LIVE UPDATES
Aktualitet

Investime miliona euro gjysmake, kafshë të ngordhura dhe ujërat e zeza të Lezhës hidhen në lumin Drin

Një projekt miliona euro. Në fakt, me kalimin e viteve, projekti ngeli përgjysmë, teksa ai filtron vetëm ujërat e zeza të Shëngjinit. Po të Lezhës?! Ato hidhen në lumin Drin, që kalon mes për mes Lezhës, ku në redaksinë e “Fiks Fare” mbërritën foto dhe video të kafshëve të ngordhura në mes të këtij lumi.

21 Korrik 2022, 22:53 Nga k.m.
Investime miliona euro gjysmake, kafshë të ngordhura dhe ujërat e
Foto ilustruese

Në mes të vitit 2012, përkatësisht 10 vite më parë, drejtuesit e atëhershëm të Ministrisë së Infrastrukturës, do të hapnin procedurat e para për filtrimin e ujërave të zeza të Lezhës dhe Shëngjinit.

Një projekt miliona euro. Në fakt, me kalimin e viteve, projekti ngeli përgjysmë, teksa ai filtron vetëm ujërat e zeza të Shëngjinit. Po të Lezhës?! Ato hidhen në lumin Drin, që kalon mes për mes Lezhës, ku në redaksinë e “Fiks Fare” mbërritën foto dhe video të kafshëve të ngordhura në mes të këtij lumi. Në pamjet e mbërritura duken disa kafshë, të dekompozuara, të cilat qëndrojnë për javë apo muaj me radhë në ato ujëra, duke u bërë një burim infeksionesh për banorët e zonës.

Pas këtyre videove, gazetarët e “Fiks Fare” udhëtuan në Lezhë, ku u konstatuan të njëjta problematika: kafshët e ngordhura ndodheshin ende në lumin Drin! Një kafshë ishte në afërsi të lagjes “Besëlidhja”, e cila po bënte disa javë në atë vend dhe kundërmonte erë të rëndë.

Kafsha tjetër ishte në afërsi të lagjes “Skënderbej”, e cila gjithashtu po bënte javë me radhë në atë vend dhe kishte filluar të dekompozohej. Ndërkohë, në të gjithë gjatësinë e lumit që kalon në Lezhë, kishte mbeturina të shumta, bidonë plastikë, madje edhe qese plehrash, të hedhura brenda lumit.

Por, krahas ndotjes me plehra dhe kafshë të ngordhura, lumi Drin ndotet edhe nga dy kolektorë të ujërave të zeza të Lezhës. Kolektorët shkarkojnë ujërat në lumin Drin. Një kolektor është në afërsi të lagjes “Besëlidhja” dhe tjetri në afërsi të Bibliotekës dhe Varrit të Skënderbeut.

Por, “Fiks Fare” ka mësuar se, prej vitit 2012 ka filluar së ndërtuari një impiant i trajtimit të ujërave të zeza të Lezhës dhe Shëngjinit, madje janë vendosur edhe disa pompa që do merrnin ujërat e zeza për t’i çuar te impianti. Por, pompat janë hequr në vitin 2017 dhe prej vitesh, ujërat e zeza hidhen në lumin Drin.

Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime të Lezhës, ku në faqen e internetit thotë se ka një impiant të trajtimit të ujërave të zeza që funksionon prej vitit 2014 dhe i vjen në ndihmë 51 mijë qytetarëve. Në faqen e internetit shkruhet se janë 6 stacione pompimi që transportojnë shkarkojnë ujërat e kolektorëve kryesore në ITUN dhe Trupi ujor pritës për ujërat e përpunuara është në lumë. Jetëgjatësia e ITUN Lezhë, sipas projektit, është 20 vjet.

Drejtori i Ujësjellësit Lezhë thotë se impianti nuk trajton ujërat e Lezhës, por vetëm të Shëngjinit. Sipas tij, do bëhet një tjetër investim për t’i marrë ujërat dhe për t’i çuar te Impianti. Drejtori thotë se po bëhet studimi i fizibilitetit dhe për 1 muaj e ca mbaron dhe më pas do tenderohet për t’u bërë.

Fiksi shkoi edhe te Impianti, që është në afërsi të Shëngjinit. Ky impiant, sipas informacioneve, ka filluar të ndërtohet në vitin 2012 nga ish-ministri i Infrastrukturës, i ndjeri Sokol Olldashi. Fillimisht ka kushtuar 8.3 milionë euro, ndërsa vit pas viti janë hedhur para të tjera për ta bërë funksional. Për 10 vite, nga 2012 deri në 2022, janë hedhur plot 25 milionë euro për Ujësjellësin e Lezhës, duke përfshirë edhe ujërat e zeza. Por, ujërat e zeza nuk shkojnë të përpunohen te Impianti, por hidhen në lumë!/Marrë nga TopChannel

lezhe

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet