Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Disa prej punonjësve janë detyruar të firmosin marrëveshje “vullnetare” për largim nga puna, ndërsa një pjesë tjetër, përfshirë drejtorë e përgjegjës departamentesh, po përballen me presione të vazhdueshme dhe lëvizje të qëllimshme për t’i detyruar të largohen.
TIRANA- “One Albania” ka nisur një proces të brendshëm reduktimi të stafit, që përfshin rreth 10% të punonjësve, shumica prej të cilëve profesionistë me eksperiencë të gjatë në këtë kompani.
Sipas Ditar.al, disa prej punonjësve janë detyruar të firmosin marrëveshje “vullnetare” për largim nga puna, ndërsa një pjesë tjetër, përfshirë drejtorë e përgjegjës departamentesh, po përballen me presione të vazhdueshme dhe lëvizje të qëllimshme për t’i detyruar të largohen.
Ky largim i punonjësve po mundohet të mbahet e fshehtë nga kompania “One Albania”, pasi deri më tani nuk ka qarkulluar asnjë lajm i tillë, për shkak edhe të presioneve të kompanisë mbi punonjësit që po i detyron të largohen nga puna.
One Albania dhe dosja "Veliaj"
Një kompani dikur konkurruese dhe inovative në treg, “One Albania” duket se ka ndryshuar kurs sapo Arbër Veliaj, vëllai i ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, mori nën kontroll promocionet dhe strategjitë e saj të marketingut. Nga një markë me imazh të fortë dhe oferta tërheqëse, ajo u shndërrua në një mjet për përfitime korruptive dhe një nyje kyçe në rrjetin e trafikimit të influencës që po hetohet nga SPAK.
Një rrjet i ndërlikuar interesash
Sipas dosjes së SPAK, kompania “One Albania” ka paguar Arbër Veliajn për shërbime marketingu dhe promovimi përmes kompanisë së tij, Gogel shpk. Në të njëjtën kohë, “One” ka fituar tendera pa garë nga Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, duke krijuar kështu një skemë tipike të konfliktit të interesit dhe korrupsionit.
Hetimet zbulojnë se klienti kryesor i “Gogel shpk” është pikërisht “One Albania”, me një total shitjesh prej 551.6 milionë lekësh. Kjo kompani ka siguruar kontrata të majme nga institucionet publike, duke përfituar nga tendera të dyshimtë, shpesh pa konkurrencë dhe me flamuj të kuq në Open Data.
Tenderët e dyshimtë dhe fitimet marramendëse
Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt, renditen një sërë tenderësh që “One Albania” ka siguruar në bashkëpunim me qeverisjen vendore të Tiranës.
Një prej tyre është tenderi për “Shërbim të infrastrukturës së dedikuar optike dhe shërbimeve data”, me një fond limit prej 74.3 milionë lekësh, ku “One” u shpall fituese për 68.7 milionë lekë më 15 tetor 2024. Një tjetër kontratë e majme ishte monitorimi online i trafikut urban, me një fond limit prej 41.6 milionë lekësh, për të cilën u nënshkrua një kontratë përfundimtare prej 40.3 milionë lekësh më 1 nëntor 2024.
Këto procedura prokurimi janë shoqëruar me ankesa dhe sinjalizime për parregullsi. Një prej garuesve e ka denoncuar një nga këto tendera në Komisionin e Prokurimeve Publike (KPP), i cili i dha të drejtë dhe konstatoi shkelje.
Arbana Osmani dhe Ardit Keron FIER- Ardit Keron, ish-bashkëshorti i Arbana Osmanit dhe ish-drejtorin financiar i kompanisë Bankers Petr...
Foto nga emisioni VLORA- Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan është paraqitur Ardian Rrapaj, i cili ka një ...
Foto nga emisioni TIRANA- Idris Korro është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi tregon se është njo...
foto ilustruese TIRANË- Dhjetëra persona që trajtohen me metadon kanë mbetur pa medikament prej 10 ditësh. Për shkak të...
Foto nga vendi i ngjarjes FIER- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksionin e zhvilluar mesditën e sotme në zyrat qëndrore t&e...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin e një aksidenti të ndodhur në Tiranë pas një ndje...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Skerdi Sina është 29-vjeçari i arrestuar mbasditen e sotme në Tiranë. Bëhet me dij...
foto ilustruese KOSOVË- Dhjetëra fermerë kosovarë prodhues të grurit u nisën të mërkurën drejt Prishtinë...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Policia ka reaguar pas raportimeve për një aksion në ndjekje të disa personave që përf...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksionin në zonën e “Myslym Shyrit”, ku një...