6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Fillimisht, në propozimin e prezantuar në Komisionin e Ekonomisë, kërkohet ndryshimi i përcaktimit të këtij institucionit nga “drejtori” dhe “agjenci” me emrin e plotë, Agjencia e Inteligjencës Financiare, për ta bërë kështu sipas deputetit propozues, më moderne, më të shkurtër dhe të koordinuar me autoritetet ndërkombëtare.
Një propozim i deputetit socialist Klevis Xhoxhi në Kuvend, kërkon disa ndryshime në strukturën e një prej drejtorive më të rëndësishme në vend, Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, DPPP.
Fillimisht, në propozimin e prezantuar në Komisionin e Ekonomisë, kërkohet ndryshimi i përcaktimit të këtij institucionit nga “drejtori” dhe “agjenci” me emrin e plotë, Agjencia e Inteligjencës Financiare, për ta bërë kështu sipas deputetit propozues, më moderne, më të shkurtër dhe të koordinuar me autoritetet ndërkombëtare.
Por pika më e rëndësishme është ajo që kërkon që kjo drejtori të shkëputet nga administrata publike dhe të dalë nga statusi i nëpunësit civil, që sipas përfaqësuesve në komisionin e Ekonomisë, e pengon të ketë një staf të kualifikuar dhe eficient, një numër më të madh punonjësish dhe paga më të larta.
Po ashtu kërkohet edhe që agjencia të ketë akses të pakufizuar në informacione dhe të vetë administrojë sistemet informative.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se ky propozim nuk do të sjellë asnjë të mirë në luftën kundër pastrimit të parave, sepse nuk është problemi tek emri por tek struktura.
“Ka nevojë për reformë tërësore se si funksionon institucioni. Ndryshimi i emrit nga drejtori në agjenci nuk na jep zgjidhje të reja. Nuk ndryshon faktin që drejtoria duhet të ketë një rol gjithëpërfshirës e një sjellje tjetër. Edhe pse kemi miratuar ligje për pastrimin e parave jemi ende në listën gri të pastrimit të parave. Duhet parë me kujdes si funksionon. Nuk ka çaluar tek emri. Kjo drejtori nuk komunikon dot me drejtorinë e Tatimeve. Hajdeni bëhemi bashkë për të ndryshuar si funksionon institucioni. Pastrimi i parave është problem real. Këtë e mbështesim!”, përfundoi Tabaku.
Deputeti i PD, Edmond Spaho përmendi se disa banka tregtare në vend kanë dorë në skemën e pastrimit të parave.
“Nuk po akuzoj sistemin bankar por ka banka të caktuara që janë të përziera në këtë punë. Unë nuk po bëj betejë politike por po i referohem fakteve. A jemi në listën gri të pastrimit të parave? Po jemi. Ka pasur probleme por ne nuk po i zgjidhim sepse ndërtimi është fushë ku pastrohen para gjerësisht, pse, se s’ka rregullaNë cilin vend të botës ndodh që të marrësh leje ndërtimi se i kam paratë vetë. Një vend që është në listën gri nuk hap lojërat e fatit sepse atje pastrohen para. Një vend në listën gri nuk bën amnisti fiskale. Ju këtë keni të keqe se ju krahasoni veten tuaj me Anglinë, me ShBA-në, me Gjermaninë por ju s’keni asnjë institucion që të kontrollojë sepse jeni të kalbur. Unë nuk e kam me deputetin, e kam me kryeministrin dhe kjo është një iniciativë e tij për të marrë institucionin në kontroll. Ju po transformoni fjalët e mia, nuk thashë sistemi bankar, por në Shqipëri ka banka që janë të përfshira në pastrimin e parave. Dhe ia aludova mjaft qartë zonjës se për kë bankë e kam fjalën dhe ajo e di shumë mirë se ka qenë minisitre Financash (referuar deputetes Anila Denaj). Janë përzier lart fare gjërat”, tha Spaho./MARRE nga Gazeta Si
Foto ilustruese TIRANË- Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar protestë pas marrjes së vendimit të qeveris&e...
Gentjan Bejtja TIRANË- Ka të dy djemtë e tij të mitur në spital, por Gentjan Bejtja ende nuk ka shkuar që t'i vizitojë. ...
TIRANË- Pas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë se do të bëhet riatdhesimi i organit të zemrës së...
Foto ilustruese Riviera bregdetare e Shqipërisë dhe jo vetëm është bërë jehonë në mediat ndërkombëta...
Foto ilustruese GREQI- Një shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke pasi akuzohet se pas një sherri në nj...
Vijon zbulimi i detajeve mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, ku mbi i vrarë Ramaz...
Gentian Bejtja KRUJË- Shoqërimi i të ashtuquajturve "të fortit e Niklës", vëllezërit Durim dhe Valter Bami, e gjithashtu...
Foto ilustruese TIRANË- Thyhen xhamat e një marketi në zonën e Astirit. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme dhe...
Ardian Nikulaj Në gjykatën e ekstradimeve në Londër është zhvilluar një seancë parapërgatitore e ekstradimit ...
Pamje nga aksioni DIBËR- Katër persona në Dibër janë proceduar penalisht pasi akuzohen për prerje të kundërligjshme...