LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja e Prokurorisë: Si u pagua Arben Ahmetaj nga biznesmenët e incineratorëve

Kredi të shumëfishta të paguara nga ‘bamirës të paidentifikuar' në dokumente bankare dhe bashkëpunime të vjetra biznesi me një kompani ndërtimi, janë përdorur nga biznesmenët e incineratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri për të paguar ryshfet te ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj

15 Korrik 2023, 16:25 Nga DOSJA
Dosja e Prokurorisë: Si u pagua Arben Ahmetaj nga biznesmenët e
Ahmetaj dhe avokati

TIRANE- Kredi të shumëfishta të paguara nga ‘bamirës të paidentifikuar' në dokumente bankare dhe bashkëpunime të vjetra biznesi me një kompani ndërtimi, janë përdorur nga biznesmenët e incineratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri për të paguar ryshfet te ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, bëhet e ditur nga dokumentet e prokurorisë të disponuara nga BIRN.

Dokumentet sugjerojnë se, ndryshe nga skemat e thjeshta që dyshohet se janë përdorur nga ish-ministri Lefter Koka për marrjen e ryshfetit nga Albtek Energy, ITS dhe kompania e incineratorit të Fierit, në rastin e Ahmetajt, skemat janë shumë më të komplikuara, duke përfshirë shumë invididë, kredi bankare dhe pagesa të dyshimta prej dhjetëramijëra eurosh në FI Bank, për të cilat nuk ka shënime se kush i ka kryer.

SPAK akuzon Ahmetajn për korrupsion pasiv në gjashtë raste dhe në skema pastrimi parash në më shumë se një rast. Të premten, në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi i Shqipërisë votoi për heqjen e imunitetit të tij, duke lejuar prokurorinë të kryejë arrestim dhe bastisje banese, por Ahmetaj është larguar nga Shqipëria.

Ai i hodhi poshtë akuzat përmes një postimi në Facebook.

“…Ish-bashkëshortja ime (që s'ka punuar kurrë në një institucion shtetëror) ka shitur metra katrorë, pronë e deklaruar në deklaratën time të pasurisë, në treg të lirë, si korrupsion???? Pronën e familjes të deklaruar me burime të verifikuara, si korrupsion?? Hetim kujt ia ka shitur pronën??”, ngriti pyetje Ahmetaj, duke iu përgjigjur akuzave me pretendimin se po përndiqet padrejtësisht. 

Hetimi i prokurorisë mbi Ahmetajn, i përmbledhur në një raport prej 320 faqesh që iu dorëzua Kuvendit të Shqipërisë dhe që më pas, i rrjedhur në media, tronditi skenën politike të vendit duke ekspozuar fragmente nga dy dekada, të cilat sugjerojnë korrupsion sistemik ku përfshihen një numër i lartë zyrtarësh dhe biznesmenësh.

Sipas dosjes hetimore, Ahmetaj ka përfituar së paku 491 mijë euro ryshfet dhe një vilë nga biznesmenët e incineratorëve dhe një vilë tjetër nga biznesmeni kontrovers Mond Bego.

Një nga skemat lidhet me një investim që Arben Ahmetaj besohet se ka kryer në kompaninë Sheron, një kompani ndërtimi në Tiranë. Pronari i kompanisë u ka deklaruar prokurorëve se marrëdhënien e ka pasur realisht me Ahmetajn, por në dokumente rezultonte ish-bashkëshortja e tij.

Historia nis në vitin 2005, kur sipas deklaratës në prokurori të pronarit të kompanisë, Flamur Shena, personi investitor është Arben Ahmetaj.

Kompania ka marrë leje ndërtimi për një pallat në Selitë nga Bashkia e Tiranës, në atë kohë, nën drejtimin e Edi Ramës. Prokuroria vëren se Ahmetaj dhe ish-bashkëshortja duket se kanë gënjyer në deklaratën e tyre vjetore të pasurisë duke deklaruar si burim investimi të ardhurat nga dividentët dhe shitja e aksioneve te kompania “Hermes”.

Sipas prokurorisë, shitja e “Hermes” i siguroi Ahmetajt 447 mijë euro dhe ish-bashkëshortes, 298 mijë euro, por kjo ka ndodhur vetëm në vitin 2008, ndërkohë që investimi në kompaninë Shenon daton nga viti 2006 deri në vitin 2009.

“Në lidhje me këtë investim, hetimet vazhdojnë për të identifikuar ligjshmërinë e burimit të të ardhurave [duke] pasur parasysh se nga shitja e aksioneve, të ardhurat kanë ardhur më datë 11.06.2008, ndërkohë që investimi ka filluar të paktën që në vitin 2006,” shkruan prokuroria.

Projekti i pallatit duket se ka qenë një investim me potencial të lartë fitimprurës, por duket se punimet nuk kanë ecur siç duhet dhe administratorja ka deklaruar para prokurorëve se ashensorët nuk janë vënë për shkak se nuk kishte shumë njerëz dhe se ajo nuk e dinte se çfarë bëhej që nga viti 2011.

Skema e transfertave

Prokurorët besojnë se apartamentet e përfituara nga ky investim janë përdorur si mjet për të transferuar shuma të majme parash nga administratorët e kompanive të inceneratorëve tek Ahmetaj.

Në dhjetor 2016, para noterit shfaqet një  shtetas me emrin Andi Boni, i cili firmos për të blerë dy apartamente me sipërfaqe totale 272 metra katrore për 280 mijë euro. Një kontratë e dytë, e ul shumën në 185 mijë euro. Blerësi bën dy pagesa cash dhe një me transfertë bankare për një total prej 170 mijë eurosh, një pjesë e siguruar nga një kredi.

Prokuroria thotë se blerësi duket se nuk i ka marrë në përdorim apartamentet e blera dhe se bashkëshortja e tij, e pyetur veçmas, nuk i kishte parë kurrë ato. Por ajo që zbulohet më vonë është që një kredi me vlerë 132 mijë euro, e marrë prej tij në NGB Bank, u shlye fillimisht nga derdhje të bëra nga katër shtetas të tjerë, dhe në fund, një vit më vonë, një shumë prej gati 107 mijë euro shlyhet nga shtetasi Helidon Begaj. Ky vetë, për të shlyer këtë kredi, duket se ka marrë një kredi tjetër.

Begaj, thotë prokuroria, është pronar i një kompanie me emrin “Albano” të blerë në vitin 2020. Përveç të qenit biznesmen, Begaj rezulton se ka punuar mes viteve 2015 dhe 2022 si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Rrogozhinës, ndërsa ka punuar më herët në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Kompania e tij ka lëshuar gjithashtu fatura me vlerë 73 milionë lekë [gati 700 mijë euro] për kompaninë e incineratorit të Tiranës, Integrated Energy B.V SPV në periudhën mars 2022- shkurt 2023.

Nuk ka një lidhje kronologjike mes pagesave, për shkak se shlyerja e kredisë së blerësit të parë është kryer në vitin 2019, por prokuroria ka gjetur lidhje të tjera të mëparshme. Sipas Prokurorisë, Begaj dhe Zoto kanë qenë në komunikim prej vitit 2015 në lidhje me një impiant pastrimi në lumin Shkumbin, i cili u shkatërrua pak kohë pas ndërtimit.

Prokuroria vëren: “Shuma prej 170 480 euro që shtetasi Andi Boni i ka paguar më datë 19.12.2016, 01.02.2017 dhe 15.02.2017, shtetasve Arben dhe Albina (shihni që derdhja është bërë në llogarinë e përbashkët të këtyre shtetasve) është produk i veprimtarisë kriminale të korrupsionit, të fshehur në formën e një vlerë të dhënë për shitje apartamenti… shitje që realisht është fiktive, derivuar nga shtetasi Klodian Zoto përmes shtetasit Helidon Begaj.”

Prokuroria vëren gjithashtu se apartamentet që supozohet se janë shitur, vijojnë në fakt të jenë të regjistruara në emër të kompanisë.

Sipas prokurorisë, provat e mbledhura krijojnë “dyshimin e arsyeshëm, i mbështetur në prova, se shitja është fiktive, [….] e kryer me qëllim për të qarkulluar dhe justifikuar shumat e parave që nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme.” Prokuroria shton më tej se dyshimi i saj është që këto para janë paguar “në formën e mitës, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.”

Prokuroria ka zbuluar një skemë tjetër përmes një huaje të dhënë nga nga Klodian Zoto për shtetasin Besmir Prifti, i cili ka qenë administratori i ndërmarrjes së Ujësjellësit në Elbasan.

Afro pesë muaj pas shitjes së apartamenteve te skema e parë, i njëjti apartament duket se del në shitje për një herë të dytë. Kësaj here, Prifti përdor huanë e marrë nga Zoto për të transferuar te Ahmetaj 150 mijë euro. Kontrata e shitjes u anulua me vullnetin e palëve dhe shuma e parave u kthye te blerësi. Por prokuroria vë në dukje faktin që Zoto ka zgjatur afatin e shlyerjes së huasë nga Prifti në 25 vjet, për të vërejtur natyrën e pazakontë të transaksionit.

Tre muaj më vonë, një biznesmen tjetër i jep një hua një shtetaseje me vlerë 140 mijë euro. Një punonjëse e kompanisë Frigo Food përdor kredinë për të blerë një apartament. Prokuroria nuk është e bindur se blerësja me të vërtetë e disponon apartamentin e blerë, pavarësisht se ka bërë pagesën, ndërsa deri në vitin 2023, huaja e marrë prej saj, nuk është shlyer.

Prokuroria beson se transaksioni është i rremë, bazuar kjo në faktin që blerësja nuk e ka përdorur pronën e blerë.

Për të tre apartamentet, prokuroria thotë se ka arsye të dyshojë se ato vijojnë të jenë nën pronësinë e Arben Ahmetajt, pavarësisht transaksioneve të ndryshme që i sollën të ardhura të konsiderueshme.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj hodhi poshtë pretendimet e prokurorisë në një postim më Facebook, ku në mes të tjerash, deklaron se “Klodian Zoto, që s'ka qenë kurrë miku im”. /BIRN

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet