LIVE UPDATES
Aktualitet

"Do iu djegim të gjallë"/ Masakra e Fushë Krujës, Artan Hoxha: Ky grup ka bërë 5 vrasje, janë barbarë

Artan Hoxha deklaroi se atentati mund të jetë porositur nga 3-4 organizata që më pas kanë dërguar dhe ofertën tek grupi në fjalë.

21 Korrik 2022, 22:45 Nga k.m.
"Do iu djegim të gjallë"/ Masakra e Fushë Krujës,
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se masakra e Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinj, ka qenë një ngjarje e mirëorganizuar nga një skuadër vrasësish. Sipas tij, është një grup i mirëorganizuar që nuk gabon kurrë. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha deklaroi se atentati mund të jetë porositur nga 3-4 organizata që më pas kanë dërguar dhe ofertën tek grupi në fjalë. Por nuk ka bërë me dije asnjë detaj që mund të zbulojë më shumë detaje se kush është pjesë e grupit.

"Janë shumë barbarë, godasin në kokë. Ata e kanë ndjekur makinën. Edhe në ngjarjet e tjera kështu ka ndodhur. Hedhja e lëndës djegëse ka mesazh: Do iu djegim të gjallë. Se ata të vdekur ishin. Nuk është një grup, por 3-4. Ai Brilanti nuk është nga ana që vriten shumë kollaj. Që të arrish deri aty do të thotë që struktura që e ka marrë përsipër ka harxhuar shumë para. Kanë bërë vrasje, dalin rrallë, por kur dalin të fikin derën. Një vrasje tjetër e kanë bërë në autostradën Tiranë-Durrës. Kjo ngjarja nuk e ka mbyllur këtë histori. Do të thotë që tani nuk do të falet më askush,"-tha Hoxha.

FJALA E PLOTË:

E kam quajtur ditën e hënë, datën 18, kthimin e njërës nga 61 njësive administrative që ka Shqipëria, u kthye në agjensi funerale. Tre të rinj në një qytet brenda ditës. Këto ngjarje ndodhnin vetëm në 97', 98'. Nuk dua të merrem me detajet e vogla. Që të organizosh një ngjarje të këtij niveli, ka një kosto të madhe. Kërkon ekspertë. Janë djegur deri tani dy makina dhe një e tretë është zhdukur. Kjo skuadër më rezulton se del në terren për herë të pesë. Është skuardër 100% e saktë nuk ka gabuar asnjëherë. Kanë një veçanti, kur dalin këta, në vendin e ngjarjes ka minimum 30 gëzhoja. Janë shumë të ashpër, shumë barbarë. Godasin në kokë, veprojnë si skuadronë komando. Elementi tjetër, ata e kanë djegur makinën. Djegia është mesazh. Ky është aks kryesor dhe ngjarja ka ndodhur në pikun e trafikut. Autorët qëllojnë dhe ikin. Ata e kanë patur frikën zero. Jo vetëm janë kthyer, por edhe i kanë hedhur lëndë djegëse makinës. Mesazhi është do t’ju djegim të gjallë. Është hera e pestë që del kjo skuadër. Dje doli një listë dhe prokuroria kërkon të thirren disa persona për të shfryrë presionin. Ndërkohë, të nxjerrësh në rrugë këtë skuadër vrasësish, duhet sasi e madhe. Janë të paktën 3-4 organizata. Ai djali që u vra, Martinaj, nuk është shumë kollaj të vritet, pavarësisht se u tha dyshohet për vrasjen e një ish polici. Por për vrasjen e Xhuljo Prelës, ai u vra pse nuk uli dritat e gjata. Ky ka dalë i pafajshëm. Me letra, ai është tërësisht i pafajshëm. Struktura që e ka marrë përsipër është organizim që ka harxhuar para të madhe, ka gjetur skuadër që nuk ka dështuar deri tani. Janë 3-4 grupe që kanë bashkëpunuar për të bërë këtë atentat. Nuk ka ndodhur ngjarja rastësisht. Ka disa vite që bëhen vrasje në këtë aks. Është përplasje e grupeve kriminale. Kjo ngjarje, nuk e mbyll këtë histori. E shoh problemin tani dhe mbrapa. Do të thotë nuk do të falet më askush", tha Hoxha.

artan hoxha masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin