11 Qershor 2026, 13:35
Nga E. D
Policia e Lezhës
LEZHË- Policia e Lezhës ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin me tritol në fshatin Balldren i Vjetër në Lezhë, në një sipërfaqe toke të anëtarëve të fisit Nikulaj. Blutë sqarojnë se është vënë në pranga njëri nga autorët e shpërthimit të lëndës plasëse, Astrit Avdiaj, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Ermal Zalla është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Në njoftimin zyrtar, policia thotë se po vijon hetimet për të sqaruar dhe dokumentuar motivin e kësaj ngjarjeje. Megjithatë, ende nuk dihet motivi i saktë, por ngjarja rikthen në vëmendje konfliktin e vjetër mes familjeve Nikulaj dhe Lekstakaj, një hasmëri që prej dekadash ka lënë pas një seri përplasjesh të përgjakshme në zonën e Lezhës.
Vëmendja ndaj këtij konflikti u rikthye pas ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill 2023 në biznesin e tij në Shëngjin, ku më pas Gjykata e Lezhës dënoi me burgim të përjetshëm Ruben Saraivën duke e shpallur fajtor për vrasjen e Nikulajt.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të ngjarjes së ndodhur dje, në fshatin Balldren i Vjetër. Vihet në pranga njëri nga autorët e shpërthimit të lëndës plasëse. Identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së datës 10.06.2026, në fshatin Balldren i Vjetër, ku në një sipërfaqe toke shpërtheu një sasi e lëndës plasëse (pa shkaktuar dëme), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 55 vjeç, banues në Tiranë.
Po në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit E. Z., 35 vjeç, banues në Krujë dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, vijon hetimi për të sqaruar dhe dokumentuar motivin e kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
policia e lezhës
Aktualitet
11 Qershor 2026, 12:52
E. D
MALIQ- Aleksandër Kola, çobani i stanit ku fshihej Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Forcave “Shqip...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 12:28
E. D
Gjykata e Vlorës
TIRANË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shteta...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 10:16
E. D
TIRANË- Policia e Tiranës ka përqëndruar operacionet e kërkimit për gjetjen e Eglant Koçit në zonat malore të k...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 09:37
E. D
pamjet
TIRANË- Policia e Tiranës ka zbuluar një call centër në bulevardin “Gjergj Fishta”. Në kuadër t...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 09:22
E. D
TIRANË- Qytetarët shqiptarë u mblodhën dje në Kryeqytet në një protestë masive, duke kërkuar largimin e Kryeminis...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 08:55
E. D
pamjet
TIRANË- Mediat ndërkombëtare kanë raportuar dhe transmetuar live prej ditësh protestën që zhvillohet në...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 08:34
E. D
Lea Ypi
TIRANË- Akademikja dhe autorja shqiptare Lea Ypi, ka reaguar sërish lidhur me protestën masive që po zhvillohet prej shumë...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 08:24
E. D
TIRANË- Procedura e prokurimit me vlerë rreth 7.5 milionë euro për përmirësimin e Sistemit të Thesarit të Shtetit &eum...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 07:26
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Tre muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një nivel rekord të ardhurash nga shtetasit e hu...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 07:24
E. D
DURRËS- Golemi rezulton të jetë tregu me zgjerimin më të shpejtë në sektorin e apartamenteve turistike në Shqipër...