Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në njoftimin e policisë thuhet se Ardit Aldedja, 33 vjeç, është shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste me armë një person, pas një sherri banal.
DIBËR- Një përplasje me armë ka ndodhurpasditen e djeshme në Peshkopi. Në njoftimin e policisë thuhet se Ardit Aldedja, 33 vjeç, është shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste me armë një person, pas një sherri banal.
Bashkë me atë u shpallen në kërkim edhe Klement Aldedja, Indrit Belba, Xherdan Korimani, pasi ndihmuan 33-vjeçarin të largohej pas ngjarjes. Ndërkohë që është arrestuar në flagrancë Agron Muça për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit.
Njoftimi i Policisë:
Dibër Tentoi të vriste me armë zjarri pistoletë, një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet 33-vjeçari dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Shpallen në kërkim dhe 3 shtetas të tjerë, pasi ndihmuan 33-vjeçarin të largohej pas ngjarjes. Vihet në pranga një 30-vjeçar, pasi bashkëpunoi me këta 3 shtetas, për të ndihmuar 33-vjeçarin të largohej, duke e marrë në automjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në qytetin e Peshkopisë, një shtetas kishte tentuar të vriste me armë zjarri një shtetas tjetër me të cilin ishte konfliktuar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit: A. A., 33 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale ‘Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë; K. A., 28 vjeç, I. B., 23 vjeç dhe Xh. K., 20 vjeç, të tre banues në Peshkopi, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi A. M., 30 vjeç, për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit”. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. A., pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S. A., 20 vjeç, banues në Peshkopi.
Pas ngjarjes, shtetasi A. M. (tashmë i arrestuar), së bashku me shtetasit K. A., I. B. dhe Xh. K. (të shpallur në kërkim), kanë ndihmuar shtetasin A. A. që të largohej nga vendi i ngjarjes, duke e marrë në automjetin e tyre. Vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë, me qëllim kapjen e shtetasit A. A. dhe të 3 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Momenti i vrasjes Është zhvilluar sot në mesditë në Londër seanca e radhës e ekstradimit të tre britanikëve Th...
DURRËS- Dosja.al ka siguruar foton e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos në sallën e gjyqit, së bashku me ish-vart&eu...
Foto ilustruese DIBËR- Katër persona janë proceduar penalisht pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore të prera ileg...
Aleko Myrtollari KORÇË- Aleko Myrtollari ka dalë para gjykatës ditën e sotme për tu njohur me masën e siguris&eum...
Mariglen Topuzi POGRADEC- Mariglen Topuzi i riu që u arrestua ditën e djeshme nga policia në Pogradec për përndjek...
Nikoll Shërniku TIRANË- Nikoll Shërniku, personi i arrestuar për akuzën e "Sigurimit të kushteve për të kryer vrasj...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria, si shumë vende në zhvillim, ka akses të kufizuar dhe të shtrenjtë në internet. M...
SPAK TIRANË- Seanca gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit është shtyrë sërish ditën e sotme. Shkak...
Pamje nga furgoni DURRËS- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mbërritur paraditen e sotme në ambientet e Gjykatë...
Foto ilustruese TIRANË- Shkrirja e Bordit të Karburanteve nuk pasohet nga një ulje e çmimeve të hidrokarbureve. Në një...