LIVE UPDATES
Aktualitet

Pse u vra shefi i krimeve Ndue Kaza në 1994?/ Zbardhet saga 30-vjeçare e hasmërisë mes fiseve Kaza e Gjini

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni “Në Shënjestër” gjithçka duket se fillon me ekzekuimin në qendër të Mirditës më 7 Janar të vitit 1994, të shefit të krimeve në Lezhë, Ndue Kaza, një vrasje e cila tronditi jo vetëm uniformën e policisë, por edhe vetë familjen Kaza që  nuk e fali kurrë gjakun e të afërmit të tyre.

3 Qershor 2025, 20:17 Nga E. D
Pse u vra shefi i krimeve Ndue Kaza në 1994?/ Zbardhet saga
foto ilustruese

TIRANË- Në emisionin “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala, dëshmitë e zbardhura nga dosja hetimore mbi vrasjet mes fiseve Gjini e Kaza, tregojnë qartë zanafillën e zinxhirit të vrasjeve që daton në 1994, me ekzekutimin e shefit të krimeve në Lezhë, Ndue Kaza dhe që vijoi me atentatin e 1 qershorit 2025 ku mbeti i vdekur vëllai i tij, Pjetër Kaza.

“Nga hetimet rezulton se Pjetër Kaza, dyshohet se është vrarë për motive gjakmarrje. Fisi Kaza dhe Gjini janë në hasmëri që prej vitit të largët 1994.

Gjatë deklarimit në polici, bashkëshortja e viktimës tha se ai nuk ruhej, pavarësisht problemeve të hasmërisë që kishin si familje”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni “Në Shënjestër” gjithçka duket se fillon me ekzekuimin në qendër të Mirditës më 7 Janar të vitit 1994, të shefit të krimeve në Lezhë, Ndue Kaza, një vrasje e cila tronditi jo vetëm uniformën e policisë, por edhe vetë familjen Kaza që  nuk e fali kurrë gjakun e të afërmit të tyre.

Referuar dokumentimeve të kohës, Ndue Kaza ndodhej në Rrëshen ditën e vrasjes së tij.

Thuhet se ekzekutimi i Ndue Kazës, erdhi pasi ai kishte ndërhyrë për të shmangur një konfikt midis dy grupeve rivale.

Do ishte pikërisht kjo vrasje që do të shërbente edhe si një prelud për të hapur një plagë që nuk do të mbyllej kurrë midis dy familjeve.

Hakmarrja që dhe pse u duk sikur u shty në kohë nuk mungoi.  Por ajo erdhi edhe më e përgjakshme, vetëm 3 vite më pas,  më 3 Korrik 1997.

Ai që do të merrte hak në emër të familjes Kaza për humbjen e të afërmit të tyre, komisarit të policisë, Ndue Kaza, do të ishte Martin Kaza, një nga vëllezërit e oficerit tashmë të ndjerë i cili qëlloi mbi dy vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini, në qendër të Laçit, duke i lënë të vrarë.

Dod Gjini ishte edhe ekzekutori direkt i shefit të krimeve të Lezhës, Ndue Kaza.

Menjëherë pasi kreu krimin, Martin Kaza vendosi të largohej nga Shqipëria dhe të mos i dorëzohej drejtësisë.

Por ndërsa u largua nga Shqipëria, drejtësia dha për të fillimisht një dënim në mungesë, për vrasjen e dy vëllezërve Gjini.

Në vitin 2001, katër vite pas krimit të dyfishtë që kreu, Gjykata e Kurbinit e shpalli atë fajtor, duke e dënuar me 22 vite të gjata burgim në mungesë.

Pas vrasjes Martin Kaza u largua nga Shqipëria dhe u strehua në Britaninë e Madhe ku qëndroi aty i fshehur për gati 20 vite deri në vitin 2017 kur u zbulua në një lagje të Londrës.

Kaza u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin për vrasjen e vëllezërve Gjini në vitin vitin e mbrapshtë 1997. Martin Kaza që bëri çmos të mos ekstradohej nga Britania e Madhe.

Ndërsa autoritetet shqiptare kishin dërguar te homologët e tyre britanikë edhe mostra të ADN-së të nënës së tij.

Por ndërkohë që u ekstradua në Shqipëri, ai filloi një betejë ligjore në Gjykatën e Apelit, për t’i shpëtuar dënimit, duke qenë se ishte dënuar në mungesë.

“Martin Kaza u arrestua në vitin 2017 në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, teksa fshihej aty. Pasi u ekstradua në Shqipëri në vitin 2018 ai e çoi çështjen e tij në Gjykatën e Apelit, e cila prishi vendimin e parë dhe e dërgoi çështjen edhe njëherë për rigjykim në Gjykatën e Kurbinit”, thuhet në dosjen hetimore.

Gjykata e Apelit arsyetoi se i pandehuri Martin Kaza, që ishte gjykuar në mungesë  dhe dënuar me 22 vite burgim për vrasje me paramendim, i ishte cënuar e drejta për një  proces të  rregull ligjor.

Por avokati i tij, pretendoi se gjykata e rrethit gjyqësor Kurbin nuk i ka garantuar asnjë të drejtë të pandehurit.

“Martin Kaza, në gjykimin e zhvilluar kundër tij. Nga provat e administruara në  gjykim nuk ka asnjë akt që të provojë që të  jetë njoftuar i pandehuri ose ndonjëri prej familjarëve të tij, në një kohë që i pandehuri dhe familja e tij ka patur një  adresë të përcaktuar dhe njoftimi i tij ka qenë lehtësisht i mundshëm”, thuhet në pretendimin e avokatit të Martin Kazës.

Avokati pretendonte se Kazës nuk i ishte garantuar e drejta e mbrojtjes dhe shkak për këtë ishte mënyra e pyetjes së të plagosurit Besnik Legisi në ambjentet e IEVP-së  Burrel./Në Shënjestë, BW

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim