LIVE UPDATES
Aktualitet

VD/ 599 operacione në 6 muaj! Policia: 13 vrasje më pak se në vitin 2021

Sipas forcave blu në harkun kohor të 6 muajve janë kryer 3725 arrestime teksa ka rendidur dhe vrasjet ku sipas saj në 6 mujorin e parë të këtij viti kanë ndodhur 13 vrasje më pak se në vitin 2021, ndërkohë që janë kapur dhe 1101 shtetas të shpallur në kërkim. 

22 Korrik 2022, 09:10 Nga e.k.
VD/ 599 operacione në 6 muaj! Policia: 13 vrasje më pak se në
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë një pasqyrim të punës së saj 6 mujore duke renditur aksionet më të rëndësishme që dërguan para drejtësisë shkelësit e ligjit. Me anë të një video e cila dhe i pasqyron operacionet Policia shprehet optimiste dhe garanton qytetarët për luftën pa kompromis ndaj krimit.

Sipas forcave blu në harkun kohor të 6 muajve janë kryer 3725 arrestime teksa ka rendidur dhe vrasjet ku sipas saj në 6 mujorin e parë të këtij viti kanë ndodhur 13 vrasje më pak se në vitin 2021, ndërkohë që janë kapur dhe 1101 shtetas të shpallur në kërkim. 

"Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 12 463 shtetas, nga këta: 3725 janë arrestuar, 8037 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 701 janë shpallur në kërkim. Janë kapur në total 1101 shtetas në kërkim, nga të cilët: 895 në kërkim kombëtar dhe 206 në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i punës parandaluese, goditjes së grupeve kriminale dhe të vrasësve me pagesë, 6-mujorin e parë të vitit 2022 kanë ndodhur 13 vrasje më pak. (Gjatë vitit 2021 - 35 vrasje; Gjatë vitit 2022 - 22 vrasje).Janë zhvilluar në total 599 operacione policore, përmes të cilëve janë goditur raste të kriminalitetit, me objekt jetën, pasurinë, qarkullimin e lirë dhe të ligjshëm të mallrave dhe shtetasve, si dhe mjedisin", thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Policia e Shtetit, në 6 muaj!

Strukturat e Policisë së Shtetit, në çdo skaj të vendit, të angazhuara maksimalisht dhe me profesionalitet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, në çfarëdo forme të shfaqjes së saj.

Qindra operacione policore dhe megaoperacione, të zhvilluara; qindra kilogramë kanabis, kokainë dhe heroinë, armë, mallra kontrabandë dhe sende të tjera, të sekuestruara; dhjetëra ambiente të shkatërruara, të përshtatura për kultivim të kanabisit dhe për gjenerim të kundërligjshëm të kriptomonedhave;

Dhjetëra ngjarje kriminale të parandaluara, falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe reagimit profesional të strukturave të Policisë;

Një super sfidë e fituar me dinjitet dhe profesionalizëm, nga Policia e Shtetit, në interes të imazhit të vendit, mbarëvajtja e finales së UEFA Conference League.

•Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 12 463 shtetas, nga këta: 3725 janë arrestuar, 8037 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 701 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 1101 shtetas në kërkim, nga të cilët: 895 në kërkim kombëtar dhe 206 në kërkim ndërkombëtar.

• Si rezultat i punës parandaluese, goditjes së grupeve kriminale dhe të vrasësve me pagesë, 6-mujorin e parë të vitit 2022 kanë ndodhur 13 vrasje më pak. (Gjatë vitit 2021 - 35 vrasje; Gjatë vitit 2022 - 22 vrasje).

•Janë zhvilluar në total 599 operacione policore, përmes të cilëve janë goditur raste të kriminalitetit, me objekt jetën, pasurinë, qarkullimin e lirë dhe të ligjshëm të mallrave dhe shtetasve, si dhe mjedisin.

•Në harkun kohor 6-mujor, janar-qershor 2022, janë zhvilluar 10 megaoperacione policore:

1. “Astrolabio”- megaoperacion i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe greke, EUROJUST-in dhe EUROPOL-in; 19 shtetas të arrestuar, për veprimtari kriminale në fushën e kontrabandimit të personave nga Lindja e Mesme, drejt BE-së;

2. “Five” – u goditën dhe u shkatërruan 5 grupe kriminale, të cilët, të sinkronizuar me njëri-tjetrin, zhvillonin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve;

3. “Skema” – 15 shtetas të arrestuar, 35 shtetas të proceduar penalisht dhe 23 të tjerë të shpallur në kërkim, për veprimtari kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik;

4. “Arratia” – u bë e mundur kapja dhe arrestimi i një të shumëkërkuari;

5. “Golden bullet”- megaoperacion për goditjen e grupeve kriminale që vepronin në fushën e krimeve të rënda ndaj personit; u ekzekutuan 18 masa sigurimi, si dhe u shpallën në kërkim 14 shtetas;

6. “Black Cargo” – megaoperacion në PKK Port Durrës; 59 kg kokainë të sekuestruara;

7. ”Syri i Sheganit” - u zbardh grabitja me armë e një filiali banke, në Koplik, Malësi të Madhe, si dhe u zbulua një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave; u vunë në pranga 9 shtetas, u sekuestruan 31 kg kanabis dhe 1 armë zjarri;

8. “Illegal assets” - megaoperacion për sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, si rezultat i të cilit u sekuestruan pasuri të ndryshme, me vlerë rreth 5 milionë euro;

9. “Silent” – u zbulua një bazë ku prodhoheshin silenciatorë dhe modifikoheshin armët e zjarrit;

10. “Tranziti”- u sekuestruan 45.5 kg kokainë në një kontenier, në Portin e Durrësit dhe u vunë në pranga 2 shtetas.

•Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe intensiv me partnerët europianë dhe më gjerë, janë zhvilluar në total 13 operacione ndërkombëtare, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, goditjen e grupeve kriminale në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe pronës.

•Përgjatë 6-mujorit të parë të vitit 2022 janë finalizuar me sukses 13 operacione policore, për zbulimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet subjekteve call center.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 937 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 681 raste.

•Janë evidentuar dhe shkatërruar 25 ambiente, të hapura dhe të mbyllura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe janë sekuestruar qindra pajisje elektrike që i shërbenin zhvillimit të kësaj veprimtarie kriminale.

•Gjithashtu, janë evidentuar dhe shkatërruar 6 ambiente, të përshtatura për gjenerimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave virtuale, 1 ambient i përshtatur për falsifikimin e dokumenteve dhe 1 ambient që shërbente për kryerjen e testeve false të Covid-it.

•Janë sekuestruar 1090,5 kilogramë kanabis, qindra kilogramë kokainë dhe heroinë, sasi drogash të llojeve dhe trajtave të ndryshme, fara, fidanë dhe bimë narkotike, mallra të ndryshëm të kontrabanduar, dhjetëra peshore elektronike që i shërbenin veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mijëra aparate celulare të përdorur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme të kundërligjshme ose të papajisur me faturë tatimore;

•Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë operacioneve dhe goditjeve në çdo skaj të vendit, kanë sekuestruar qindra automjete, dokumente të ndryshme të falsifikuara, pajisje të ndryshme elektronike dhe elektrike, radio marrëse-dhënëse si të Policisë, sende të vjedhura, pajisje që i shërbenin organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, sende të luajtshme të pasurisë kulturore, si dhe shuma parash dhe asete që e kanë burimin nga aktivitete të ndryshme kriminale.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 298 raste, 2 prej tyre, raste të evidentimit dhe shkatërrimit të ambienteve për mbajtjen e arsenalëve të armëve, si dhe janë sekuestruar 171 armë zjarri, 13 armë sportive, 33 armë gjahu, 108 armë të ftohta, pjesë të ndryshme armësh, sasi lënde eksplozive dhe municion luftarak.

•Janë goditur 305 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 983 raste të dhunës në familje.

•Janë evidentuar dhe goditur 839 raste të krimeve mjedisore, 181 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 188 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Gjithashtu, janë evidentuar 136 raste të veprës penale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, me 143 shtetas të vënë në pranga, për këtë veprimtari të kundërligjshme.

•Janë evidentuar dhe goditur 43 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme, si dhe ka vijuar puna intensive, në bashkëpunim me strukturat mbështetëse, për parandalimin e rritjes së sipërfaqeve territoriale, pronave dhe pasurive, të rrezikuara nga djegia.

Policia Rrugore/Monitorim i pandërprerë dhe intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, dhjetëra makina inteligjente, “Poliscan”-in, dronin “edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, që ka tashmë në dispozicion Policia Rrugore në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

•Përgjatë 6-mujorit të parë të vitit 2021 humbën jetën, si pasojë e aksidenteve rrugore, 105 shtetas, ndërsa, si rezultat i masave të ndërmarra dhe monitorimit të çdo aksi rrugor në vend, me makinat inteligjente, përgjatë 6-mujorit të parë të vitit 2022 kanë humbur jetën 89 shtetas, 16 më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

•Gjatë 6 muajve të parë të vitit 2022, janë pezulluar 8014 leje drejtimi, nga të cilat: 4336 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 1846 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 1832 për shkelje të tjera në fushën e qarkullimit rrugor.

•Janë arrestuar 1452 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë, mijëra të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.

•Janë vënë në pranga nga Policia Rrugore, 32 shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike, si rezultat i risisë në përdorimin e pajisjes drogë-testuese “AquilaScan”.

•Janë goditur 101 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë.

•Janë vendosur 336 082 masa administrative, për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Falë masave të shtuara është përballuar me sukses fluksi në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të festave zyrtare, aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare të zhvilluara, si dhe të sezonit turistik. Gjithashtu janë shtuar kontrollet me pajisjet e logjistikës bashkëkohore europiane, për mjetet lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve të tjera ndërkufitare.

•Gjatë kësaj periudhe, janë kapur 212 shtetas në kërkim, nga të cilët 137 në kërkim kombëtar dhe 75 në kërkim ndërkombëtar.

•Gjithashtu, janë evidentuar dhe goditur 170 raste të veprave penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror, 108 raste të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, 16 raste në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe 10 raste të veprimtarisë kriminale të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur maksimalisht, për të luftuar çdo fenomen kriminal, për t’u gjendur pranë qytetarëve, me etikë dhe profesionalitet, për çdo problematikë që bën pjesë në detyrat funksionale të Policisë, si dhe për të garantuar rendin, sigurinë e përgjithshme dhe sigurinë rrugore, në të gjithë vendin.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit, i falënderon për aleancën dhe besimin e ofruar për Policinë e Shtetit, gjatë 6 muajve të parë të vitit 2022, si dhe i fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, të evidentuar prej tyre.

#janarqershor2022????
#PoliciaeShtetitpranëteje????????????????????????????
#PoliciaeShtetitnëçdoskajtëvendit????????????????????
#Tëvendosurkundërkrimit✅

policia e shtetit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet