LIVE UPDATES
Aktualitet

Organizatat e medias dënojnë sulmin e Veliajt ndaj gazetares Ola Xama

Federata Europiane e Gazetarëve, EFJ, Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, ECPMF, dhe Safe Journalist Network i kërkuan Veliajt që të ndalë sulmet ndaj gazetarëve profesionistë dhe të respektojë punën e tyre.

16 Korrik 2023, 07:22 Nga I.A
Organizatat e medias dënojnë sulmin e Veliajt ndaj gazetares Ola Xama
Erion Veliaj

TIRANË- Organizatat ndërkombëtare të lirisë së medias dënuan të shtunën një fushatë sulmi të ndërmarrë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kundër gazetares Ola Xama, pasi kjo e fundit raportoi mbi hetimet e Prokurorisë së Posaçme për rolin e tij në procedurat e kontratës koncesionare për trajtimin e mbetjeve në Tiranë.

Federata Europiane e Gazetarëve, EFJ, Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, ECPMF, dhe Safe Journalist Network i kërkuan Veliajt që të ndalë sulmet ndaj gazetarëve profesionistë dhe të respektojë punën e tyre.

Shkrimi me titull “Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj, thotë SPAK” me autore gazetaren Ola Xama u publikua nga BIRN më 13 korrik dhe bazohej në të dhënat e siguruara nga dosja që Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë si pjesë e kërkesës për arrestim të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Veliaj nuk iu përgjigj fillimisht një kërkese për koment, por një ditë pas publikimit i shkroi Xamës në aplikacionin Whatsapp, duke pretenduar se kishte ngatërruar faktet dhe e quajti atë “militante”. Veliaj pretendoi se propozimi i tij për PPP në trajtimin e mbetjeve nuk ishte i njëjti me projektin që u miratua dhe që po hetohet aktualisht nga SPAK.

Në një seri mesazhesh, Veliaj i shkroi gjithashtu Xamës se ajo “nuk ishte gazetare, por një killer me pagesë”. Në të njëjtën kohë, një numër mediash u angazhuan në një fushatë denigruese kundër Xamës, duke përdorur të njëjtat shprehje si Z.Veliaj.

“Të quash një gazetar ‘killer me pagesë' është një akuzë e rëndë që mund të çojë në ngacmime në internet dhe madje edhe kërcënime fizike. Përdorimi i fjalëve të tilla rrezikon seriozisht Ola Xamën dhe dekurajon atë dhe gazetarët e tjerë që të kryejnë punën e tyre në interes të publikut,” deklaroi Ricardo Gutierrez, sekretar i Përgjithshëm i EFJ.

“I kam kërkuar disa herë në të shkuarën zotit Veliaj që të mos frikësojë dhe denigrojë gazetarët dhe qytetarët shqiptarë që guxojnë ta kërkojnë llogari. Këtë herë do t'i drejtohem në shqip. Ndoshta ai do të dëgjojë më shumë? Z. Veliaj, MJAFT MË,” shtoi Gutierrez.

Në një reagim në Twitter, edhe Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias ndau të njëjtin shqetësim me Federatën Europiane të Gazetarëve.

“@erionveliaj është i njohur në mesin e organizatave të medias për sulme të rregullta ndaj gazetarëve profesionistë dhe të pavarur dhe aktivistëve. Ne i bëjmë thirrje Veliajt që të ndalë sulmet ndaj gazetarëve, t'u ofrojë atyre akses në informacion dhe të respektojë punën e tyre,” shkroi ECPMF.

Safe Journalist Network e denoncoi gjithashtu “sulmin shqetësues verbal” të Veliajt ndaj gazetares Ola Xama dhe i bëri thirrje atij që të kërkonte falje.

“Ky reagim agresiv jo vetëm që rrezikon sigurinë personale të zonjës Xama, por gjithashtu përbën një precedent kërcënues për gazetarët e tjerë në Shqipëri, veçanërisht ata të përfshirë në gazetarinë investigative,” tha Blerjana Bino, hulumtuese e Safe Journalist Network në Shqipëri.

“Ajo përbën një përpjekje për të mbytur gazetarinë e pavarur dhe kritike dhe për t'iu shmangur llogaridhënies dhe kryeneçësisë publike,” shtoi ajo.

Marrë nga Reporter.al

ola xama erion veliaj

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!