5 Korrik 2023, 10:07
Nga k.m.
Ardian Nikulaj
Në gjykatën e ekstradimeve në Londër është zhvilluar një seancë parapërgatitore e ekstradimit të Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe shqiptarit me pasaportë britanike Edmond Haxhia. Ata kërkohen nga drejtësia shqiptare nën dyshimin e bashkëpunimit në vrasjen e Ardian Nikulaj në 19 Prill 2023. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ndoqi online këtë seancë.
Nga të katër të arrestuarit vetëm Edmond Haxhia preferoi ta ndjekë këtë seancë prezent në gjykatë. Ndërsa, Harriet Bridgeman iu bashkua online nga shtëpia e saj. Lewis Green avokati mbrojtës i Thomas Mithan, paralajmëroi se ai do të kërkojë sjelljen në gjykatë e një raporti nga një ekspert i pavarur për kushtet e burgjeve në Shqipëri.
Të tillë raporte ekspertësh janë përdorur edhe në të shkuarën për të bllokuar por pa sukses, ekstradimet e shqiptarëve nga Anglia. Gjykata e Lartë angleze “Royal Court of Justice” për këtë çështje është shprehur disa herë duke vendosur se “kushtet në burgjet shqiptare, përmbushin standardet për të ekstraduar nga territori Anglisë, të kërkuarit nga drejtësia shqiptare”.
Gjykatësi Daniel Sternberg vendosi vijimin e lirisë me kusht nën monitorimin elektronik për Bridgeman, ndërsa tre të bashkë-akuzuarit e tjerë do të vijojnë qëndrimin në paraburgim. Po ashtu gjykatësi Sternberg kërkoi nga avokatët mbrojtës të dorëzojnë në gjykatë argumentet mbrojtës më 29 Gusht. Ndërsa shteti shqiptarë kërkues i ekstradimit të këtyre personave, përmes përfaqësuesit nga Crown Prosecution Service, prokuroria angleze, duhet të dorëzojë prapësimet ligjore më 10 Tetor.
Me realizimin nga palët të këtyre urdhëresave të gjykatësit Daniel Sternberg i hapet rruga shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë në mesin e Nëntorit. Qëndron ende në arrati britaniku tjetër Harry Simpson person me Kartelë të Kuqe Interpoli pasi një urdhër arresti nga Policia Shqiptare.
Sakaq në Marok është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpoli Ruben Saraiva njeriu që sipas policisë shqiptare është autori vrasjes në Shëngjin të Ardian Nikulajt. Edhe ndaj tij kanë nisur procedurat e ekstradimit.
SI NDODHI VRASJA?
Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor. Ruben Saravia iku nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Nuk dihet se çfarë rruge ka ndjekur portugezi për të mbërritur deri në Marok. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva./Dosja.al
ardian nikulaj vritet ardian nikulaj
Aktualitet
5 Korrik 2023, 10:01
k.m.
Pamje nga aksioni
DIBËR- Katër persona në Dibër janë proceduar penalisht pasi akuzohen për prerje të kundërligjshme...
Aktualitet
5 Korrik 2023, 09:42
k.m.
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një 47-vjeçar, Anil Canka, nga Lushnja është arrestuar Policia e Shtetit pas një hetimi disa mujor p&eu...
Aktualitet
5 Korrik 2023, 08:45
k.m.
Aldor Nini
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar Aldor Ninin, drejtuesin e kompanisë Acromax në Shqipëri. Sipas Policisë...
Aktualitet
5 Korrik 2023, 08:16
f.i
bileta
TIRANË- Moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu ka publikuar një foto të një bilete 'United States Lines' të viteve '34,...
Aktualitet
5 Korrik 2023, 07:51
f.i
kanabis
KRUJË- Në orët e para të ditës së sotme një aksion antidrogë ka nisur në zonën e Krujës.
Ak...
Aktualitet
5 Korrik 2023, 07:31
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Si çdo vit në këtë kohë, Shqipëria po përgatitet për ardhjen masive të tur...
Aktualitet
5 Korrik 2023, 07:02
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të ndikohet nga të njëjta...
Aktualitet
4 Korrik 2023, 23:37
“Fiks Fare” denoncoi një skandal në Morgun e Tiranës, ku trupa të pajetë ndodhen në atë institucion prej tri vi...
Aktualitet
4 Korrik 2023, 22:40
k.m.
ITALI- Scarger tani është i lirë në Shqipëri. 2 vite para kohe. Rubin Talaban, 41 vjeç, i dënuar me 12 vjet burg p&e...
Aktualitet
4 Korrik 2023, 21:29
k.m.
Belul Kokollari
BERAT- Prokuria e Beratit ka kërkuar 15 vite burg për 46-vjeçarin Belul Kokollari, i cili akuzohet për përdhunim...