LIVE UPDATES
Aktualitet

Operacioni i koduar “Piranjat” / Ekipi investigativ infiltrohet për 2 javë, kap arsenal armësh me ofertë 3300 euro

38-vjeçari ishte i njohur në qytet, pasi administronte një biznes “Piceri Hallall”, por jo vetëm. Ai njihej gjerësisht dhe kishte krijuar popullaritet në zonë për sa i përket fushës së trafikimit të armëve të zjarrit.

17 Tetor 2025, 21:24 Nga E. D
Operacioni i koduar “Piranjat” / Ekipi investigativ infiltrohet
foto nga emisioni

TIRANË- Pas disa ditësh investigime të thelluara, “Piranjat”, në bashkëpunim me Policinë e Fierit, kapën në mes të qytetit trafikantin e armëve, Milasin Ramaj. 38-vjeçari ishte i njohur në qytet, pasi administronte një biznes “Piceri Hallall”, por jo vetëm. Ai njihej gjerësisht dhe kishte krijuar popullaritet në zonë për sa i përket fushës së trafikimit të armëve të zjarrit.

“Piranjat”, sinjalet e para për aktivitetin e këtij zotërie i morën nga një denoncues anonim, banues në Fier. Shqetësimi i tij ishte real, edhe për shkak të rritjes së fenomenit të shitblerjes së armëve në qytet. Pas informacioneve paraprake, grupi i emisionit investigativ lidhi kontakte me individë që mund t’i afronin te trafikanti, me pretekstin e blerjes së një arme zjarri — pistoletë e tipit “Walther”, prodhim gjerman, vintage.

Gjithashtu, në kontakt u vu edhe Policia e Fierit për të dhënat që gazetarët dispononin dhe për infiltrimin që do të përdornin për të arritur deri te shkëmbimi armë–para.

Takimi u bë pranë Bashkisë së qytetit. Zotëria ofronte pistoletën me çmim 3.500 euro dhe një kuti me 50 fishekë me çmim 125 euro. Të infiltruarit e “Piranjave”, gjatë diskutimeve me trafikantin, ranë dakord që gjithçka të blihej për 3.300 euro, ndërkohë që trafikanti premtoi se mund të gjente edhe kallashnikovë — prodhim kinez, poliçani ose rus — por sipas tij kjo gjë kërkonte pak ditë kohë.

Pasi u ra dakord për pistoletën dhe kutinë e fishekëve me vlerë totale 3.300 euro, trafikanti niset për të marrë “plaçkën” dhe kthehet brenda 10 minutave. Kishte rënë errësira. Bashkë me të infiltruarit e “Piranjave”, ata bëjnë xhiro nëpër qytet me makinën e trafikantit, ndërkohë që shohin edhe armën në fjalë.

Plani ishte bërë. Arma do të blihej, por paratë ndodheshin te makina, pak metra larg. Në këto momente, grupi i xhirimit të “Piranjave”, së bashku me agjentë të Policisë së Fierit, me në krye shefin e Komisariatit, ndërmarrin aksionin për ndalimin dhe arrestimin e të dyshuarit Milasin Ramaj.

Pas arrestimit, për gazetarin Freardin Rista, 38-vjeçari mohoi ta kryente këtë aktivitet të paligjshëm, por informacionet e grupit investigativ — që u ishin dhënë edhe Policisë — tregonin se zotëria kishte një bazë shumë pranë vendit të arrestimit, ku mbante armë të tjera gati për shitje.

Ramaj u shoqërua në ambientet e Komisariatit për t’u marrë në pyetje lidhur me gjithçka kishin arritur të dokumentonin gazetarët. Aty, ai tregoi për bazën që kishte në lagjen “Kastriot”. Policia gjeti brenda një apartamenti të pabanuar një arsenal armësh — 13 copë, pistoleta dhe kallashnikovë, armë të modifikuara për shënjestër optike dhe silenciator, krëhëra dhe municion luftarak, si dhe para. Milasin Ramaj akuzohet për disa vepra penale./Piranjat.al

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj