Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në raftet e dyqaneve evropiane dhe globale, vajrat, pijet dhe prodhime të tjera “Made in Kosova” shpesh janë regjistruar si me origjinë nga Shqipëria apo shtete të tjera - jo për shkak të vendit të prodhimit, por për shkak të mungesës së një barkodi shtetëror të njohur ndërkombëtarisht.
Për më shumë se dy dekada, produktet e prodhuara në Kosovë kanë udhëtuar drejt tregjeve ndërkombëtare me një identitet të huaj.
Në raftet e dyqaneve evropiane dhe globale, vajrat, pijet dhe prodhime të tjera “Made in Kosova” shpesh janë regjistruar si me origjinë nga Shqipëria apo shtete të tjera - jo për shkak të vendit të prodhimit, por për shkak të mungesës së një barkodi shtetëror të njohur ndërkombëtarisht.
Kjo ka qenë një pasojë më pak e dukshme e statusit të Kosovës si shteti më i ri në Evropë, por që vazhdon të përballet me njohje të pjesshme ndërkombëtare dhe integrim të paplotë në shumë mekanizma globalë.
Situata, megjithatë, po ndryshon.
Kosova ka siguruar këtë muaj barkodin ndërkombëtar 381, duke u dhënë për herë të parë produkteve vendore një identitet të verifikueshëm globalisht.
Për një vend që synon të rrisë eksportet dhe të integrohet më thellë në tregun evropian dhe global, ky është një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të sovranitetit ekonomik dhe pranisë së tij në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit, vlerësojnë ekspertët.
Barkodi, përndryshe, është një numër unik identifikues që përmban informacion për kompaninë dhe vendin e origjinës së produktit dhe mund të skanohet kudo në botë, përmes pajisjeve optike apo aplikacioneve telefonike.
Kompania “Fluidi” nga Gjilani, e cila prodhon vaj ushqimor dhe pije freskuese, është ndër prodhuesit kosovarë që për vite me radhë është detyruar të sigurojë barkode jashtë vendit, për të eksportuar jashtë.
“Në raftet e marketeve të shteteve evropiane dhe globale, produktet e prodhuara në Kosovë kanë figuruar me origjinë nga Shqipëria ose shtete të tjera”, thotë pronari Berat Mustafa për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, rreth 30 për qind e prodhimit të kësaj kompanie eksportohet në vendet e rajonit, Evropë dhe Afrikë.
Dhe, deri më tani, për secilin produkt ka qenë e nevojshme të sigurohej barkod jashtë Kosovës.
“Unë i kam blerë barkodet në Shqipëri, pasi atje e kam të regjistruar kompaninë dhe ka qenë më e lehtë. Shumë biznese kosovare kanë vepruar njësoj, ose kanë përdorur barkode të siguruara nga vetë kompanitë blerëse në vendet ku eksportojnë”, shpjegon Mustafa.
Sipas tij, kjo situatë ka krijuar një paradoks: megjithëse praktikë e lejueshme, produktet janë prodhuar në Kosovë, por nuk kanë qenë zyrtarisht të identifikueshme si të tilla në sistemin global të tregtisë, duke kufizuar dukshmërinë e tyre dhe mundësinë për të ndërtuar një reputacion ndërkombëtar.
Mustafa tregon se vetëm në Shqipëri ka paguar mbi 200 euro në vit për barkodet e dhjetë prodhimeve të tij.
“Nuk është shumë e lartë kostoja financiare, por barkodi 381 promovon drejtpërdrejt produktet tona dhe vetë shtetin e Kosovës”, shton Mustafa.
Deri më tani, në tregun e Kosovës është përdorur barkodi 390 - i cili është vendosur në vitin 2003 nga Oda Ekonomike e Kosovës, në përputhje me kompetencat e saj ligjore për administrimin e identifikimit të produkteve - si një zgjidhje emergjente për skanimin e tyre në tregun vendor.
Megjithatë, ky kod nuk ishte pjesë e sistemit global të identifikimit të produkteve.
Në praktikë, kjo nënkuptonte se produktet kosovare mund të qarkullonin në tregun vendor, por për eksport kërkonin integrim në sisteme të huaja identifikimi.
Situata ndryshoi këtë muaj, kur Kosova, përmes Odës Ekonomike të Kosovës, nisi për herë të parë lëshimin e barkodeve me prefiksin 381 - gjashtë muaj pas anëtarësimit në rrjetin global GS1.
GS1 është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse me seli në Bruksel, e cila zhvillon dhe administron standardet globale për identifikimin e produkteve, shërbimeve dhe zinxhirëve të furnizimit në të gjithë botën.
Ky sistem përdoret nga miliona kompani dhe është thelbësor për funksionimin e tregtisë moderne, logjistikës dhe shitjes me pakicë.
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, Kushtrim Ajvazi, thotë se praktika e huazimit të barkodeve jo vetëm që ka rritur kostot administrative dhe financiare për prodhuesit, por ka ndikuar edhe në zbehjen e identitetit të produkteve kosovare në tregjet ndërkombëtare.
Për një ekonomi të vogël dhe në zhvillim si Kosova, ndërtimi i një identiteti të njohur eksportues është kritik për tërheqjen e partnerëve tregtarë dhe investimeve të huaja.
“GS1 në Kosovë është identifikimi i produkteve ‘Made in Kosova’ në tregun global”, thotë Ajvazi për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se sistemi i ri rrit edhe transparencën për konsumatorët.
“Përmes barkodit, konsumatorët mund të verifikojnë origjinën e produktit, prodhuesin dhe përmbajtjen - çka rrit besueshmërinë dhe sigurinë në treg”, sipas tij.
Megjithëse e konsiderojnë si një hap të rëndësishëm, përfaqësuesit e biznesit paralajmërojnë se barkodi ndërkombëtar nuk është zgjidhje për të gjitha sfidat me të cilat përballen prodhuesit kosovarë.
Kosova mbetet një ekonomi e vogël prej rreth 1.5 milion banorësh, me bazë të kufizuar prodhimi dhe varësi të lartë nga importi.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se sfidat kryesore për prodhuesit vendorë mbeten strukturore.
Sipas tij, politikat e papërshtatshme fiskale dhe rritja e kostove operative - veçanërisht e çmimit të energjisë elektrike pas daljes së bizneseve në tregun e hapur vitin e kaluar - kanë ulur konkurrueshmërinë e tyre.
Ai shton se Kosova ka potencial eksportues, por kërkohet mbështetje më e madhe institucionale dhe një qasje më e koordinuar për depërtimin në tregjet e huaja.
“Ne mbesim vend që dëshiron eksportin, por në praktikë favorizojmë konsumimin e produkteve të huaja. Jemi bërë besnikë ndaj produkteve të importuara”, thotë Shahini.
Pabarazia ndërmjet importit dhe eksportit mbetet një nga treguesit më të qartë të sfidave ekonomike.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, gjatë vitit të kaluar vendi ka importuar mallra në vlerë prej mbi shtatë miliardë eurosh - nisur nga ushqimi deri te materiali ndërtimor e tekstili.
Në të njëjtën periudhë kohore, eksportet kanë arritur në rreth 942 milionë euro, ose vetëm 2.6 milionë euro në ditë.
Në këtë kontekst, thonë ekspertët, barkodi 381 përfaqëson më shumë sesa një ndryshim teknik. Ai është një hap drejt identitetit të produkteve kosovare në tregun global, por suksesi i tij do të varet nga aftësia e vendit për të mbështetur prodhuesit dhe për ta kthyer këtë identitet në një avantazh real ekonomik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka nisur mandatin e ri javën e kaluar, ka premtuar një miliard euro në formë garancish e kredish për prodhuesit.
Mustafa pret të shpenzojë stokun e vjetër dhe produktet e reja t’i regjistrojë me barkodin 381, i bindur se ky kod do t’i plasojë produktet kosovare në tregjet ndërkombëtare me identitet të qartë dhe të pakundërshtueshëm: “Made in Kosova”./REL
Foto ilustruese Eksportet shqiptare të zarzavateve kanë nisur vitin 2026 me një rënie të fortë, duke reflektuar ndikimin e p&...
Foto ilustruese Nëse je individ, pra nuk je i pajisur me NIPT biznesi, por gjatë vitit 2025 ke gjeneruar të ardhur me vlerë mbi 50 mij&...
Foto ilustruese Sot moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në veri e jug të vendit në or&...
foto ilustruese GREQI- Prej 13 muajsh, Aliaj ndodhej në burgun e Greqisë, duke pritur ekstradimin drejt Shqipërisë. Në muajt e fu...
foto ilustruese GREQI- Një prej aktiviteteve kryesore të Jani Aliajt ishte kultivimi dhe trafiku i kanabisit. Mendohet se ky aktivitet e futi n&e...
GREQI- Përplasja gjakatare mes grupeve të Tepelenës të drejtuar nga Elton Çiço dhe Jani Aliaj, e ka zanafillën 2 dekada...
GREQI- Tri javë më pas vrasjes së Elton Çiços, hetimi merr formë konkrete. Policia e Tiranës, pasi dokumenton dinamik&e...
GREQI- Pasi Jani Aliaj i shpëtoi disa atentateve, tashmë plumbat do të drejtoheshin nga armiku i tij i betuar. Më 1 maj 2016, Elton &Ccedi...
GREQI- Mbrëmjen e 30 marsit 2015, Tepelena u trondit nga një sulm që do të linte shenja të thella tek familja e Elton Çicë...
GREQI- Fillimisht autorësinë për vrasjen e Jani Aliajt, e mori një shtetas grek. Pak orë përpara ngjarjes u raportua se 49-vje&c...