LIVE UPDATES
Aktualitet

'Ç'fuqi që i bën shurdh-memecë ata të portit?'/ Artan Hoxha: Droga në banane ka tërhequr dhe vëmendjen e ndërkombëtarëve

Artan Hoxha tha se partnerët ndërkombëtarë janë të shqetësuar për këtë çështje. Ai shtoi se Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk e heton këtë kompani dhe se çështja i është lënë prokurorisë së Durrësit. 

21 Korrik 2022, 23:44 Nga k.m.
'Ç'fuqi që i bën shurdh-memecë ata të
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur sërish për drogën e kapur në kontenierët e BanaKing në dhjetor 2021, por edhe për ngjarjen e fundit në 17 korrik 2022, ku në kontenierin e kësaj kompanie u gjetën se mungojnë 60 arka. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se partnerët ndërkombëtarë janë të shqetësuar për këtë çështje. Ai shtoi se Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk e heton këtë kompani dhe se çështja i është lënë prokurorisë së Durrësit. 

"U konstatua në datën 16 korrik, që njëri nga kontenierët që ndodhej në sheshin e kontejnerëve, i vendosur në katin e dytë, kishte derën e prekur. Pra, plumbçet e hapura, kodet e sigurisë së hapura. Lindi dyshimi që mund të jetë prekur. Menjëherë nisi një hetim i shpejtë që konkludoi se kontenieri ishte i prekur. Ngarkesa kishte ardhur nga Ekuadori. Ka hyrë në portin e Durërsit në 8 korrik. Dëri në datën 16 e kishin lëvizur disa herë. Kompanitë e marrin mallin në bazë të një grafiku që koordinohet me portin. Në sheshin e kontenierëve, zakonisht ato që vijnë nga Ekuador, rrinë në një vend që ka më shumë mbulim me kamera, por ky kontenier nuk u vendos në zonën e riskut. Dyshohet që në këtë kontenier janë bërë ndërhyrje. U kalua në skaner dhe rezultoi i prekur, i mungonin 60 arka. Zakonisht një kontenier, vjen me 24 deri në 25 ton banane. Nuk ka asnje tregëtar interes ta sjellë bosh, por e sjell në maksimum. Kur konstatohen vende bosh, diçka ka ndodhur. Në rastin e dhjetorit po e njëjta kompani, mungonin 106 arka. 7 u gjetën brenda në magazinën e kompanisë, në secilën kishte nga 17kg kokainë, në total 119 kg kokainë. Pra kontenieri është prekur pa vajtur në skaner. U bënë arrestime, ata që janë rreth e rrotull, niveli i rojeve të sigurisë, disa agjentë të portit, nja dy përfaqësues të kompanisë. Çështja u mundua të kalohej në qetësi. Të arrestuarit u nxorrën në gjykatë, pa thënë se për çfarë dyshohen. Këta janë arrestuar për kontrabandë bananesh? Nuk është thënë gjë për kokainën, thjesht që mungojnë… Kemi të bëjmë me të njëjtën kompani, të njëjtën mënyrë, të njëjtën linjë dhe ndryshe nga rastet e tjera, kur kokaina ka qenë e vendosur në pjesën frigoriferike, ose në paretet anësorë, në trup… Në këto dy raste, që dyshohet të jetë sërish 1 ton. Kjo ngjarje ka tërhequr shumë vëmendje sidomos te partnerët tanë. Nëse në rradhën e parë, që e diskutuam dhe nuk u fol më, nuk u hetua edhe nga SPAK, cfarë ndodh? Me të parën nuk e heton SPAK por prokuroria e Durrësit. Një tregëtari tjetër që i janë gjetur në pjesën frigoriferike, ku mund të futësh edhe duart, janë në burg ata nga SPAK. Ky tjetri, që vetëm trefishoi buxhetin e reklamave në media… Edhe në stadium kur luajti kombëtarja doli brand-i i kompanisë...,"- deklaroi Hoxha.

Po ashtu, Hoxha tha se një fuqi e madhe i ka kthyer në shurdh-memecë autoritetet e portit. Sipas tij, droga vjen, merret dhe shpërndahet, e Policia nuk ndërhyn.

"Kam hasur dy mënyra të trafikut të kokainës. Një mënyrë, një pjesë e organizatave e krijonin për të bërë trafikun e kokainës dhe kompaninë e kanë mbulim. Kemi variantin tjetër, janë kompani tregtare, që ose përdoren nga krimi i organizuar… Kjo kompani që flasim ne kalon me prioritet në port, se ka volumin më të madh tregtar. Ne kemi parë dy lloj mënyrash. Kjo kompani Zico sha, deri tani ka qenë më pak e ekspozuar sepse po kapeshin këta të tjerët. Por tani që janë ata në burg… Ajo që tërheq vëmendjen, policia dhe prokuroria u vunë në lëvizje në dhjetor. U shkarkua kontenieri, vajti shoferi, të nesërmen njoftoi te kompania. Kompania mori drejtuesin e policisë dhe vajtën të nesërmen. U trajtua si grabitje e thjeshtë bananesh. Ndërkohë, dyshimi deri tani është se ka lëvizur një sasi shumë e madhe dhe autoritetet tona të sigurisë kanë ceduar për të dytën herë. Deri ku është e përfshirë kompania, këtë ta gjejë prokuroria. A është ë përfshirë apo e përdorin si kokë turku? Problemi tjetër është në port. Si është e mundur t’ua marrin dorë për dore? Të kesh gjithë atë siguri dhe kamera dhe të lëvizë kontenieri? Cila është kjo fuqi madhorë që i bën shurdh dhe memecë ata të portit? Cilat organizata janë të afta të kontrollojnë portin? Tregu kryesor ku shitet kokaina është në BE, pse nuk e shkarkojnë trafikatët direkt? Sepse këtu është më lirë. Në Roterdam, 25% është haraçi… Këtu shkon diku të 300 mijë euro,"- shtoi Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin