3 Qershor 2025, 19:58
Nga E. D
Pjetër Kaza
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala, ka sjellë detaje të reja nga vrasja e së dielës, 1 qershor, ku mbeti i vdekur Pjetër Kaza, 57-vjeç.
Kaza sapo kishte lënë punën e tij në minierë dhe si çdo mbrëmje po kthehej në banesën e tij në Tale të Lezhës aty ku jetonte me familjen.
Ishte ora 1 e mëngjesit e datës 1 Qershor kur ai ndërsa po bëhej gati të hapte portën e madhe të banesës së tij, teksa e ndanin vetëm pak hapa nga qetësia e banesës, një tytë arme me 12 plumba që derdhi zjarr pareshtur drejt trupit të tij, i mori jetën pa i dhënë asnjë mundësi shpëtimi duke e shpuar tej e përtej.
Mendohet se autori apo autorët kanë përdorur një armë zjarri silenciator, për të mos u dëgjuar krismat pasi plumbat nuk u dëgjuan nga askush, as nga vetë familjarët e tij të cilët duhet të prisnin mëngjesin, për të kuptuar se i afërmi i tyre kishte humbur jetën tragjikisht në derën e banesës, ndërsa ata e prisnin si zakonisht të kthehej në banesë.
Policia grumbulloi në vendngjarje të paktën 12 gëzhoja plumbash dhe mori dëshmitë e para për krimin.
E para që iu përgjigj hetuesve ishte bashkëshortja e viktimës e cila konfirmoi se e gjeti të shoqin të vrarë në orën 5 të mëngjesit, edhe pse nuk kishte dëgjuar asnjë krismë, që t’i tërhiqte vëmendjen.
“Bashkëshortja e viktimës deklaron se e gjeti të vrarë bashkëshortin në orët e para të mëngjesit, dhe makina ishte ende e ndezur. Ajo tha se bashkë shorti nuk ruhej për shkak se kishte humbur 2 vëllezër për motive gjakmarrje dhe i treti ndodhej në burg”, tha gruaja e viktimës në dëshminë e saj para grupit hetimor.
Vrasja e Pjetër Kazës riktheu edhe njëherë hijet e frikshme të një gjakmarrje mes fiseve Kaza dhe Gjini mbi 30-vjeçare, që deri më sot ka prodhuar 5 viktima.
Përplasja e fisit Kaza me atë Gjini e ka gjenezën në vitin e largët 1994.
Plot 31 vite më parë, koha kur nisi edhe një gjakmarrje që duket se vazhdon edhe sot./Në Shënjestër, BW
pjetër kaza
Aktualitet
3 Qershor 2025, 19:38
E. D
Ermal Onuzi
TIRANË- Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i tij. Onuzi u emë...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 19:13
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka arrestuar sot autorin e plagosjes së kamarierit 15-vjeçar në një piceri në rrug&eu...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 18:53
M.B
Foto nga stërvitja
TIRANA- Ambasada e SHBA-ve ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon se ushtarë të Ushtris...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 18:48
E. D
pamje nga aksidenti
ELBASAN- Detaje të reja janë në lidhje me aksidentin e trefishtë në Elbasan. Sipas policisë, aksidenti r...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 18:41
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Janë zbardhur emrat e 9 të arrestuarve në Shqipëri në kuadër të operacionit anti-drogë...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 18:32
E. D
Arbër Çekaj
TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg të Arbër Çekajt. Ai ...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 18:09
M.B
Foto ilustruese
VLORA- Mes 9 të arrestuarve në Shqipëri në kuadër të operacionit anti-drogë zhvilluar në bashkë...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 18:07
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën se pas një hetimi disamujor, ka arritur të arr...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 17:25
E. D
pamje nga protesta
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë kryer dy operacione antidrogë. Sipas mediave të huaja më shumë se ...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 17:36
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në Elbasani, konkretisht në lagjen "Haxhias" të qyte...