LIVE UPDATES
Aktualitet

Pas rreth katër vjetësh, gjykata pushon akuzat për shpifje ndaj gazetares Juli Ristani

Investigimi i Ristanit nisi pasi prindërit e një nxënësi që garoi për një bursë studimi në shkollë ushtarake mjekësore në Greqi, kontaktuan gazetaren për t'i vënë në dispozicion dokumente që tregonin se si procesi i vlerësimit të konkurrentëve ishte manipuluar si dhe për t'u ankuar për atë që e shikonin si presion përmes telefonatave nga zonja Çoku.

20 Mars 2024, 19:35 Nga r.ll
Pas rreth katër vjetësh, gjykata pushon akuzat për shpifje ndaj
juli ristani

TIRANË- Për shkak të mungesës së pajustifikuar të paditëses, një proces gjyqësor për shpifje kundër gazetares Juli Ristani u mbyll me vendim pushimi nga gjyqtari Dritan Caka të mërkurën më 20 mars 2024, afërsisht katër vjet pas nisjes së procesit në vitin 2020.

Belioza Çoku, e cila në kohën kur ngriti padinë ishte Drejtoreshë Kabineti në Ministrinë e Mbrojtjes, pati kërkuar një dëmshpërblim prej 5 milionë lekësh plus kamatëvonesa dhe përgënjeshtrim, nga Ristani dhe dy media online që kishin publikuar shkrimin e saj.

Investigimi i Ristanit nisi pasi prindërit e një nxënësi që garoi për një bursë studimi në shkollë ushtarake mjekësore në Greqi, kontaktuan gazetaren për t'i vënë në dispozicion dokumente që tregonin se si procesi i vlerësimit të konkurrentëve ishte manipuluar si dhe për t'u ankuar për atë që e shikonin si presion përmes telefonatave nga zonja Çoku.

Në aktpadi, Çoku pretendoi se informacioni i publikuar ishte i pavërtetë dhe se telefonatat e saj me prindërit që ankoheshin ishin sqaruese dhe jo shantazhuese.

Prindërit u paraqitën në Gjykatën e Tiranës të mërkurën më 20 mars me synimin për të dëshmuar në seancë në gjyqin për shpifje ndaj Ristanit. Dëshmia e tyre nuk u regjistrua dot nga gjykata për shkak se seanca e caktuar nuk u zhvillua në mungesë të palës paditëse. Jashtë seance, prindërit i thanë BIRN se studimet e djalit kishin vajtur më së miri dhe se ai ishte aktualisht duke ndjekur studimet pasuniversitare, një tregues ky i zvarritjes së stërgjatë të procesit gjyqësor kundër Ristanit, një proces të cilin Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e pati gjykuar si të pabazë dhe “akt intimidues” ndaj gazetares.

Gazetarët përballen herë pas here me padi dukshëm të pabazuara për shpifje, të cilat, besohet se synojnë t'i frikësojnë apo t'i lodhin me ecejake nëpër dyert e gjykatave, pavarësisht se shanset për sukses gjyqësor janë të pakta. Të njohura si SLAPP, këto lloj padish synojnë të shtyjnë gazetarët drejt vetëcensurës në raportimin e çështjeve sensitive.

Parlamenti Evropian miratoi së fundmi një kuadër rregullash që synon të ndihmojë vendet anëtare apo kandidate që të mbrojnë gazetarët nga padi të tilla.

Ristani u shpreh e lumtur që ecejaket e saj katërvjeçare për në Gjykatën e Tiranës morën fund, duke e konsideruar detyrimin për t'u paraqitur në seanca si një bezdisje që shpenzon kohë dhe tërheq vëmendjen nga çështje të rëndësishme.

Çështja e saj u mbështet në gjykatë nga avokatët Dorian Matlija dhe Irena Dule, të cilët punuan pro bono./BIRN

juli ristani

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?