Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas policisë personat e arrestuar në bashkëpunim me të tjerë, të organizuar si grup shisnin doza të lëndës narkotike Kokainë, në qytetin e Divjakës.
DIVJAKË - Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia në Divjakë. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 3 persona dhe janë shoqëruar 10 të tjerë.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Arnold Prifti 30 vjeç dhe Maringlen Prifti 32 vjeç, vëllezër si dhe Olsi Lala. Sipas policisë personat e arrestuar në bashkëpunim me të tjerë, të organizuar si grup shisnin doza të lëndës narkotike Kokainë, në qytetin e Divjakës.
Ndërkohë po në kuadër të këtij operacioni janë gjetur dhe sekuestruar dhjetëra doza Kokaine, 3 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak, 2 peshore elektronike dhe shuma parash në euro dhe lekë të përfituara nga shitja e dozave.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Zona”, si rezultat i një hetimi gjashtëmujor, për goditjen e një grupi kriminal të implikuar në shitjen e dozave të Kokainës, në Divjakë.
Identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, 2 vëllezër bashkorganizatorë të grupit dhe 1 pjesëtar i grupit.
Shoqërohen mbi dyshime për pjesëmarrje në këtë grup, 10 shtetas të tjerë.
Sekuestrohen dhjetëra doza Kokaine, 3 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak, 2 peshore elektronike dhe shuma parash në euro dhe lekë të përfituara nga shitja e dozave.
Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, për rreth 6 muaj, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë së një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, që vepronte në Divjakë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, finalizuan operacionin “Zona”.
Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestuan shtetasit A. P., 30 vjeç dhe M. P., 32 vjeç, vëllezër;
-u ekzekutua urdhri i Prokurorit, për ndalimin e shtetasit O. L., 31 vjeç;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Rr dhe S. B.;
-më parë, gjatë periudhës hetimore, është vënë në pranga shtetasi E. T..
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me të tjerë, të organizuar si grup me organizatorë shtetasit A. P. dhe M. P., shitnin doza të lëndës narkotike Kokainë, në Divjakë.
Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për të individualizuar përgjegjësinë penale të 10 shtetasve të shoqëruar, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë pjesëtarët e grupit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Statujat DURRËS - Një statujë e ngritur kohë më parë në shëtitoren Taulantia të Durrësit, është...
Muzeu i Arsimit në Korçë SHQIPËRI- 7 marsin e këtij viti shënohen 138 vite nga hapja e Mësonjëtores së ...
Donald Trump TIRANË - Megjithëse me distancë të largët Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner tregtar i r&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Në dekadën e fundit shkolla të tëra janë mbyllur, teksa klasat vit pas viti po boshatisen nga nxën&eu...
Foto ilustruese TIRANË - Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje p&eu...
Moti TIRANË - Territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dh...
foto ilustruese TIRANË- Qeveria ka kërkuar mbylljen e aksesit të aplikacionit TikTok në Shqipëri për 12 muaj. Ministrja e Ars...
manjola thanasko TIRANË- Menjëherë pas transmetimit në Fiks Fare të problemit të emigrantit shqiptar në Greqi, Arben Lat...
foto ilustruese KAMËZ- Emisioni “Stop” ndodhet në Kamzë në shkollën “100-vjetori”, pasi Klodiana Hoxh...
foto ilustruese TIRANË- Admirim Sada tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka një muaj që ka ardhur në Shqip&e...