20 Mars 2024, 15:13
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme të zgjasë pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacion ushtarak ndërkombëtar të KFOR në Kosovë.
Gjithashtu është dyfishuar pagesa e ushtarakave nga 6 mijë lekë në 12 000 lekë në ditë.
VENDIMI I QEVERISË:
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.910, DATË 22.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONIN USHTARAK NDËRKOMBËTAR KFOR, KOSOVË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.910, datë 22.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR, Kosovë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në pikën 4, togfjalëshi “… 31 dhjetor 2024 …” zëvendësohet me “… 31 dhjetor 2027 …”;
b) Në shkronjën “a”, të pikës 5, togfjalëshi “… në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë …” zëvendësohet me “… në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) …”.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
forcat e armatosura kfor
Aktualitet
20 Mars 2024, 15:04
S.B
foto ilustruese
MALIQ- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Korçë-Maliq rreth orës 13:50. Mësohet...
Aktualitet
20 Mars 2024, 14:28
N.F
Pamje nga ekstradimi
RINAS- Një 68-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania në vendin tonë pasi ishte i shpallur në k&eum...
Aktualitet
20 Mars 2024, 14:12
N.F
Egzon Lusha
ANGLI- Një shqiptar është vënë në prnaga nga autoritet angleze pasi u kap brenda një shtëpie bari n&eum...
Aktualitet
20 Mars 2024, 14:04
M.B
Foto ilustruese
MORINA- Katër persona janë arrestuar në pika të ndryshme kufitare në vend. Bëhet me dije se në Morin&eum...
Aktualitet
20 Mars 2024, 13:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ndonëse me ritme më të ngadalta, emigracioni nuk ka ndalur as në vitin 2023. Të dhënat e Eurostat b&e...
Aktualitet
20 Mars 2024, 13:28
h.k
TIRANË-Zbardhen emrat e anëtarëve të dy komisioneve hetimore, të kërkuara nga ana e opozitës. Për komisionin TIMS krye...
Aktualitet
20 Mars 2024, 13:04
I.A
Lorena Di Galante
TIRANË- Nëndrejtoresha e Drejtorisë Investigative të Antimafias në Itali Lorena Di Galante ka treguar eksperienc...
Aktualitet
20 Mars 2024, 13:01
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Personat në foto janë të dyshuar për ekzekutimin e Gentjan Bejtjas në Larushkë të Fushë...
Aktualitet
20 Mars 2024, 12:57
h.k
TIRANË-Trafikoheshin nga SHBA, Policia e Tiranës sekuestron 1 kg kanabis me përqindje të THC
Finalizohet pas një pune të mir&eu...
Aktualitet
20 Mars 2024, 12:28
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar më 13 vite burg pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me nj&eu...