Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se ndalimi i tyre u bë gjatë një operacioni të zhvilluar në dy ditët e fundit, duke shtuar se të ndaluarit po udhëtonin me katër automjete të ndara me targa nga Kragujevci, qytet në Serbi.
GJAKOVË- Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar një muaj paraburgim për katër serbët e arrestuar në fundjavë në qytetin jugperëndimor të Kosovës, duke i akuzuar për shkelje të ligjit të armëve. Në një njoftim për media, Prokuroria tha se të dyshuarit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., kishin mbajtur armë të ftohta gjatë vizitës së tyre në në disa nga Manastiret Ortodokse në Kosovë të shtunën.
Sipas njoftimit, në veturën me të cilin po udhëtonin ata, e tipit Toyota, Policia e Kosovës gjeti një sëpatë, një thikë me këllëf, dhe një thikë sharrë. Ata akuzohen se e kishin tejkaluar shpejtësinë e lejuar në atë zonë dhe nuk kishin deklaruar se në veturën e tyre bartnin armë të ftohta.
“Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të pandehurit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, tha Prokuroria.
Përveç katër të dyshuarve në Gjakovë, autoritetet kosovare i ndaluan edhe 12 të dyshuar të tjerë në Prizren në fundjavë. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se ndalimi i tyre u bë gjatë një operacioni të zhvilluar në dy ditët e fundit, duke shtuar se të ndaluarit po udhëtonin me katër automjete të ndara me targa nga Kragujevci, qytet në Serbi.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha të dielën në mbrëmje se gjykata kishte urdhëruar që katër serbët e arrestuar në Gjakovë të mbaheshin në paraburgim për 48 orë. Në lidhje me 12 të arrestuarit në Prizren, ajo tha se dy prej tyre, me inicialet L.S. dhe S.R. u mbajtën në paraburgim, ndërsa të tjerët pas marrjes në pyetje u liruan dhe u kthyen në Serbi.
Sveçla tha të dielën se, sipas të dhënave fillestare, dyshohej se këto grupe “kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”. Beogradi e ka mohuar këtë, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që tha se personat e ndaluar po vizitonin manastiret përreth Prizrenit./REL
Foto ilustruese TIRANË- Ndryshimi i motit ka sjellë reshje dëbore dhe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Shum&eu...
foto nga vendngjarja ITALI - Vladimir Topjana, 43-vjeç, u qëllua mbrëmjen e djeshme për vdekje me armë zjarri, pranë nj&eum...
Borë ELBASAN- Vendi ynë ditët e fundit është përballur me ndryshime të motit të cilat në disa vende kanë ...
Green Coast Green Coast shtrihet përgjatë vijës bregdetare të Rivierës Shqiptare, në një zonë ku bukuria natyrore d...
foto ilustruese TIRANË- Fletët e votimit për diasporën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të cilat janë printu...
Foto ilustruese FRANCË- Autoritetet franceze kanë zhvilluar së fundi një opercion antidrogë në zonën e Normandisë d...
vendngjarja ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Itali nga një bashk&eum...
Foto ilustruese SERBI- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se autoritetet kan&...
Ekstradimi TIRANË- Dy shqiptarë të shpallur në kërkim janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia. Nga Gjermania është...
jonaid myzyri TIRANË- Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorin...