LIVE UPDATES
Aktualitet

Procedim penal për "Drejtoreshën e Antidrogës", kërcënon emisionin investigativ: Do ju hedh në erë

Drejtoria e Policisë së Vlorës në njoftimin e saj, thotë se  specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 48-vjeçares Manjola Thanasko.

6 Mars 2025, 22:18 Nga r.ll
Procedim penal për "Drejtoreshën e Antidrogës",
manjola thanasko

TIRANË- Menjëherë pas transmetimit në Fiks Fare të problemit të emigrantit shqiptar në Greqi, Arben Latifi, i cili ankohej për 48-vjeçaren, Manjola Thanasko se e kishte mashtruar duke i marrë 4500 euro për t’i nxjerrë dokumentet e qëndrimit në shtetin grek, reagoi Drejtoria e Policisë Vendore të Vlorës.

Drejtoria e Policisë së Vlorës në njoftimin e saj, thotë se  specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 48-vjeçares Manjola Thanasko.

Gjatë kontrollit, kësaj shtetaseje iu gjetën dhe iu sekuestruan disa karta anëtarësie në organizata joqeveritare greke. Aktualisht, vijojnë hetimet për të përcaktuar vërtetësinë e këtyre dokumenteve dhe qëllimin e posedimit të tyre, thotë policia e Vlorës në njoftimin e saj për shtyp.

Në përfundim të këtyre veprimeve, zonja Manjola Thanasko, u procedua penalisht, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndërkohë policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për të dokumentuar raste të tjera mashtrimi, në të cilat dyshohet se është përfshirë kjo shtetase.

Dy ditë më parë në Fiks Fare një emigrant shqiptar në Greqi denoncoi veprimet e një shtetaseje shqiptare, e cila i kishte premtuar nxjerrjen e dokumenteve të qëndrimit në shtetit grek kundrejt pagesës prej 4500 eurosh.

Emigranti Arben Latifi, tregoi se kishte dëgjuar se kjo shtetase ka mashtruar shumë emigrantë në Greqi, duke ju thënë se do i bëjë me dokumente greke dhe duke ju marrë paratë. Z.Latifi kërkoi ndihmën e Fiksit që t’i kthehen paratë.

Fiks Fare kontaktoi me zonjën Thanasko, e cila pranoi se ishte paguar nga zoti Latifi, por shumën e saktë që i kishte marrë, nuk e mbante mend. Gjatë bisedës me gazetaren ajo kujtohet dhe i thotë se nuk i ka marr 4500 euro por vetëm 2000 euro. Nga këto 300 euro është pagesa e saj.  Për pozicionin e saj të punës ajo u prezantua ” Unë jam drejtoresha e Antidrogës për pjesën e Athinës”.

Ajo e adresoi përgjegjësinë për marrjen e parave tek një avokat shqiptar në Greqi, të cilit ajo i kishte kaluar  si paratë edhe dokumentet për të ndjekur procedurën e përgatitjes së tyre. Ajo u kërkoi gazetarëve të Fiksit të mos e bënin publik rastin.

Kërkesës së gazetares për të patur numrin e kontaktit të avokatit që po merrej me dokumentet e z. Latifi, 48-vjeçarja  iu përgjigj me ‘JO’. Madje ajo ka kërcënuar Fisk Fare me padi penale dhe qytetarin Latifi me padi për ngacmim seksual ” Unë atë do e çoj në burg për ngacmim seksual”

Një ditë pasi denoncimi i emigrantit Latifi u bë publik në Fiks Fare, zonja Manjola Thanasko kontakton sërish me gazetaren e Fiks Fare, dukë kërcënuar të gjithë redaksinë e Fiks Fare dhe televizionin Top Channel. “Unë do ju çoj të gjithëve në SPAK. Do ju hedh në erë ju dhe Top Channel-in”, kërcënoi Thanasko.

Ajo në telefonatën e saj në orët e vona të mbrëmjes përdor një gjuhë kërcënuese ndaj gazetares, emisionit dhe vetë televizionit Top Channel. Me ulërima ajo shprehet se do ankohet tek kryeministri Rama, në SPAK dhe si shtetase greke edhe në Ministrinë e Jashtme të Greqisë.

Kjo pasi ajo akuzon emisionin Fiks Fare se e ka cilësuar si të infiltruar në sektorin e antidrogës në polici, ndërkohë që një ditë më parë ajo ashtu është vetë prezantuar për Fiksin. Nga njëra anë tregon se njerëzit e kanë përgëzuar për punën që bën dhe nga ana tjetër shprehet se e kanë kërcënuar ata që ajo ka futur në burg. Me ulërima i kërkon llogari gazetares së Fiksit edhe pse nuk i jep mundësi të përgjigjet, por vazhdon me kërcënime.

“Të gjithë do të jepni llogari për kokën time që jam drejtoreshë e antidrogës, jam e infiltruar në policinë greke”. Ndërkohë që ndryshe shprehet Drejtoria e Policisë së Vlorës në njoftimin për shtyp.

Telefonata e Manjola Thanaskos me gazetaren e Fiksit

Manjola Thanasko- Moooj, nesër më keni tek Edi Rama. Unë do ju shkatërroj krejt , do ju çoj të gjithë tek SPAK-u. Tek SPAAAAK-u. Në rregull dhe Julian Dedën do ta çoj në SPAK. Unë do kërkoj nesër me Edi Ramën, o Julian Deda o unë! Mua të më mbroni, mua të më mbroni të gjithë. Juve për kokën time do priteni si qeni tani të gjithë. Në rregull? Ti do më mbrosh mua që më çove në televizion dhe ke thënë për mua që jam e infiltruar. Shteti juaj komplet komplet , unë po s’e bëra Fiksin, unë po s’e shkatërrova Fiksin mbaje mend. Unë do jem bija më e poshtër po s’e shkatërrova Fiksin. Në rregull! Zonjë pse nuk flet zonjë? Zonjë fol përgjigju!

Gazetarja- Po nuk po më lini të flas

Manjola Thanasko- Po po urdhëro, po fol, vazhdo!

Gazetarja- Kam për t’ju thënë, nesër pas orës 09:00 fillon orari im i punës dhe jeni e lirë të vini në zyrat e Top Channel, t’ju presim dhe të dëgjojmë gjithë versionin tuaj. Tashmë është ora 22:00 dhe e kam të pamundur që t’u sqaroj për të gjitha gjërat që ne kemi thënë në emision.

Manjola Thanasko-  Ti do t’i pranosh këto, se unë do ta çoj tek ministri këtë. Më kupton?

Gazetarja- Ju lutem zonjë

Manjola Thanasko-  O zonjë ti a e kupton që unë do e çoj tek ministri i Drejtësisë se unë jam greke

Gazetarja- Shumë mirë zonjë.

Manjola Thanasko-  Po ti moj ti, po ti moj e bëre, ti moj zonjë e bëre nuk e bëra unë. Unë do u çoj tek SPAK-u të gjithëve mbaje mend. Tek SPAK-u, tek Edi Rama të gjithë, të gjithë tani . Që nga këtej e tutje të gjithë tek SPAK-u dhe Julian Deda për shpërdorim detyre, pooo të gjitha. Të betohem  për atë Krisht! Atje ku më keni cënuar 2-fish edhe të gjithë, që këtu rrezikohet koka ime që dolën të gjithë shqiptarët edhe më thanë të lumtë Manjola që je e infiltruar edhe të gjithë më kanë kërcënuar që kam futur nëpër burgje, mbaje mend këtë! Mbajeni mend! Unë nesër zonjë shkoj kallëzim penal kundër teje, shkoj tek Edi Rama e marr nesër direkt. Më gjeni numrin e Edi Ramës të lutem, tani e ke direkt ma jep numrin e Edi Ramës e të shohim kush do hequr Julian Deda apo ti moj zonjë. Do më dalësh aty në qendër, do më dalësh e të të shikoj njëherë. Në rregull? Atë që ti ke çuar në televizion për mua, që më ke thënë që unë jam agjente dhe jam e drogës, ti këto…

Gazetarja- Jo zonjë nuk e kemi thënë ne,  këtë e ke thënë ti.

Manjola Thanasko-  E ke thënë, mos e bëj. Ti e ke thënë me ke regjistruar mua?

Gazetarja- Patjetër e ke thënë ti jo ne. E ke thënë ti!

Manjola Thanasko-  Prit më fal një cik kur ti e more vesh që unë isha drejtoresha e antidrogës dhe isha e infiltruar nga shteti grek, pse më çove mua? Pse më çove moj? Do ta paguash, o mos Jualian Deda o unë! O ai këtu në Vlorë apo në Tiranë, mbaje mend këtë që po them se do ta diskreditoj fare. Unë i kam faktet të gjitha por turp t’u vijë, sepse unë , unë zonjë ju do përgjigjeni për kokën time tani, ndaç në Vlorë, ndaç Julian Deda tashti, pse kur unë të thashë ty jam me antidrogën ti pse e ke nxjerr? Pse më nxore mua , pse më incizove ti mua zonjë? O zonjë po të bëj pyetje unë?

Gazetarja- Jo nuk mund t’i përgjigjem pyetjes tuaj

Manjola Thanasko-  Po do përgjigjesh tashti ti, e kuptoni se çfarë keni bërë juve?

Gazetarja- Kemi bërë vetëm punën

Manjola Thanasko-  Ti ke bërë punën ëëë , ti ke bërë punën me kokën time moj. Ti ke bërë shpërdorim detyre dhe për shpërdorim detyre ju të gjithë do hani kallëzim penal një dhe në SPAK do t’u çoj të gjithëve. Të gjithëve, të betohem! Unë po s’e bëra nuk iki nga ky vend! Mbaroi , kaq po të them se do ta mbyll. Dhe nuk kam pse të vij as në Top Channel tek juve se atë që bëtë, ahhh deri dje juve pse s’më thatë hajde në Top Channel, ju thashë më lini 10 ditë kohë se nuk doja të dilja aty që jam e infiltruar, sepse më rrezikohet jeta ime. Përse ti nuk më dëgjove mua? Po vajte më nxore mua ti, ti kush je moj zonjë? Po ta shikosh ti tek Edi Rama yyyyy ça do bëj unë edhe tek SPAK-u do t’u luaj kështu  moj. Po nuk ju futa filtrin të gjithëve ju mbaje mend! Unë jam shtetase greke, mbaje mend, koka ime është shumë e shtrenjtë zemër. Mbaje mend koka ime është shumë e shtrenjtë zemër, këtë që më keni bërë juve e keni bërë shumë gabim. Në rregull? Nuk kam nevojë më të vij tek Top Channel-i juaj, unë tani Top Channel-in tuaj do ta diskreditoj, do ta hedh në ajër. Jo vetëm kaq, po do ta hedh edhe nga Ministria e Drejtësisë së Greqisë, do t’u bëj atë që juve nuk e keni menduar ndonjëherë. E të gjithë do të jepni llogari për kokën time që më çuat në ajër që jam drejtoreshë e antidrogës, jam e infiltruar në policinë greke. Që më keni nxjerr që unë jam mashtruese, më kanë sekuestruar mua të gjitha dokumentet greke dhe jam e infiltruar. O zonjë  e dini ça keni bërë, kokën time , kokën time , ju e keni vënë kokën time bast./Top Channel

manjola thanasko arben latifi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë