LIVE UPDATES
Aktualitet

"Drejtësia shqiptare në krizë besimi"/ Klodian Rado: Reforma s’duhet ndalur, por korrigjuar

Rado, që ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Pogradecit dhe si ekspert i lartë në reformën në drejtësi, ndalet fillimisht te vrasja e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, duke e cilësuar atë si “një kambanë alarmi për gjithë shtetin ligjor”.

17 Tetor 2025, 20:17 Nga E. D
"Drejtësia shqiptare në krizë besimi"/ Klodian Rado:
Flamur Vezaj, Klodian Rado

TIRANË- Ish-gjyqtari shqiptar Klodian Rado, sot jurist dhe profesor në Kanada, ka rrëfyer për “MA SHQIP me Flamur Vezaj” një panoramë të plotë dhe të ndershme mbi gjendjen e sistemit të drejtësisë shqiptare, arsyet që e detyruan të largohej nga vendi dhe sfidat që e presin Shqipërinë në rrugën drejt një drejtësie të pavarur e funksionale.

Rado, që ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Pogradecit dhe si ekspert i lartë në reformën në drejtësi, ndalet fillimisht te vrasja e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, duke e cilësuar atë si “një kambanë alarmi për gjithë shtetin ligjor”. Sipas tij, Kalaja nuk u vra për një vendim personal, por si pasojë e dështimit të sistemit që ka humbur besimin e qytetarëve. “Është e papranueshme që një shoqëri të justifikojë vrasjen e një gjyqtari dhe të mbajë anën e autorit në rrjete sociale. Duhej të kishim marshuar të gjithë kundër kësaj,”-thekson ai.

Në lidhje me sigurinë në gjykata, Rado tregon se mungesa e kontrolleve, e kushteve dhe e investimeve teknologjike i ka kthyer institucionet e drejtësisë në ambiente të pasigurta, ndërsa harta e re gjyqësore sipas tij ka krijuar “mbingarkesë të madhe që e bën të pamundur një vendimmarrje të qetë dhe të drejtë”.

Duke folur për vetingun, Rado shprehet se procesi ishte i domosdoshëm, por jo i përsosur. “Duhej bërë, pavarësisht selektivitetit dhe problemeve që kanë dalë. Edhe Gjykata e Strasburgut ka kthyer disa dosje, por reforma nuk duhet lënë në mes,”-deklaron ai. Rado shton se KLGJ dhe KLP duhet të përshpejtojnë proceset e vlerësimit dhe të shtojnë numrin e gjyqtarëve, përndryshe sistemi do mbetet i bllokuar.

Ai kritikon edhe Shkollën e Magjistraturës, që sipas tij ka ulur standardet për shkak të numrit të madh të studentëve: “Kemi nevojë për cilësi, jo vetëm për sasi. Sot kemi më pak gjyqtarë, por edhe më pak përgatitje.”

Sa i përket SPAK, Rado e vlerëson si të nevojshëm, por kërkon kujdes në veprimet ligjore: “Nëse përgjon gjyqtarë pa vendim gjykate, është shkelje e rëndë kushtetuese. SPAK duhet të forcohet, por edhe të përmirësohet.”

Në intervistë, Rado tregon edhe arsyen e largimit nga sistemi: “Në Shqipëri ose korruptohesh, ose ikën, ose përpiqesh të mbijetosh. Unë zgjodha të largohem me dinjitet.” Sot, ai drejton në Toronto Rado Canada Visa dhe Rado Group Albania, ku ofron ndihmë ligjore dhe këshillim falas për shqiptarët që duan të emigrojnë ligjërisht në Kanada.

Në fund, Rado shprehet se politika shqiptare ka nevojë për reformim të thellë: “Janë të njëjtët njerëz prej 35 vitesh. Shqipëria ka nevojë për frymë të re, por kodi zgjedhor e pengon ndryshimin. Këtë duhet ta kërkojë shoqëria.”

klodian rado

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj