28 Korrik 2024, 11:56
Nga r.ll
pamje nga arrestimi
KRUJË- Dy vëllezër janë arrestuar pasi kanë vjedhur shumën prej 55 mijë eurosh dhe disa bizhuteri floriri nga një banesë në Krujë.
Në pranga janë vënë Santiago Dalipaj, 30 vjeç, dhe Sebastjan Dalipaj, 21 vjeç, (vëllezër), banues në Vlorë, ndërsa akuzohen për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.
Policia sekuestroi një automjet dhe bizhuteritë e floririt.
NJOFTIMI I POLICISË:
Krujë/Vodhën shumën 55 000 euro dhe aksesorë floriri në një banesë, arrestohen dy vëllezërit.
Finalizohet operacioni policor i koduar "Survejimi", nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë.
Sekuestrohen aksesorë floriri të dyshuar të vjedhur, dhe një automjet.
Specialistët për Hetim e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Survejimi".
Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit S. D., 30 vjeç, dhe S. D., 21 vjeç, (vëllezër), banues në Vlorë, për veprën penale "Vjedhja" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Dy vëllezërit dyshohet se me datë 21.07.2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë në Fushë-Krujë, shumën 55 000 euro, dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
santiago dalipaj sebastian dalipaj
Aktualitet
28 Korrik 2024, 11:38
r.ll
liridon azemi
KOSOVË- Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar emrin dhe fotografinë e alpinistit nga Kosov...
Aktualitet
28 Korrik 2024, 11:26
r.ll
kampi
SHBA- Në një lëvizje domethënëse, Senati i Shteteve të Bashkuara prezantoi Rezolutën 599 më 20 mars...
Aktualitet
28 Korrik 2024, 11:20
r.ll
gjykata
KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë burg, 83-vjeçarin, Agim Shkullaku që plagosi tre ditë më pa...
Aktualitet
28 Korrik 2024, 11:02
r.ll
foto ilustruese
VAU I DEJËS- Mbi 8 mijë rrënjë kanabis janë asgjësuar në Vaun e Dejës në kuadër të o...
Aktualitet
28 Korrik 2024, 10:43
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend. Bëhet me ...
Aktualitet
28 Korrik 2024, 10:17
r.ll
zjarri dhe bashkia
VLORË- Vijon edhe sot aktive prej disa ditësh zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë. Situata sa vjen dhe p&...
Aktualitet
28 Korrik 2024, 10:06
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Është identifikuar një nga autorët e vënies së eksplozivit në orët e para të m&e...
Aktualitet
28 Korrik 2024, 10:00
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka njoftuar paraditen e sotme se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojn&...
Aktualitet
28 Korrik 2024, 09:13
r.ll
zjarri
SHËNGJIN- Një zjarr masiv përfshiu ditën e djeshme malin pranë portit në Shëngjin, ndërsa vijon të jet&...
Aktualitet
28 Korrik 2024, 08:00
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Dy makina janë djegur gjatë natës në Shkodër. Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur n&eu...