I hiqet 'non grata' Berishës nga SHBA, Nancy VanHorn ia konfirmon në telefon
11 Qershor, 10:59
VIDEO/ Berishës ...
Aktualitet
Protesta e 12-të/ Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur
Ai u bëri thirrje policiëve t'i bashkohen kësaj proteste.
11 Qershor 2026, 19:44Nga E.d
Pamje nga protesta
TIRANË- Një ish-efektiv i policisë i cili ka marrë pjesë në protestën e ditës së sotme se të gjithë qytetarët e Vlorës do të vijnë t'i bashkohen protestës në Tiranë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ish-efektivi tha se ose do ta arrinjë qëllimin ose do të sakrifikohen për atdheun.
Ai u bëri thirrje policiëve t'i bashkohen kësaj proteste.
“Para 31 vitesh kam kryesuar Komitetin e Protestës në Vlorë, u dhunuam nga berishistët. Më pas nisën dëbimet, persekutimet, më plagosën prindërit me granata dhe tritol. U nisëm me djalin e vogël drejt Adriatikut, na dëbuan edhe pse isha punonjës policie. Pasi i rritëm fëmijët andej, me dashurinë për gjuhën shqipe, pas 29 vitesh jemi në të njëjten situatë, ku ka protestë në të gjithë vendin. Nuk duhet të përsëritet ’97, të mos e lëmë protestën, nëse i duam fëmijët tanë. Le të jem unë heroi i parë, le të më vrasin.
Kemi nisur bisedimet me shokët që lumi të vërshojë nga Vlora në Tiranë, do të vijmë nga në këmbë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur. Ai nuk është burrë, s’ka fe, është frikacak, ata që janë mbrapa tij të mos bëhen tradhtarë, mos u vini përballë shqiptarëve, mos u bëni kundërshtarët tanë sepse do të gjeni belanë. Patronazhistët, policët të bashkohen me ne, të hedhin kapelën në shesh si unë në ’97”, deklaroi ish-efektivi./Dosja.al