LIVE UPDATES
Aktualitet

“Grurin tonë s’e duan”/ Fermerët kosovarë thonë se Serbia mbush tregun me grurë të vjetër

Shumë prej kolegëve të tij, që u nisën drejt Prishtinës me traktorë, u ndaluan nga policia dhe nuk u lejuan të hyjnë në qytet, pasi protesta nuk ishte paralajmëruar zyrtarisht tek autoritetet, siç e kërkon ligji.

2 Korrik 2025, 18:31 Nga E. D
“Grurin tonë s’e duan”/ Fermerët kosovarë
foto ilustruese

KOSOVË- Dhjetëra fermerë kosovarë prodhues të grurit u nisën të mërkurën drejt Prishtinës, për të protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Arsyeja? Çmimi i ulët - vetëm 17-18 centë për kilogram grurë - që, sipas tyre, u është caktuar nga mullisët vendorë, njëherësh blerësit kryesorë të prodhimeve të tyre.

“Po protestojmë për çmimin dhe për pisllëqet që janë duke i bërë, kryesisht mullisët”, tha Genc Mazreku, fermer nga Malisheva, për Radion Evropa e Lirë.

Shumë prej kolegëve të tij, që u nisën drejt Prishtinës me traktorë, u ndaluan nga policia dhe nuk u lejuan të hyjnë në qytet, pasi protesta nuk ishte paralajmëruar zyrtarisht tek autoritetet, siç e kërkon ligji.

Mazreku tha se ka të mbjellë rreth 60 hektarë me grurë dhe se sivjet pret një rendiment prej afro 4 mijë kilogramësh për hektar.

Por, çmimi që po ofrohet nga mullisët, sipas tij, është tejet i ulët.

Ai e lidh këtë situatë me importin e “grurit të vjetër” nga Serbia, që, sipas tij, ndikon negativisht në tregun vendas dhe vlerën e prodhimit të fermerëve kosovarë.

“Çdo vit, kur vjen qershori, këta mullisë shkojnë dhe i pastrojnë ‘mbeturinat’ (e grurit) në Serbi dhe i sjellin në Kosovë. Gruri i para pesë vjetëve, i rezervave të Serbisë, vjen në Kosovë dhe e hanë shqiptarët. Grurin që korret këtë vit (në Kosovë), nuk e merr askush... ose të thonë 17 centë, 16 centë, si të kenë qejf”, u shpreh Mazreku i revoltuar.

Të dhënat nga Dogana e Kosovës konfirmojnë se Serbia është një prej vendeve kryesore prej nga importohet gruri në Kosovë.

Në periudhën janar-maj të këtij viti u importua grurë në vlerë prej rreth 7.9 milionë eurosh.

Pjesa më e madhe - mbi 7.2 milionë euro - u importua nga Serbia, ndërsa të tjerat nga Hungaria dhe Kroacia.

Radio Evropa e Lirë pyeti Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës për vitin e prodhimit të grurit të importuar këtë vit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Mazreku tha se mullisët e kanë rritur këtë vit edhe tarifën e ujemit - nga 18 për qind, sa ishte vitin e kaluar, në 24 për qind.

Ujemi është sasia e grurit që mullisi e mban për vete si kompensim për bluarjen.

Kjo do të thotë se për çdo 1.000 kilogramë grurë që fermeri sjell për bluarje, mullisi i merr 240 kilogramë.

“Bujkun e shkelin ku të munden. Ne nuk kemi ku t’i lëmë rezervat”, tha Mazreku.

Të njëjtin shqetësim ndau edhe Sali Ilazi, fermer nga komuna e Ferizajt.

Ai ka të mbjellë 127 hektarë me grurë, të cilin e vlerëson si të cilësisë së lartë.

“Vjet na e kanë paguar 20 centë. Tash është 18 centë. Me këtë çmim të grurit, ne nuk mund të mbulojmë (koston e prodhimit)... Çmimi real duhet të jetë 22 deri në 23 centë. Por, pse ta marrin grurin tonë, kur mund ta marrin nga Serbia... E, ai është i dorës së fundit”, sipas Ilazit.

Bashkëvendësi i tij, Aziz Halili, i cili ka të mbjellë rreth gjashtë hektarë me grurë, u shpreh gjithashtu i pakënaqur me çmimin që ofrohet nga mullisët.

Ai e konsideron atë të padrejtë, sidomos në raport me rritjen e çmimit të bukës.

“Shoqatat e mullisëve dhe bukëpjekësit fitojnë, e prodhimi ynë, që është kryesori, shkelet”, sipas Halilit.

Në protestë ishte edhe Ferat Xhaka nga Podujeva.

Ai tha se në komunën e tij, mullisët as që pranojnë t’ia blejnë grurin.

“Nuk e marrin fare. Kanë gjetur alternativa tjera, po e sjellin nga Serbia. Doganë ka pak për grurë dhe për këto produktet e bujqësisë. Neve na shkelin”, tha ai.

Kosova nuk ka një bursë për çmimin e grurit, prandaj mullisët bazohen në çmimet rajonale, thonë nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës.

Udhëheqësi i kësaj shoqate, Bashkim Zejnullahu, thotë për Radion Evropa e Lirë se në raste të domosdoshme, mullisët nga Kosova importojnë grurë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Aktualisht, çmimi për 1 tonelatë grurë në rajon është më i ulët se në Kosovë.

“Në rajon, për momentin, sillet prej 150 deri në 170 euro për tonelatë”, thotë Zejnullahu.

Kjo do të thotë se çmimi për një kilogram është 15 deri në 17 centë.

Zejnullahu tregon se në Kosovë, aktualisht, ka nisur korrja e grurit vetëm në disa pjesë të Suharekës, Prizrenit dhe Rahovecit, ndërkohë që në pjesët tjera, korrje-shirjet pritet të nisin nga java e ardhshme.

Ai thotë se mullisët kosovarë, të cilët grumbullojnë grurin, sapo kanë filluar këtë proces, por me çmime të ndryshme.

“Nuk kanë çmime të njëjta. Krejt varet nga kualiteti i grurit. Prej 170 (euro) deri në 190 (euro) për një ton”, thotë Zejnullahu.

Ai shpjegon se çmimi i grurit përcaktohet kryesisht nga cilësia, që lidhet ngushtë me pastërtinë e tij.

Sipas Zejnullahut, ndodh shpesh që gruri që sjellin fermerët kosovarë, nuk është i pastër.

“Ende kemi shumë kombajna, të cilat janë të vjetruara dhe hedhin shumë mbeturina në grurë. Mbeturinat nuk duhet të jenë më shumë se dy ose tre për qind, por në të shumtën e rasteve janë pesë deri në 10 për qind”, thotë Zejnullahu, duke shtuar se kjo ndikon drejtpërdrejt në uljen e çmimit për kilogram.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për t’u informuar për mundësinë e adresimit të shqetësimeve të fermerëve kosovarë lidhur me çmimin e grurit dhe politikat mbrojtëse për prodhimin vendor, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Ministria nuk iu përgjigj as pyetjeve për sipërfaqen e mbjellë me grurë në Kosovë, pritshmëritë për rendimentet, nevojat totale për grurë dhe në ç’masë plotësohen ato nga prodhuesit vendorë.

Nga raportimet e mëhershme, Kosova ka nevojë për rreth 400 mijë tonë grurë në vit, por prodhimi vendor mbulon pak më shumë se 60 për qind të kësaj sasie.

Në vitin 2022, cilësia e grurit të prodhuar në Kosovë ishte nën standardet e zakonshme, ndërsa furnizimi nga importi u rrezikua për shkak të ndalimit të përkohshëm të eksportit nga Serbia - një masë kjo që pasoi krizën globale të tregjeve, si rezultat i luftës në Ukrainë.

Gruri, si lëndë e parë për prodhimin e miellit, konsiderohet një produkt strategjik për sigurinë kombëtare të Kosovës./REL

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari