LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja që zbulon detaje të panjohura, “hija” e Ervis Martinajt pas dhunimit dhe grabitjes së prindërve të bosit nga Tepelena

Pavarësisht se autorët hynë në banesë për grabitjen e shumave të mëdha parash, në dëshminë e tij përpara autoriteteve Naim Çiça ka thënë se i kanë vjedhur vetëm 5 mijë euro

18 Shkurt 2026, 22:01 Nga E. D

Dosja që zbulon detaje të panjohura, “hija” e Ervis

GREQI- Mbrëmjen e 30 marsit 2015, Tepelena u trondit nga një sulm që do të linte shenja të thella tek familja e Elton Çicës. Në banesën e prindërve të tij, Naim e Antoneta Çiça, hynë me dhunë katër persona të maskuar. Ata lidhën dhe qëlluan dy të moshuarit, duke i kërkuar me tone kërcënuese paratë që supozohej të kishin në shtëpi.

“…Kam qenë në banesën time, kur pasi bëra gati ushqimin për djalin, i cili nuk kishte ardhur akoma në shtëpi, u ngjita në katin e dytë për të bërë gati krevatin e djalit. Zbrita poshtë dhe derën e lashë të hapur, kur në moment dëgjova hapa që ngjiteshin në katin e dytë dhe unë hapa derën, pasi mendova se ishte djali im, por në këtë kohë kam parë tre veta, të cilët ishin të maskuar dhe me doreza në dorë…”

Pavarësisht se autorët hynë në banesë për grabitjen e shumave të mëdha parash, në dëshminë e tij përpara autoriteteve Naim Çiça ka thënë se i kanë vjedhur vetëm 5 mijë euro

Në përfundim të deklarimit të tij, Naimi shpjegon se nga shtëpia u kanë vjedhur një shumë prej 5000 mijë euro dhe dy ora të shtrenjta të cilat ishin të djalit.

Ngjarja ndodhi kur Elton Çiça ishte ende gjallë. Në fakt, ai episod nuk u lidh me konfliktin me Jani Aliajn, por krimi solli të tjera degëzime ngjarjesh kriminale, që janë ende të pazbardhura nga autoritetet.

“Kjo nuk e përjashton faktin që edhe këto konflikte që kanë qenë në zonën e Tepelenës të jenë transferuar në grupe të tjera kriminale, që kanë pasur lidhje, dhe kanë shfrytëzuar informacionet që kanë pasur njëra me tjetrën për të bërë këto konflikte siç ishte edhe rasti i grabitjes së banesës Elton Çiços”, u shpreh Indrit Sefa, avokat.

Në dosjen e grabitjes së prindërve të Çiçës, del në skenë dhe një emër i njohur i botës së krimit, ai i Ervis Martinajt. Ky i fundit, rezulton një nga pronarët e makinës që autorët e grabitjes përdorën për grabitjen në banesën e prindërve të Elton Çiçës…

Nga hetimet u zbulua se grabitësit kishin planifikuar çdo detaj, duke përdorur makina të ndryshme dhe llogari të fshehta pronësie. Automjeti i përdorur, një AUDI S3 me targa italiane CD 368 PT, kishte kaluar nëpër zinxhir pronësie nga Sokol Jella tek Ervis Martinaj dhe më pas tek Robert Rama. Këta personazhe të botës së krimit, kishin informacione se në atë kohë, bosi nga Tepelena konsiderohej si një prej personazheve me shumat më të mëdha të parave të pista cash.

Në deklarimet e tij gjatë hetimeve, në datën 30.04.2015, shtetasi Ervis Martinaj ka shpjeguar se me shtetasin Bledar Llozhi kishte një llogari pa mbyllur, për një shumë prej 10000 (dhjetë mijë) euro në lidhje me disa furnizime inertesh që Ervis Martinaj i kishte blerë Bledarit për pikën e betonit. Në pamundësi të likuidimit të kësaj shume nga ana e Bledarit, ranë dakord që të merrte makinën tip AUDI A3 S3, të cilin ia ka shitur shtetasit Robert Rama. Sipas deklarimit të tij, shtetasi Robert Rama bënte punime alumini dhe kanë rënë dakord që të bënte punime tek një objekt i tij në vlerën e makinës prej 10000 euro.

“U fol në rrugë policore në atë kohë por edhe në disa veprime hetimore që u bënë nga policia që ngjarja kishte të bënte me një grabitje, të disa personave që kishin dërruar dyer dhe dritare në shtëpinë e Elton Çiçës, dhe ato kishin çelësat e dyerve, për shkak se kishin informacion se në shtëpinë e prindërve të tij kishte shuma të konsiderueshme parash”, u shpreh gazetari, Xhevahir Zhabina.

“Në lidhje me këtë ngjarje Jani Aliaj nuk ka pasur asnjë lidhje, është përjashtuar kategorikisht, që kjo të jetë arsye për pasojën e ardhur. Pra personat që u përfshinë në banesën e prindërve të Elton Çiços janë identifikuar menjëherë nga policia, pati edhe të arrestuar, edhe një pjesë e tyre pastaj u vranë u plagosën pati edhe ato një histori më vete”, u shpreh avokati, Gjergj Nikolli.

Ekspertimi daktiloskopik zbuloi gjithashtu në një paketë cigaresh gjurmët e gishtave të Erigers Mihasit.

Megjithatë kjo provë duket se nuk bindi prokurorin e çështjes, i cili 6 muaj pas arrestimit, në korrik të vitit 2019, kërkoi lirimin e Mihasit nga qelia, kërkesë që u pranua nga Gjykata.

Megjithëse u lirua nga qelia, hetimet për Mihasin vijuan në gjendje të lirë. Dosja u pushua pasi ky i fundit u ekzekutua nëntorin e vitit 2021 në zonën e “Astirit”, në Tiranë.

“Është zbardhur edhe e vërteta e grabitjes së familjes së Elton Çiçës, ka rezultuar se nuk kanë pasur lidhje grupi i Jani Aliajt me grabitjen e ndodhur kanë qenë personazhe të tjerë. Por, kjo nuk e përjashton faktin që mund të kenë qenë këta të fundit që mund të kenë çuar informacione”, u shpreh avokati, Indrit Sefa./Top Channel

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës