SPAK sulmon kullat dhe resortet/ 20 masa sigurie! Në pranga biznesmeni Orest Sota, në kërkim Artur Shehu e Ilir Shtufi
I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys...
I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys...
Masivizohet revolta! Protesta zhvendoset edhe në Gjenevë, qindra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama...
I hiqet 'non grata' Berishës nga SHBA, Nancy VanHorn ia konfirmon në telefon 11 Qershor, 10:59 VIDEO/ Berishës ...
Qytetarët prej 12 ditësh kërkojnë largimin e Ramës/ Nis seanca plenare në Kuvend, gjashtë interpelanca n...
Analiza e origjinës së turistëve, bazuar në të dhënat e vlerësimeve të përdoruesve të Airbnb, tregon se Franca përbën tregun më të madh të huaj për Shqipërinë, me 18% të netëve të qëndrimit.

TIRANË- Vizitorët e huaj dominojnë pothuajse tërësisht tregun e akomodimit afatshkurtër në Shqipëri, ndërsa Franca rezulton vendi me peshën më të madhe në netët e qëndrimit të rezervuara përmes platformave Airbnb dhe Vrbo.
Sipas të dhënave të AirDNA(kompani e analizës së të dhënave për qiratë afatshkurtra, si ato në platformat Airbnb dhe Vrbo) të vena në dispozicion për “Moitor”, 97% e të gjitha qëndrimeve në apartamente turistike gjatë 12 muajve të fundit janë realizuar nga vizitorë që vijnë nga jashtë Shqipërisë.
Analiza e origjinës së turistëve, bazuar në të dhënat e vlerësimeve të përdoruesve të Airbnb, tregon se Franca përbën tregun më të madh të huaj për Shqipërinë, me 18% të netëve të qëndrimit.
Ky grup ka pasur një rritje të dukshme sidomos vitin e shkuar diçka që po reflektohet edhe këtë vit. Madje për herë të parë francezët këtë verë po vijnë me kontrata garancie dhe në formë të organizuar në rajonin e Golemit dhe Durrësit.
Gjermania nga ana tjetër renditet e dyta me 14%, ndërsa Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë 12% të kërkesës totale. Mbretëria e Bashkuar zë 11%, ndërsa Holanda 4%.
Pesë tregjet kryesore përfaqësojnë së bashku gati 60% të të gjitha qëndrimeve të realizuara nga turistët e huaj në Shqipëri gjatë vitit të fundit.
Të dhënat historike tregojnë gjithashtu një ndryshim gradual të përbërjes së kërkesës ndërkombëtare. Gjatë pesë viteve të fundit është rritur pesha e turistëve që vijnë nga Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Holanda.
Në të kundërt, pjesa e tregut e përfaqësuar nga vizitorët amerikanë rezultoi më e lartë gjatë vitit 2021, menjëherë pas pandemisë, përpara se të zbriste gradualisht në vitet pasuese.
Sipas AirDNA, Shqipëria vazhdon të mbështetet kryesisht te kërkesa ndërkombëtare në sektorin e akomodimit afatshkurtër, me një pjesëmarrje shumë të kufizuar të tregut vendas.
Shifrat e vitit të fundit tregojnë se pothuajse e gjithë kërkesa në platformat Airbnb dhe Vrbo gjenerohet nga vizitorë të huaj, ndërsa tregjet e Evropës Perëndimore përbëjnë pjesën më të madhe të netëve të qëndrimit në vend.
Ky zhvillim vjen në një periudhë kur Shqipëria ka regjistruar zgjerim të vazhdueshëm të ofertës turistike dhe rritje të kërkesës në tregun e akomodimit afatshkurtër, duke u renditur ndër tregjet me ritmet më të larta të zgjerimit në rajonin e Ballkanit./MONITOR
TIRANË- Qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 ka arritur në 721 euro në muaj, sipas të dhënave t&eu...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me...
Pamje TIRANË- Marshimi kilometrik po vijojn në zonën e Astirit, ndërsa qytetarët kanë thirrur njëzër: Rama jep...
TIRANË- Pankarta pikante kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave në ditën e 12 të protestave në kryeqytet. Me karikatura dhe...
Pamje TIRANË- Marshimi i qytetarëve në Tiranë po vijon, ku mijëra pjesëmarrës kanë pëërshkruar disa nga r...
Pamje TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre në kryeqytet, ndërsa kanë kaluar katër orë që nga nisja e pr...
Pamje TIRANË- Shoferët e makinave janë solidarizuar me protestuesit, të cilët po marshojnë në rrugët e Tiranës...
pamje nga protesta TIRANË- Media evropiane, Euronews ka raportuar se, kryeministri i Shqipërisë po dyfishon pretend...
Pamje nga marshimi TIRANË- Mijëra qytetarë po vijonë marshimin e tyre kilometrik, në ditën e 12-të të revoltës...
Pamje nga marshimi TIRANË- Qindra mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në rrugët e Tiranës, ndërs...