LIVE UPDATES
Aktualitet

"Mes tyre ishin dhe oficerë të shërbimeve të sigurisë në Serbi", Kosova ndalon 16 serbë, Vuçiç: Po vizitonin manastiret përreth Prizrenit

Ministri në detyrë Sveçla, ndërkaq, pretendoi se 12 personat e ndaluar në Prizren, “po strehoheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë”.

7 Prill 2025, 09:21 Nga r.ll
"Mes tyre ishin dhe oficerë të shërbimeve të
Foto ilustruese

SERBI- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se autoritetet kanë ndaluar 16 persona, duke thënë se në mesin e tyre kishte edhe “oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë”. Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se personat e ndaluar po vizitonin manastiret përreth Prizrenit.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla se ndalimi i tyre u bë gjatë një operacioni të zhvilluar më 5 dhe 6 prill, duke shtuar se të ndaluarit po udhëtonin me katër automjete të ndara me targa nga Kragujevci, qytet në Serbi. Grupi i parë, sipas tij, i përbërë nga katër persona, u ndalua në Gjakovë. Ndërkaq, 12 persona të tjerë u ndaluan në Prizren.

“Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”, shkroi Sveçla.

Sipas tij, grupit të parë të ndaluar në Gjakovë, ndal të cilëve është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh, gjatë kontrollit të makinës me të cilin po udhëtonin iu gjetën “fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, dy thika, një sëpatë dhe një dritë rotative”.

Për ndalimin e katër personave në Gjakovë ka raportuar edhe Policia e Kosovës, por edhe në njoftimin për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, të mbajtur të dielën, është përmendur ky rast. Ministri në detyrë Sveçla, ndërkaq, pretendoi se 12 personat e ndaluar në Prizren, “po strehoheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë”.

“Edhe në këtë grup ishin dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe”, u shpreh Sveçla.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se personat e ndaluar kishin shkuar për të vizituar Seminarin Teologjik dhe manastiret përreth Prizrenit.

“Imagjinoni, disa nga këta persona janë edhe pjesëtarë të strukturave të sigurisë, dhe pastaj u kanë gjetur, thonë, një thikë dhe një sëpatë të thyer – është krejtësisht e qartë se nuk shërbejnë për asgjë tjetër, përveç për ndonjë përdorim privat dhe nevoja personale”, u shpreh Vuçiç më 6 prill.

“Dhe, kjo ju tregon çfarë terrori po vazhdon ndaj serbëve”, shtoi ai.

Udhëheqësi i Ministrisë së Brendshme të Kosovës, ndërkaq, deklaroi se bazuar në hetimet paraprake të organeve të rendit të Kosovës, një nga të ndaluarit është “konfirmuar se është zyrtar i policisë serbe me gradë të togerit policor”, i cili, siç pretendoi Sveçla, “ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Banjskës, Nemanja Radivojeviç, nofka ‘Gandi’”.

“Ky i fundit është i afërt i Vlladimir Radivojeviq, nofka ‘Mami’, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku. Zyrtari tjetër ushtarak, i cili bart gradën e kapitenit të klasit të parë, është lidhje e ish-gjeneralit të inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Millanoviç, i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve mbi caqet serbe”, tha Sveçla.

Emri i Vlladimir Radivojeviçit është përmendur edhe më herët nga autoritetet e Kosovës, dhe është lidhur me sulmin në Banjskë të Zveçanit kundër Policisë së Kosovës, të kryer në shtator nga një grup i serbëve të armatosur.

Më 29 shtator të vitit 2023, Policia e Kosovës e bastisi shtëpinë e Radivojeviçit në Zveçan. Ai besohet se është udhëheqës i një grupi tifozësh të klubit të futbollit Crvena Zvezda. Bastisjet në shtëpinë e Radivojeviqit ishin kryer në aksionin e njëjtë policor, kur u bastisën pronat e Millan Radoiçiçit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin në Banjskë të Zveçanit, kur u vra polici Afrim Bunjaku. Gjatë këmbimit të zjarrit në Manastirin e Banjskës, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Sipas Zveçlës, fakti që grupi i dytë – që u ndalua në aksionin e fundit – ishte “strehuar në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë mund të tregojë për një tentativë për të shfrytëzuar institucione fetare për kamuflim ose për të shkaktuar tensione ndëretnike/fetare në Kosovë, duke përdorur ngjarje të sajuara për të nxitur reagime të dhunshme ose trazira”.

Por, ky pretendim i Sveçlës është kundërshtuar nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit. Dioqeza tha se nga mediat ka mësuar se persona që natën paraprake kanë qenë mysafirë të Seminarit, duke theksuar se Kisha nuk mund të ketë njohuri se kush janë të gjithë pelegrinët që marrin pjesë në shërbesa apo edhe në këtë seminar.

“Çdo insinuatë se personat e përmendur, duke qëndruar në pjesën e mysafirëve të Seminarit, kinse kanë shfrytëzuar ‘institucionin fetar për maskim dhe për nxitje të tensioneve ndëretnike dhe fetare në Kosovë’, siç thuhet në komunikatën e sotme të Policisë së Kosovës, është krejtësisht e papërgjegjshme dhe nuk bazohet në fakte konkrete”, tha Dioqeza Rashkës dhe Prizrenit.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë përshkallëzuar qysh në prill të vitit 2023, kur u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë të katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe. Zgjedhja e tyre nxiti protesta nga serbët lokalë. Tensionet kulmuan shtatorin e atij viti, me sulmin e armatosur në Banjskë, që Kosova e konsideron sulm terrorist.

Në Kosovë është ngritur aktakuzë në rastin e Basnjkës kundër rreth 40 personave, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin. Besohet se ai dhe shumica e pjesëtarëve të grupit ndodhen të lirë në Serbi, ndërsa në paraburgim në Kosovë ndodhen Vladimir Toliq, Bllagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç.

Ata janë arrestuar pas sulmit në Banjskë, ndërsa seanca e parë në rastin e tyre do të mbahet më 17 prill. Edhe Serbia po heton sulmin në Banjskë, por deri më tani nuk është ngritur asnjë aktakuzë. Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar ashpër këtë sulm dhe ka kërkuar që pjesëmarrësit të përballen me drejtësinë. Po ashtu, vitin e kaluar kanali i Ibër-Lepencit në veri u sulmua me mjete plasëse. Për këto dy sulme, Kosova ka fajësuar Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në to./REL

kosove aleksander vucic

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale