë profesor Peri, praktikisht u çmontua i gjithë sistemi qendror i qeverisjes në pyje duke ju kaluar bashkive, të cilat nuk kanë kapacitetet dhe infrastrukturën e nevojshme për menaxhimin e tyre.

“Sigurisht jemi të ndërgjegjshëm se sot bashkitë e vendit kanë një mungesë të madhe qoftë në infrastrukturë, qoftë edhe në personel. Numri i personelit të punësuar në bashkitë e vendit sot është në termat e gati 30 përqind të inxhinierëve të pyjeve për gati 60, 70 përqind të vendeve të punës për specialistë të pyjeve, bazuar në parametrat që ligji i pyjeve kërkon. Pra, nevoja për specialist të pyjeve sot është jashtëzakonisht e madhe”.

Ndërkohë, sipas profesor Peri, vitet e fundit është shtuar interesimi i të rinjve për të ndjekur studimet në fakultetin e shkencave pyjore. Këtë vit u nënshkrua një marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Austrisë, e cila synon reformimin brenda 5 viteve të ardhshme të gjithë ofertës mësimore duke përfshirë edhe ristrukturimin e programeve mësimore në përputhje me standartet europiane./ VOA

shqiperi pyje

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin